• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha po i njollos numëruesit e vet?

by Mero Baze
09/06/2025 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Partia Demokratike po kërkon që KQZ të verifikojë nëse kanë shitur numëruesit e PD votat gjatë numërimit apo jo.

Për shkak të vetos që ligji i jep dy anëtarëve të KAS nga PD, ata kanë të drejtë të kërkojnë rinumërimin e çdo qarku. Deri tani ka shkuar mbi 40 për qind e numrit total të votave që do të shkojnë në rinumërim. Por rinumërimi do të bëhet nga administrata e përzgjedhur nga KQZ.

Pra, po shkojmë gati drejt rinumërimit të gjysmës së votave të 11 majit, nga një administratë teknike, për të verifikuar nëse Sali Berishën e kanë tradhtuar të vetët apo jo.

Dhe këtu Myslim Murrizi ka të drejtë kur u ankohet të vetëve për rinumërimin e votave nga administrata e KQZ. OSBE/ODIHR ka 10 vjet që kërkon që administrata e zgjedhjeve të jetë e depolitizuar dhe votat të numërohen nga administrata e KQZ-së, por Berisha e ka kundërshtuar rreptësisht këtë kërkesë. Tani pikërisht me njerëzit e Celibashit do verifikojë a ka tradhtarë mes radhëve të tij apo jo.

Në të vërtetë, Berishës nuk i interesojnë as votat e vjedhura mes demokratëve, dhe as rezultati në tërësi, se është i qartë që nuk ndryshon. Atij i duhet të shtyjë sa më shumë këtë periudhë të shpalljes së rezultatit që të relativizojë humbjen dhe t’u thotë të gjithëve: “po i rinumërojmë se ka manipulime”. Është e vetmja mënyrë për të shtyrë datat derisa të mbyllet sesioni politik në parlament dhe të ketë mundësi të mbrohet si “humbës madhështor”.

Pastaj fillojnë pushimet dhe deri në shtator qetësohen gjakrat, pasi edhe ata që kanë fituar e mbledhin mendjen, dhe ata që kanë humbur shikojnë punët e tyre.

Pra, nuk bëhet fjalë as për ndonjë shpresë të Berishës për ndryshim rezultati, as për ndonjë ndryshim renditjeje, por thjesht për ndryshim humori të demokratëve derisa të fillojnë pushimet.

Me këtë rast, duke e stërzgjatur rinumërimin, ai ka mundësi edhe të flasë për “zgjedhje problematike”. Dhe për këtë është i pamëshirshëm. Ai është gati edhe t’i njollosë numëruesit e vet demokratë vetëm për të fituar një muaj kohë që të ketë mundësi të flasë për manipulime. Dhe madje është gati t’u besojë më shumë njerëzve të KQZ-së për këtë çështje, pasi e di që rezultati nuk ndryshon, por ndryshojnë emocionet për humbjen.

Kur gjithçka të dalë në rregull, e vetmja fitore e tij do të jetë që i gënjeu edhe një muaj më shumë demokratët. Për hallin dhe moshën që ka Berisha, edhe një muaj kohë nuk është pak. Por për ata që shpresojnë se me të e kanë të afërt fitoren, është një tallje e madhe.

Next Post
Detaje të reja nga atentati ndaj ish-policit shqiptar, hetuesit italianë dyshojnë se iu bë pritë: Mund të ketë qenë vrasës me pagesë

Detaje të reja nga atentati ndaj ish-policit shqiptar, hetuesit italianë dyshojnë se iu bë pritë: Mund të ketë qenë vrasës me pagesë

Comments 2

  1. Builder. says:
    1 year ago

    Është ”fisheku i fundit” që ka Saliu në dispozicion deri në Shtator.
    PS me Edi Ramën, e kuptuan “lojën” e “saliut dhe salillarëve”, dhe prandaj “bëjnë sikur nuk kuptojnë” duke u hapur krahun kerkesave të tyre (salushëve), të cilët me sa duket e me sa kuptohet lehtë, nga rinumërimi që do tu bëhet, do të dalin jo “pula të lagura”…… poooor……..”pula të rrjepura” lakuriq fare, cullak siç i thonë disa, apo “le none” siç i thonë krutanët.
    Të tjerat, janë pika mbi i si gjithmonë për PS-në.

    Reply
  2. Builder. says:
    1 year ago

    Është ”fisheku i fundit” që ka Saliu në dispozicion deri në Shtator.
    PS me Edi Ramën, e kuptuan “lojën” e “saliut dhe salillarëve”, dhe prandaj “bëjnë sikur nuk kuptojnë” duke u hapur krahun kerkesave të tyre (salushëve), të cilët me sa duket e me sa kuptohet lehtë, nga rinumërimi që do tu bëhet, do të dalin jo “pula të lagura”…… poooor……..”pula të rrjepura” lakuriq fare, cullak siç i thonë disa, apo “le none” siç i thonë krutanët.
    Të tjerat, janë pika mbi i, si gjithmonë për PS-në.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In