• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha kërkon qeveri teknike?

by Artur Ajazi
04/12/2024 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Berisha nuk rresht së kërkuari “qeveri teknike”. E kërkon dhe mendon, ose edhe e beson se “vetëm me qeveri teknike mund t’ja dalë me Edi Ramën”. Në 2017 qeveria e përbashkët “teknike”, dihet si vajti. Partia Demokratike edhe pse kishte në atë “mixqeveri” ministrat e saj, humbi në mënyrë spektakolare. Kur Basha u divorcua nga Berisha, atëhere doli se “takimi në mesnatë me Edi Ramën, na qenkësh pazari dhe shkaku humbjes”.

Qeveria teknike, e cila nuk besoj se do të bëhet realitet, mbetet alibia më e fortë e Berishës, me të cilën ai do të mund të justifikojë humbjen në Majin e 2025. Por edhe sikur Edi Rama të pranonte qeveri teknike, dhe Berisha të kishte në atë qeveri ministrat e tij, a thua se do të ndryshonte gjë ? Aspak.

Kjo për faktin sepse mungesa e forcës bindëse dhe bashkuese e ka dëmtuar rëndë opozitën. Po ashtu akuzat për ish-kryeministrin, sot kryetar PD-je, dhe deputetët e tij në muajt e fundit, hapja e hetimeve nga SPAK ndaj atyre që deri dje digjnin karriget, dhe na paskëshin patur goxha pasuri të “vënë me djersën e ballit”, e ka dëmtuar rëndë imazhin e demokratëve në popull. Qeveri teknike ? Po pse çfarë efekti ka një qeveri teknike në popull, kur partia që e kërkon atë, nuk ka as më të voglin rritje të kredibilitetit  elektoral.

Lojërat e Berishës, janë sot pjesë e skenarëve, me të cilët ai manipulon jo vetëm të vetët, por po kërkon të bëjë “budallenj” edhe shqiptarët. Në PD, brënda asaj selie, ka kohë që po hartohen lista me emra ministrash, zv.ministrash, drejtorë drejtorish, drejtorë policie, dhe gjithfarë postesh të tjera. Berisha është mjeshtër i manipulimeve.

Ai e di fare mirë se , të fitosh ndaj Edi Ramës sot, kur Shqipëria ka arritur majat, në ekonomi, investime, fushën e integrimit europian, apo dhe mbështetjes ndërkombëtare, duhet një angazhim maksimal i një grupimi të madh specialistësh të fushave të ndryshme, gjë e cila i mungon kësaj PD-je. Po ashtu të fitosh ndaj Edi Ramës  sot (pra të themi të vërtetën) kur Tirana është kthyer në kryeqendrën e takimeve nga strukturat më të rëndësishme të BE-së, është njëlloj sikur të thuash se “dua të bijën e priftit për nuse, kur ty nuk të qasin në fshat”.

Qeveria teknike, mbetet e rëndësishme kur një vend, kalon  situata dhe kriza të thella politike dhe institucionale. Por kur në Shqipëri nuk ka krizë politike, por divergjenca të thella brënda kampit dhe partisë opozitare, kur mbizotëron normaliteti, dhe institucionet ligjzbatuese janë në funksionim të plotë, nuk ka nevojë për qeveri teknike. Nuk mund ti imponohesh një qeverie legjitime, një Parlamenti legjitim, me forma rruge dhe dhune, duke shkelur Kushtetutën.

Berisha do ta kërkojë qeverinë teknike, deri ditën e fundit para nisjes së fushatës, pastaj do ti kthehet  me akuza Edi Ramës deri ditën e votimeve, duke justifikuar kështu edhe në 2025,  humbjen e tij të re, përballë  kryeministrit  të Shqipërisë dhe Partisë Socialiste.

Next Post
Çupi: Himara, peng i ideologjisë nacionaliste. Lojë e Greqisë, po e përdor për politikën e vet

Mallkimi: Frrok Gjini është një malësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

November 4, 2026
EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In