• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

by Mero Baze
03/03/2026 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Caktimi i datës dhe vendit të ri të protestës, në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, është shenja e parë e fortë që tregon se “revolucioni” i premtuar tani u rikthye prapë në shtratin e vet të 500 vetëve agresivë. Përpjekja e Sali Berishës për të provokuar protesta masive përmes të ashtuquajturave protesta kombëtare dështoi si asnjëherë më parë. Në çdo orvatje të Berishës për protesta kombëtare ka pasur së paku një protestë të madhe që ka shkuar deri tek 8 deri 10 mijë vetë.

Katër protestat e Berishës nuk i kaluan 4 mijë vetët dhe protesta e fundit, ngaqë ishte tërësisht e dështuar, u shndërrua në marshim të dhunshëm nëpër kryeqytet, duke përfunduar tek vila e Enver Hoxhës.

Dhe ajo që pritej të ishte mbyllja më triumfaliste për ta u kthye në mbylljen më disfatistë të revolucionit, pasi vetë Berisha u kompleksua nga sulmi mbi vilën e Enver Hoxhës dhe ka 48 orë që justifikohet se sulmuan ngaqë na gënjyen se ishte Edi Rama.

Nëse do të kishim një prokurori që nuk është e tredhur nga Berisha, pohimi se sulmi ishte dirigjuar nga vetë Berisha “pasi nuk e dinte se aty kishte të huaj” është provë fakti që ai ka marrë përsipër një sulm të dhunshëm mbi një institucion kulturor duke rrezikuar jetën e artistëve.

Fakti që aty ka të huaj nuk e shton veprën penale dhe as e lehtëson. Berisha ka kriminalizuar veten duke thënë se nuk ka pasur qëllim të huajt, por ka pasur qëllim godinën.

Por përveç anës penale, kjo zbythje e tij i ka hequr revolucionit gjithë triumfalizmin që në fakt dukej shumë e menduar dhe e planifikuar, edhe pse shumë banale.

Tani dhe ushtarët më radikalë të revolucionit, kur dëgjojnë Berishën që thotë se sulmi mbi godinën ku ka banuar Enver Hoxha ishte gabim, ndjehen të dështuar, pasi udhëheqësi i tyre është duke vajtuar ndërkohë për fishekzjarrët dhe molotovët e tyre.

Po t’i shtosh kësaj dhe neverinë që ngjall në Tiranë një bandë primitive që turret rrugëve duke djegur biznese dhe muzeume, është e sigurt se revolucioni ka mbetur i izoluar vetëm në oborrin e SHQUP-it.

Është kjo arsyeja që tani protesta nuk është më me datë, por është e lidhur me ngjarje dhe në rastin konkret me seancën ku do diskutohet imuniteti i Ballukut. Pra, duke qenë i paaftë të mbajë në këmbë revolucionin që nisi, duke qenë i dështuar në shifra dhe i neveritur nga kryeqyteti, ai po shpreson të mbledhë njerëz para parlamentit që edhe nëse bëhen 200 vetë, mbushet oborri.

Kaq fuqi i ka mbetur. Marshimi i çoroditur rrugëve të Tiranës duke djegur biznese dhe godina tani kanë lënë në oborr të SHQUP-it vetëm grupin e molotovëve. Ata nuk kanë ku shkojnë se tani janë dhe të skeduar nga policia. Revolucioni që u nis të përmbyste qeverinë tani ka përfunduar me shifrat e njerëzve që ndjekin folkloret e Berishës. Ndryshimi i vetëm është se këtu s’ka të çmendur, po vetëm budallenj.

Next Post
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In