• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse Berisha ka frikë ta marrë PD-në”, Çupi: Basha ka dijeni mbi krimet e ish-shefit të tij, nga vrasja e Trebickës te 21 Janari

by A R
23/12/2021 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike e veçanërisht përplasjen mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe rolin e presidentit Ilir Meta në këtë debat dhe jo vetëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Çupi u shpreh se skena me thyerjen e derës në PD ishte e shëmtuar, ndërsa theksoi se Berisha në raport me Bashën po tregon inferioritetin e tij dhe se përdorimi i dhunë e dëshmon këtë gjë. Sipas tij, ngjarje të bujshme të ndodhur gjatë qeverisë “Berisha” në vitit 2005-2009 si “21 Janari”, Gërdeci dhe vrasja e Trebickës po mbajnë ish-kryeministrin Berisha larg Partisë Demokratike, pasi sipas tij, zoti Basha di gjithçka mbi autorët dhe nëse ai flet, fundoset ish-kreu i PD. Madje zoti Çupi shtoi se Basha është vonuar shumë që të denoncojë krimin që ka parë brenda familjes së Berishës, ndërkohë që ka treguar arsyet se përse presidenti Meta ka rënë në heshtje, ndonëse ky i fundit para pak ditësh sulmoi fort qeverinë dhe Bashën.

-Zoti Çupi, Partia Demokratike është mbërthyer nga një krizë e fortë, ku Basha dhe Berisha i kanë shpallur “luftë” njëri-tjetrit. Në syrin tuaj çfarë po ndodh në PD?

Në fakt lufta duket sikur është mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por nuk është mes tyre. Lufta zhvillohet mes Berishës dhe Shteteve të Bashkuara. Berisha e konsideron Partinë Demokratike si fëmijën e tij dhe tani e ka kapur, siç kapin terroristët pengun në çastet kur luftojnë me armë për jetë a vdekje… E di çfarë bëjnë terroristët? Kur iu del përpara ai që merr hak për krimet e kryera, terroristi rrëmben një fëmijë aty pranë dhe e shtrëngon në gjoks. Kush mund të qëllojë kundër mishit të një fëmije? … Mirëpo Berisha nuk do t’ia dijë, le ta vrasin PD-në, veç ky të shpëtojë lëkurën. PD-në po e mban në gjoks me qëllimin që t’i thotë Amerikës: “O më jep negociata dhe më bëj lëshime, ose e vrava Partinë Demokratike”. Ja kjo është. Por për të mbuluar të vërtetën tragjike, Berisha e ka sajuar sikur lufton “kundër Bashës”, ose për marrjen e zyrave të PD. Është një mashtrim.

-Dy ditë më parë pamë edhe skena dhune, teksa besnikë të Berishës hynë brenda në selinë blu dhe shqyen dyert. A rrezikon që në ditët në vijim të shtohet dhuna në PD?

Ishte shfaqja më tipike e thelbit të Berishës dhe kompanisë së tij të banditëve. Ja kështu është Partia Demokratike e stadiumit, kështu ishte qeveria e Berishës në vitet 1996, 97, 98, 2011, e pastaj. Berisha bën terror, si kundër popullit të vet, ashtu edhe kundër individit. Sikur djalli të kishte fuqinë që do të sillte prapë Berishën në fuqi, atëherë do të fshiheshit të gjithë se Berisha do t’u vriste, do të blinit për shtëpinë brava që nuk mund t’i hapin banditët, do të blinit bukë veç në pikë të ditës… E kemi parë këtë skenë në Vlorë, në Tropojë, në Fier, në Gjirokastër, në Cërrik, në Berat, në Kuçovë, në Tiranë…, në gjithë vendin. Siç është dhuna sot mbi derën e PD, ashtu do të ishte Shqipëria nesër.

-Basha këmbëngul se Berisha mbështetet nga grupet kriminale dhe të korruptuarit. Sa qëndrojnë këto pretendime?

Lulzim Basha, më në fund, po dëshmon se ka gojë dhe memorie. Lulzim Basha është vonuar shumë që të denoncojë krimin që ka parë brenda familjes së Berishës, ku ndodhej edhe vetë. Por vonë nuk është kurrë. “Memci” ka nisur të flasë dhe ka shumë dëshmi krimi. Basha e di se cili i vrau 4 protestuesit e 21 janarit, me cilët kriminelë bashkëpunon Berisha sa herë thërret protesta, kush e vrau Kosta Trebickën dhe Tomorr Olldashin, sa para kanë larë dhëndëri dhe djali i Sali Berishës, pse u vranë 26 vetë në Gërdec… Ohu, sa di Basha! Por a do të jetë ndonjëherë si “Al Capone”, që të pranojë edhe krimin e tij të përbashkët me Berishën?! … Kjo është.

-A rrezikon Sali Berisha të arrestohet në rast se e pushton me dhunë selinë e PD?

Sali Berisha më ngjan si një gjel deti në prag të vitit të ri. Gjeli i detit, ditët e fundit lihet i lirë në fushë, kullot e majmet, i krijohet një klimë qetësie…, sepse vjen nata e vitit të ri. Berisha lihet të livadhisë kështu, me gjendjen “të bëjë çfarë të dojë”, pikërisht për të pritur “natën e vitit të ri”, të gjelit të detit. Pa u burgosur Sali Berisha nuk mund të ketë drejtësi, as ndëshkim dhe as besim te Drejtësia…

-Si ju duk protesta e thirrur nga Berisha kundër vizitës në Tiranë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç?

Mu duk ajo që ishte: Streha e fundit e maskarenjve!, siç ka thënë Makiaveli për nacionalistët e këtij lloji. Sali Berisha që nuk ka pranuar pavarësinë e Kosovës, por vetëm autonominë (sipas kabllogrameve të Bill Clinton), po vdes tani nga dashuria për Kosovën! Berisha nuk e do hapjen e Ballkanit as të Shqipërisë, sepse di se me hapjen përfitojnë popujt, ai i urren. Ai nuk e do hapjen në Ballkan, sepse e di se në atë moment nis hapja e dosjeve të tij në Beograd… E pastaj? Do të dalë se është bashkëpunëtori më i afërt i Millosheviç dhe i shërbimeve sekrete.

-Këtë të hënë është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetues, e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive për të shpallur si antikushtetuese zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Vendimi pas publikimit në Fletoren Zyrtare hyn menjëherë në fuqi duke bërë kështu që tashmë të ngelet në dorën e presidentit Ilir Meta, dekretimi i një date për zgjedhjet vendore për 6 bashkitë në vend, të cilat kanë mbetur pa kryetar. A mendoni se Meta do ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për këtë rast dhe nëse jo, pse ai heziton ta çojë vendin në zgjedhje të pjesshme lokale?

Ilir Meta ka hezituar deri tani, ndërsa tani nuk heziton më. Pse ka hezituar? Sepse ka dashur të hetojë si janë balancat pro ose kundër tij në Gjykatën Kushtetuese, për ditën që do të shkarkohet vetë në 18 Janar 2022. Mirëpo tani e ka të qartë se balancat dhe Drejtësinë e ka kundër… pse të vonohet më shumë. Po të vonohet, shumë-shumë çështja do të vonohet deri në datë 20 janar.

-Në 18 janar Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar shkarkimin e Ilir Metës si Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Sipas jush Meta do shkarkohet?

Ilir Meta është shkarkuar nga fuqitë kryesore politike e ligjvënëse: Është shkarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Është “shkarkuar” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që asnjë funksionar shteti apo i dërguar amerikan nuk e takon kurrë më Ilir Metën. Është i shkarkuar nga Bashkimi Europian dhe institucionet e tij që as denjojnë t’i përmendin emrin. Është abandonuar nga qytetaria shqiptare që ndjen neveri kur e shfaqin në ekrane. Po Gjykata Kushtetuese, sigurisht që e shkarkon.

-Si e shikoni faktin që pak ditë më parë Ilir Meta doli në media dhe sulmoi hapur kreun e PD, Lulzim Basha, duke u rreshtuar krah Sali Berishës. Ndërkohë së fundmi ai po qëndron në llogoren e tij dhe në heshtje, duke mos u përzierë në debatin që ka mbërthyer selinë blu?

Lidhjet e Sali Berishës dhe Ilir Metës janë të fuqishme. Që nga viti 1993 ata punojnë për shkatërrimin e PS, pastaj për arrestimin e Fatos Nanos. Pastaj në të njëjtat vjedhje, në trafikimin e drogës dhe të njerëzve, në vjedhjet “sy për sy” që shihet në videon e Tritan Priftit, pastaj në CEZ, pastaj në Lalës, etj. Këta nuk mund të ndahen, edhe sikur miliona t’u ofrohen… Po ç’i duan milionat këta? Ia kanë rrjepur popullit.

-Keni një parashikim se cila është e ardhmja e Ilir Metës?

E ardhmja e Ilir Metës është në rrugë. Në rrugë ndodhen mijëra qytetarë të lirë, qindra të marrë, dhjetëra të çmendur… A do të jetë i zoti të jetojë Ilir Meta në rrugë? Sepse në rrugë jetojnë vetëm njerëzit e lirë; ai nuk është i lirë, është i korruptuar deri në grykë. Por vërtet Iliri mund të jetë në rrugë; Monika tha se nuk jetojnë bashkë dhe kjo i merr shtëpinë dhe vila e Lalëzit do t’i sekuestrohet nga shteti. Në këtë gjendje do të bashkohen përsëri Sala me Ilirin.

Intervistoi: Rigels Seliman

Next Post
Theu xhamat e komisariatit dhe tentoi të dhunojë efektivët, arrestohet 37-vjeçari në Kukës

Vodhi pikën që jep kredi, arrestohet 27-vjeçari nga Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Duhet të procedohen penalisht inspektorët e territorit që lejuan ndërtimet pa leje

Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë

May 1, 2026
“Stuhia e Pashmangshme”, planet sekrete të Pentagonit për sigurimin e uraniumit iranian

“Stuhia e Pashmangshme”, planet sekrete të Pentagonit për sigurimin e uraniumit iranian

May 1, 2026
Formimi i qeverisë, Rama do të takohet me Begajn për të mandatuar kabinetin e ri

Begaj dhe Rama urojnë 1 Majin, mesazhe për vlerësimin e punës dhe kontributit të qytetarëve

May 1, 2026
“Ore Preç pse nxhehesh ti kur flasim për Elisën?!”/ Rakipi dhe Zogaj debat LIVE për Spiropalin

“Ore Preç pse nxhehesh ti kur flasim për Elisën?!”/ Rakipi dhe Zogaj debat LIVE për Spiropalin

May 1, 2026
SPAK prova të reja kundër Metës, avokati Petraj: Hetimi financiar ka kohë që ka nisur

“PD pushoi së ekzistuari, u kthye në komedi/ Petraj: Neni “Basha” thotë se kush humb zgjedhjet, ikën

May 1, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Ndreca: Oficeri i Policisë Gjyqësore mund të kontrollojë veprimtarinë bankare të çdo qytetari

May 1, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani i prerë: PD është parti e Berishës, sa të marrë frymë ai do të jetë kryetar

May 1, 2026
Jet Bank, banka e parë digjitale në Shqipëri!

Jet Bank, banka e parë digjitale në Shqipëri!

May 1, 2026
Moti për sot me diell dhe rritje e lehtë e temperaturave

Moti për sot me diell dhe rritje e lehtë e temperaturave

May 1, 2026
Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In