• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha është bërë nostalgjik për ata që i ka përjashtuar vetë nga PD?

by Mero Baze
01/04/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Sali Berisha u përpoq dje të bënte të besueshëm episodin e përjashtimit nga Lulzim Basha të shumë figurave të njohura të PD-së nga listat për deputetë më 2017. Ishte fjala për Selamin, Boden, Patozin, Bregun, Topallin etj., të cilët nuk u gdhinë në listat e kandidatëve për deputetë. Berisha thotë se ka thirrur Lulzim Bashën dhe i ka thënë që “ata kanë të drejtë të reagojnë politikisht ndaj teje”.

Në fakt, ata reaguan politikisht. Bënë deklaratat e tyre, madje pas humbjes së thellë në zgjedhje u konstatua se PD uli me 250 mijë vota korpusin e saj të votuesve, dhe kjo iu faturua edhe këtij veprimi.

Po cili ishte qëndrimi politik i Berishës ndaj kritikave të tyre?

Gjatë intervistës në emisionin “Studio e Hapur” në News24, më 22 maj 2017, i pyetur se çfarë mendonte për Bregun, Selamin, Topallin Boden dhe Patozin që e kishin kundërshtuar hapur disa herë Lulzim Bashën, Berisha deklaroi me bindje se:

“PD ka pasur, ka dhe duhet të ketë mendimin ndryshe. Nuk dëmtohet një parti nga mendimi ndryshe.”

Pra, Berisha ka qenë tërësisht në anën e Bashës dhe i ka quajtur këta thjesht mbartës të “mendimit ndryshe”.

Në fakt, i ka tallur.

Tani, pas tetë vitesh, kur atij i kanë mbetur në dorë gërmadhat e partisë së tij, po përpiqet të zbusë rrënimin, duke ia hedhur fajin Lulzim Bashës.

Po a nuk ishte ky që ka sulmuar partinë e Astrit Patozit më 2019 dhe thërriste kandidatët e tij në zyrë, tek kati i 12-të, për t’i tërhequr nga gara dhe për ta denoncuar Patozin si dikë që i kishte futur në listë pa i pyetur?

A nuk ishte ky që denoncoi Ridvan Boden, pse pranoi të bëhej anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë – një detyrë tërësisht profesionale, që lidhej me përvojën e tij si ish-ministër i Financave?

A nuk ishte ky që injoroi kritikat e Eduard Selamit për manipulime në Kuvendin ku ai garoi përballë Bashës, dhe më pas tallej duke i thënë:

“I ke ngulur thikë pas shpine PD-së që nuk denoncon manipulimet”?

A nuk ishte ky që denonconte Topallin, pse krijoi një parti tjetër më 2021, madje vinte “zagarët” e vet ta akuzonin se po e copëtonte partinë me urdhër të Ramës përmes OSHEE-së?

A nuk ishte ky që sulmoi Majlinda Bregun, pse u bë drejtuese e RCC-së, një institucioni të BE-së për rajonin, vetëm sepse për këtë duhej miratim i qeverisë shqiptare?

Po, nëse ai mendonte vërtet që “ata kishin të drejtë të reagonin politikisht ndaj Bashës”, pse nuk u doli zot atyre, por Bashës?

Në fakt, i doli zot vendimit që mori kundër tyre.

Dhe nëse e kishte kaq merak, tani që ka zaptuar PD-në me forcë, pse nuk e vuri në vend këtë padrejtësi, duke i kthyer ata në PD dhe duke i vendosur në lista të sigurta në shenjë reflektimi ndaj asaj që paska bërë Basha? E ka bërë këtë vetëm për Topallin, tek besnikëria e së cilës nuk dyshon.

Tani e di mirë që do të humbasë dhe nuk do të ketë njerëz që mund t’i bëjnë gjyq më 12 maj.

Kaq është e gjithë “apologjia” e tij për ata që ka përjashtuar nga PD ndër vite.

Ai po bën sikur po vajton sot për ata që, edhe po t’i lutësh, nuk kthehen më në ato gërmadha që ai ka lënë në PD – pikërisht sepse e dinë kush është Berisha.

Po të ndjente se do të shkonin, do të vazhdonte t’i mallkonte si armiq të PD-së dhe përçarës të saj. Siç ka bërë 33 vjet me radhë

Next Post
Taulant Balla dhe Sali Berisha “përplasen” në Bruksel, zbardhen axhendat e takimeve

Taulant Balla dhe Sali Berisha “përplasen” në Bruksel, zbardhen axhendat e takimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In