• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

by Mero Baze
19/09/2021 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kjo që po I ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej realisht duke u transformuar ngadalë por me siguri drejt një partie me rregulla demokratike, me objektiva për ekonominë e tregut dhe orientimin perëndimor, mbeti një zonë e errët brenda saj që ende nuk është tërësisht e korrigjuar. Kjo zonë e errët ka të bëj me “armiqtë e Enver Hoxhës. Armiqtë e Enver Hoxhës ishin të gjithë komunistë. Disa komunistë liberal, disa si gjithë komunistët e tjerë dhe ndonjëri komunist edhe më fanatik si Enver Hoxha. Armiq u bën për luftë për pushtet me Enver Hoxhën.

Edhe sot në vitin 2021 shumë ish-komunist të vjetër, që mund të jenë burra të ndershëm në punën e tyre, kur gjykojnë historinë e komunizmit personazhet historikë të komunizmit I shikojnë në raport me Enver Hoxhën. Fjala vjen Sejfulla Malshovën nuk kanë qejf t’ua mburrësh , edhe pse ishte komunist dhe vdiq I tillë, Koco Tashkon janë gati ta quajnë agjent sovjetik, Kico Ngjelën economist tradhtar, e deri tek Mehmet Shehu që ishte një karakter I gjendur I komunistit sektar ta quajnë tradhtar pse e vetëvranë. Raporti i tyre me historinë është raporti që kanë pasur personazhet me Enver Hoxhën.

Kjo gjë po ndodh në PD prej tredhjet vitesh. Prej të përjashtuarit të parë Neritan Ceka e deri tek I përjashtuari i fundit Sali Berisha të gjithë personazhet nuk gjykohen a kanë qenë demokrat a jo, po a kanë qenë tradhtar apo besnik të Sali Berishës.

Çdo kritik apo kundërshtar I Sali Berishës që nga viti 1991 është etiketuar tradhtar dhe bashkëpunëtorë I armikut (nënkupto socialistët) dhe ndaj tyre janë ndërmarrë fushata linçuese me këtë motiv.

Çdo personazh I PD nuk gjykohet s ai ka dhënë PD derisa ka qenë në PD, por pse ka ikur duke kritikuar Berishën. Dhe ka një frymë urrejtje të ngrirë ndaj tyre, duke I gjykuar njësoj si në orën kur ata “kanë tradhtuar Berishën”.

Akoma më e bukur është përpjekja e Berishës për të rehabilituar disa kritik të Lulzim Bashës të tetë viteve të fundit që i duhen në fushatën për të mundur Lulzim Bashën. Në disa dalje publike Sali Berisha përmend pozitivisht Patozin, Boden, Topallin, Bregun etj., si njerëz që Basha i ka larguar pa të drejt nga PD për interesa të vetat. Berisha e ka mbështet jo vetëm vendimin e Bashës por dhe fushatën linçuese ndaj tyre, e cila është inerci e berishizmit. Eshtë vonë pasi berishizmi ka bërë punën e vet, dhe në këtë rast nuk e ndal dot as Berisha. Berishizmi është më viskoz se Berisha. Ai lëviz më ngadalë dhe I merr komandat më vonë. Këtu nuk bën punë as reflektimi I ri I Jozefinës pro Berishës, pasi vazhdojnë e shajnë si agjente të Edi Ramës.

Socialistët kanë marrë pushtetin disa herë pas vitit 90, duke u distancuar nga Enver Hoxha, kane bere gara te verteta demokratike si ajo mes Fatos Nanos e Pandeli Majkos, por e kanë shmangur temën e debatit mbi armiqtë e Enver Hoxhës në të majtën shqiptare. Edhe pse Edi Rama herë pas here ua prish gjakun duke nderuar Mithat Frashërin apo Eqerem Bej Vlorën, ata revoltohen por rrinë aty.

Tani që PD në fund përjashtoi Sali Berishën, kjo valë urrejtje ka kaluar mbi Lulzim Bashën. Berishizmi e ka dënuar atë si tradhtar dhe jo të përjashtuarin Berisha. Ky gjest I Lulzim Bashës mund ta shpëtoj PD nga Sali Berisha, por jo nga berishizmi, por Berishizmi edhe mund ta mbys atë. Por për vite të tëra nëse ajo mbijeton, kriter në atë parti do të jetë raporti që personazhet kanë pasur me Sali Berishën dhe jo me kontributin e tyre aty. Berishizmi është enverizmi I pluralizmit shqiptar dhe do të bashkëjetoj me PD si ndryshku I saj. Derisa ta zhbëj.

Next Post
Eni Çobani e pyet si e do nusen, Gëzimi: Dua të jetë si ty, gocë e…

Eni Çobani e pyet si e do nusen, Gëzimi: Dua të jetë si ty, gocë e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

January 18, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

January 18, 2026
Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

January 18, 2026
Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

January 18, 2026
“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

January 18, 2026
“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In