• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berishës, Meta i duhet vetëm si shërbëtor?

by Mero Baze
09/08/2019 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Më në fund kemi një ndarje të qartë brenda opozitës rreth 13 tetorit. Gjëja më e qartë është se Sali Berisha me Lulzim Bashën, nuk duan ta marrin seriozisht Ilir Metën në dekretimin e zgjedhjeve të 13 tetorit, çka do të thotë, se nuk e kanë marrë seriozisht, as çdekretimin e 30 Qershorit. Thjesht kanë pasur planin e tyre për bojkot, të cilin as Ilir Meta nuk e ndali dot.

Por ajo që bie në sy në qëndrimin e ri të Berishës dhe Bashës ndaj ilir Metës, është se ata e trajtojnë atë, jo si partner opozitar, por si shërbëtor të opozitës.

Në gjithë fjalorin e tyre politik Ilir Meta lavdërohet që bën punë të dobishme, si fjala vjen kthimi i ligjeve në Kuvend, mos firmosja e asnjë ligji apo vendimi të qeverisë, përshëndesin sulmet e tij verbale ndaj Ramës, madje janë gati ta lavdërojnë dhe për paralajmërimin e tërmetit apokaliptik prej tij. Por nuk lejojnë që ai t’u përzihet në drejtimin e opozitës.

Protagonizmi i theksuar i Metës dhe përpjekja e tij insituticionale për ta rikthyer opozitën brenda sistemit, ka marrë një refuzim të qartë.

Dhe arsyeja është jo se Berisha e Basha, duan të rrijnë jashtë sistemit, por se duan të kthehen vetë aty, jo përmes Ilir Metës. 

Ata pikë së pari nuk duan që atributet e liderit të opozitës dhe pse jo shpëtimtarit të saj, ti marrë Ilir Meta. Kjo do t’i komplikonte shumë gjërat më pas, sidomos kur ai të shkarkohet nga President.

Ndaj ata tani për tani kanë vendosur ta “respektojnë” Ilir Metën si shërbëtor të opozitës, si njeri që u bën atyre ca punë që u duhen, meqë është President, por kurrsesi si një lider që u duhet.

Qëndrimi i sotëm i Lulzim Bashës i vuri pikat mbi “i” ambicieve të Metës për t’u bërë shpëtimtar dhe pastaj timonier i opozitës. Ai ishte më shumë i shqetësar pse gazeta “TemA” i kishte sulmuar vjehrrin, që nëse hetohet nga SPAK për atë që ka bërë në Vlorë me pallatin, shkon në burg, se sa për idetë e Ilir Metës për zgjedhje më 13 tetor apo për rolin e tij si opozitar.

Dhe në fund të fundit, nuk kanë faj, pasi vendimin për djegie mandatesh dhe dalje nga zgjedhjet, nuk e kanë marrë me Ilir Metën, por ja kanë imponuar atij dhe gruas së tij. Thjesht “i kanë rrahur që kulish”, siç thotë një fjalë e urtë popullore. Tani është vonë që pas këtij nënshtrimi dhe heqje zvarrë që u kanë bërë, duke djegur dhe mandatet e LSI dhe duke nxjerrë dhe LSI nga sistemi, të pranojnë që gabuan dhe t’ia lënë radhën Ilir Metës. Janë gati të rrinë gjithë jetën jashtë, por të jenë në krye, se sa të rikthehen si të djegur si udhëheqës, prej Ilir Metës. Atë, maksimumi, mund ta respektojnë si shërbëtor, por jo si udhëhqës të tyre.(Tema)

Next Post
Trafik në Durrës, radhë kilometrike e automjeteve (foto)

Trafik në Durrës, radhë kilometrike e automjeteve (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

February 15, 2026
Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

February 15, 2026
Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

February 15, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

February 15, 2026
“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

February 15, 2026
Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In