• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha nuk merr dot Veriun e PD?

by Mero Baze
03/10/2022 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Prej fillimit të “Foltores” një vit më parë, Berisha rezistencën kryesore e ka pasur në Veri të vendit, aty ku dhe PD është më e fortq. Ai thuajse nuk mori dot asnjë deputet në Kukës, Shkodër, Dibër dhe Lezhë, dhe pati problemë deri dhe me organizime tubimesh në Veri.

Sot shumica e kryetarëve të degëve të PD janë sërish kundër tij dhe të angazhuar, duke pasur dhe mbështetje në bazë. Strukturat paralele që Berisha ka krijuar në emër të “Foltores” janë më të dobëta se ato të PD-së zyrtare.

Ky zhvillim nuk lidhet me krahinizmin apo qejfmbetjet e veriorëve ndaj Berishës. E kundërta mund të funksiononte. Ky zhvillim tregon realisht se Berisha nuk ka kontrollin mbi PD zyrtare, e cila praktikisht në Veri ka një shumicë dërmuese votash dhe konsiderohet faktor elektoral.

Ajo që ai shpall si sukses në Jug të Shqipërisë është një gënjeshtër, pasi në Jug, PD thuajse nuk ekziston më. Disa individë të mbetur dhe të papërfillur më parë, shikojnë tek Berisha rastin për të dalë në televizor, për të “zbuluar” që nëna e Xhorxh Uashingtonit ishte Maria nga Peja apo që të identifikohen si persona që i ka lënë pas dore Lulzim Basha.

Por dhe në Jug ato struktura të mbetura të PD janë qartazi kundër Berishës, por thjesht janë pakica të pakicës dhe nuk bien në sy.

Po ti shtosh kësaj krizën e dukshme të ”Foltores”, edhe për persona fizik që të votojnë, duke i hapur kutitë për njerëzit e rrugës apo talljen me gjithë arsyet për të cilat sulmoi Lulzim Bashën për demokracinë brenda PD, sot “Foltorja” e Berishës, ngjan thjesht si një skuadër pengmarrëse e ish- PD, e cila pa mbushur ende viti, i ka dhënë gjithë provat që e gjitha ishte një lëvizje për t’i dhënë imunitet politik Berishës përballë SHBA. Pas një viti, dhe zonja Kokalari e kuptoi që u lodh kot.

Përpjekja e Berishës që tani ta zëvendësoj PD që nuk i ka shkuar pas, me aleatët, edhe ashtu fals, të PD, për të mos u dukur vetëm, është edhe më qesharake. Nëse një vit më parë ishte Berisha ai që bënte thirrje që opozita të bashkohej rreth tij, sot ithtarë të “bashkimit’ të opozitës janë Mediu, Duka, Shehi, Ndoka etj, të cilët, nuk kanë asnjë fuqi përveçse të rrijnë bashkë me njëri- tjetrin e të luajnë letra, ose të pinë raki.

Edhe Ilir Meta që është një aleat i vogël, por real i opozitës, është duke u menduar nëse ja vlen t’i gjunjëzohet Berishës apo ja vlen ta gjunjëzojë atë. Deri tani po përpiqet ta gjunjëzojë.

E gjithë kjo e shpjegon më mirë pse Berishën po e surprizon Veriu i Shqipërisë, i cili nuk po e mbështet. Në fakt nuk po bën ndonjë surprizë të veçantë, por mungesa e mbështetjes bie në sy në Veri se aty ka PD. Aty ku nuk ka PD, siç është Jugu, nuk ka çfarë të bjerë në sy.

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

Situata e COVID në vend: Asnjë humbje jete! Infektohen vetëm 5 qytetarë në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In