• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berishës i duhen më shumë aleatët se “demokratët”?

by Mero Baze
03/03/2025 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka ofruar 7 mandate deputetësh në listë të mbyllur për ata që i quan aleatë të Partisë Demokratike, të cilët të gjithë së bashku, edhe nëse votohen, nuk e nxjerrin dot një deputet. Përtej shtatë mandateve, ai ka rezervuar po kaq dhe më shumë vende në listat e hapura, e cila vlen për t’u dukur koalicion dhe më i fortë, ngaqë askush prej tyre nuk hyn dot deputet.

Po përse Berisha është kaq bujar me aleatët dhe kaq dorështrënguar me “demokratët”?

Për ta kuptuar këtë gjë, ju mjafton shembulli i Fatmir Mediut. Për gati 25 vite në PD, ai mund të quhet fare mirë nënkryetar i Partisë Demokratike. Prej vitit 2001, ai është deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga Sali Berisha dhe është gjithmonë i sigurt në listë në çdo palë zgjedhje. Nuk ka as vota, as ndonjë karizëm popullore, dhe i vetmi tipar si politikan është se, si mediokër klasik, flet pa ndërprerje dhe pa kuptim, sa orë të duash, duke ta kursyer nevojën të mbash mend se për çfarë foli dhe çfarë tha.

Prej vitit 1998 që ai ka marrë drejtimin e Partisë Republikane, ai është konsideruar gjithnjë si numri 2 në PD, ndërkohë që askush nuk i mban mend nënkryetarët e PD-së që janë ndërruar prej atëherë.

Arsyeja është se Berisha ka gjithnjë nevojë për njerëz informalë rreth vetes dhe jo për njerëz që formalisht kanë poste dhe pushtet në PD.

Për këtë arsye ai është gati të mbajë 5 a 7 tipa si Fatmir Mediu për të mos pasur nënkryetarë realë të Partisë Demokratike apo njerëz që mund të marrin pushtet brenda PD-së.

Shikoni sjelljen e tij ndaj Ilir Metës. Duke qenë se Meta ka qenë kryeministër, president dhe kryetar parlamenti i së majtës, ai nuk e lëshon kurrë si aleat edhe tani që e di që nuk ka asnjë votë. Nuk i duhet për vota, por i duhet për të formuar partinë joformale të opozitës me njerëz jashtë PD-së. Duke qenë se me Metën tani e bashkon dhe beteja me drejtësinë e re dhe përpjekja për t’u bërë sovranist kundër SHBA, i ka dhënë atij katër vende të sigurta në listat e mbyllura.

Po t’i hedhësh një sy listës së aleatëve të tij, e kupton se ata janë të gjithë njerëz që nuk kanë çfarë humbasin nga çdo pazar i Berishës, pasi nuk kanë më vota. Vangjel Dule, për shembull, i cili u largua nga koalicioni qeverisës me PS-në pse aty u afrua Shpëtim Idrizi më 2015, tani rri urtë dhe mirëpret Shpëtim Idrizin. Në fakt, nuk ka fare problem me Idrizin, por me mungesën e votave dhe nevojën që të jetë deputet me votat e Berishës. E vetmja gjë që i premton Berishës janë raportet me Greqinë dhe Fredi Beleri.

Pranë gjithë atyre që Berisha i quan koalicion opozitar, nuk ka asnjë që i çon një mandat të plotë Berishës. Përkundrazi, Berisha i ka blerë ata si fasadë me mandatet e deputetëve të demokratëve, të cilët po i lë jashtë liste.

Dhe arsyeja është e qartë: ata i duhen Berishës jo vetëm që të mos duket vetëm, por mbi të gjitha i duhen si një aparat për të shmangur vendimmarrjen e opozitës nga bashkëpunëtorët e tij në PD dhe për ta pasur tërësisht atë në dorë, duke bërë sikur konsultohet me “aleatët”. Në fakt, ata janë aty thjesht nga bezdia që Berisha ka për “demokratët”.

Next Post
Publikohen 37 emrat e kandidatëve që garojnë në Primaret e PD, në Qarkun Durrës (LISTA)

Primaret e PD-së/ Beqiri: Lojë e Saliut për t'u dukur si demokrat! Elezi: Nuk ishin serioze, njerëzit nuk dinin listat

Comments 3

  1. Ani says:
    10 months ago

    Sinqerisht më bën çudi sjellja Juaj. Një të keqe të madhe duhet të të ketë bërë Berisha. Ju për shumë vite ishit paradhomën e tij. Çfarë ndodhi ?

    Reply
  2. L.Xh says:
    10 months ago

    Këta spurdhjakët aleatë të Brrishës, janë vetëm për atë shprehjen “kalova lumin, të dhjefsha kalin”.
    Për asgjë tjetër.
    As për mënd, as për trimëri, as për vota, as për burrë muti, as për shkërdhatëri, se për të gjitha këto, është vetë Sali abrrisha, që del e tepron.

    Reply
  3. Roku Butiglione shoku Nard Ndoqes says:
    10 months ago

    Flet kështu Saliu, se e di mirë, që Ramë Berisha NUK ËSHTË BABAI I TIJË BIOLOGJIK, mbasi BABAI I VËRTETË është KARAXHIQI.
    Për ilustrim, shikoni foton e Karaxhiqit dhe foton e Saliut, dhe do të shikoni një përputhje që vetëm vellezerit binjakë e kanë.
    Burrë edepsëz.
    Burrë i keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

December 28, 2025
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

December 28, 2025
“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

December 28, 2025
Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

December 28, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 28, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com