• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

by Kreshnik Spahiu
31/03/2023 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Natyrisht çdo burrë kur mbërrin në moshën 80 vjeç fillon të mendoj për familjen, fëmijët, pronat, pasurinë, bizneset, punëtorët, stafin se çdo ndodh me ato në të ardhmen. Natyrisht ne do i uronim Sali Berishës 150 vite jetë por edhe sikur krijuesi t’ia dhuroj ato vite biologjikisht nuk ja mundëson dot politikisht.

Në këto kushte jeta aktive në politikë e Berishës 80 vjeçar do jetë maksimumi edhe 5-6 vjet të tjera. Në këto kushte Berisha me ankthet dhe makthet e pleqërisë, ka filluar të planifikoj pasardhësin e tij në Partinë Demokratike, ashtu si çdo lider politik kur i mbaron ora biologjike. I ndodhur përballë një “zhgënjimi” me Lulizim Bashën, Sali Berisha ka dy alternativa:

1- T’ia lërë PD djalit ose vajzës së tij, siç bëri Meta me Monikën kur delegoi LSI-në ose ….

2- T’ia dhuroj biznesin e tij “PD” Ilir Metës.

Varianti i parë përjashtohet sepse amerikanët dhe anglezët për këto arsye ja shpallën gjithë familjen Non-Grata për t’ia hequr mundësinë e trashëgimisë partisë brenda familjes tek fëmijët e tij. Për këto shkaqe ka disa arsye të besojmë se Ilir Meta do jetë kryetar i ardhshëm i PD pas zgjedhjeve të humbura në vitin 2025:

– sepse Sali Berisha qëllimisht po e çon drejt shkrirjes në një parti “Rithemelimin” dhe “LSI”. Lexoni 50% të listave të partisë për Bashkinë Tiranë. Kjo është faza e parë e bashkimit.

– sepse Sali Berisha s’ka asnjë alternativë emrash të tjerë me staturë lideri, pasi ka mbajtur rreth vetes vetëm personazhe mediokre, provinciale, dhe pa asnjë popullaritet. Personalitetet i eliminoi gradualisht dhe i hodhi rrugëve.

– sepse Sali Berisha s’ka asnjë partner tjetër politik më afër familjes dhe fëmijëve të tij se Ilir Meta. Ky i fundit jeton pranë fëmijëve të tij komshi në Gjirin e Lalzit dhe është tashmë njeriu më i afërt i tyre me hyrje-dalje ditore.

– sepse Sali Berisha është përpjekur të mbaj një urë komunikimi të tij me amerikanët dhe kjo urë e mbetur quhet Ilir Meta. Korrieri që amerikanët tek tuk i çojnë ndonjë ftesë për 4 korrik në ambasadë.

– sepse Sali Berisha e ka të qartë se ata që janë kundërshtarë të tij anti-Berishijanë e urrejnë edhe Ilir Metën dhe nuk do afroheshin nga ky i fundit në parti kur Berisha të mos ishte….

– sepse Sali Berisha ka vite që hallet e tij i ka ndarë me Ilir Metën në pushtet dhe opozitë.

– sepse Sali Berisha ka “qit pushkë” në 21 Janar për Ilir Metën dhe ka vrarë në bulevard për atë që e ka projektuar si pasardhësin e tij.

– sepse Sali Berisha e ka shpëtuar nga burgu me vendim të Gjykatës Lartë Ilir Metën për video përgjimin e Dritan Priftit.

– sepse Sali Berisha po e josh me 50% të listave një mini-partiçkë që ka 3 deputet të Ilir Metës vetëm që ai të ndjehet mirë.

– sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë biznese të përbashkëta dhe kanë investuar para politikisht në këtë projekt.

– sepse Berisha e ka strategji që afron bashkëpunëtorë me dosje që i ka peng prej vitesh.

Për të gjitha këto arsye Berisha sipas gjithë gjasave me 100% po firmos testamentin politik të trashëgimit të partisë duke ja premtuar pasurinë e tij politike Ilir Metës. Argumentet që Meta është i majtë dhe ish kryeministër apo ish president i socialistëve dhe ndoshta demokratë nuk do e pranojnë, unë gjykoj që nuk vlejnë për llumin e shoqërisë.

“Demokratët” janë aktualisht pjesa më pak idealiste e kombit shqiptarë, të cilët ashtu siç pranuan në krye të së djathtës një komunist si Berisha, ashtu do pranojnë në krye edhe një socialist si Ilir Meta. Fundja s’ka asgjë të keqe. Meta kishte 3 dekada që ëndërronte të grabiste Partinë Socialiste dhe të bëhej kryetar. Përndryshe po realizon gjysmën e ëndrrës duke u bërë kryetar i opozitës së përhershme.

Mos fajësoni Metën, por ata “demokratë” zhele që pranojnë që e djathta të shkojë dorë më dorë nga një komunist tek një spiun i sigurimit shtetit. Paska ditur të zgjedh djem besnik në krye të partive diktatori i fundit në Shqipëri Ramiz Alia. Këlyshët nuk e kafshojnë njëri-tjetrin.

Next Post
Reagimi/ Pagesat e dyshimta ruse, Kryemadhi: Shpifje, s’kam llogari bankare e as lidhje biznesi jashtë Shqipërisë

Reagimi/ Pagesat e dyshimta ruse, Kryemadhi: Shpifje, s’kam llogari bankare e as lidhje biznesi jashtë Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin punimet për hapjen e tunelit në bypass-in e Sarandës

Nisin punimet për hapjen e tunelit në bypass-in e Sarandës

July 3, 2026
Kërcënimi rus “ia vë syrin” Polonisë? Tusk paralajmëron: Muajt e ardhshëm kritikë për sigurinë e vendit

Kërcënimi rus “ia vë syrin” Polonisë? Tusk paralajmëron: Muajt e ardhshëm kritikë për sigurinë e vendit

July 3, 2026
“Cënon të drejtën e pronës”, PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Paketën e Maleve

“Cënon të drejtën e pronës”, PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Paketën e Maleve

July 3, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

July 3, 2026
VIDEOLAJM/ Tubimi i protestuesve në ditën e 34-t para Kryeministrisë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 20:00

VIDEOLAJM/ Tubimi i protestuesve në ditën e 34-t para Kryeministrisë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 20:00

July 3, 2026
“Do jetë gati në fillim të gushtit”, ministri Karakaçi inspekton punimet për rrugën e re në hyrje të Ksamilit

“Do jetë gati në fillim të gushtit”, ministri Karakaçi inspekton punimet për rrugën e re në hyrje të Ksamilit

July 3, 2026
Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

July 3, 2026
Manifesti i protestës

Manifesti i protestës

July 3, 2026
34 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

34 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

July 3, 2026
“Ligjet” miratojnë marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës–Rinas, punimet nisin në shtator

“Ligjet” miratojnë marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës–Rinas, punimet nisin në shtator

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In