• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha e Meta nuk japin dot një datë për protestat?

by Java News
05/09/2022 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë folur gjatë të gjithë verës për një shtator të vrullshëm e me protesta, që sipas tyre ‘do të rrëzojnë regjimin e Edi Ramës’.

Por, java e parë e shtatorit thuajse iku dhe parlamenti nisi sesionin e ri parlamentar, as i pari dhe as i dyti nuk kanë dhënë një datë se kur do të mbajnë protestën e parë. Që të dy ata u janë shmangur pyetjeve të gazetarëve duke thënë ‘së shpejti’.

Është e çuditshme se si dy njerëzit që prisnin me padurim shtatorin për t’i treguar Edi Ramës mbështetjen që kanë në popull, tani në shtator u tremben datave. Cilat mund të jenë arsyet?

Sali Berisha deklaroi dy ditë më parë se kishte zhvilluar një takim me Ilir Metën për të koordinuar aksionin opozitar, siç tha ai. Takimi mes tyre është niveli më i lartë i komunikimit mes dy kampeve, ndërsa burime të Voxnews.al konfirmojnë se prej kohësh ata janë në koordinim të konferencave e deklaratave për shtyp.

Koordinimi bëhet përmes zyrave të shtypit, që shmangin daljen e njëkohshme të tyre me qëllim ushtrimin e presionit sa më të lartë ndaj Qeverisë së Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste, duke e kërcënuar me protesta. Megjithatë, vetëm kaq! As Berisha dhe as Meta nuk kanë dhënë dot një datë deri më tani.

Berisha e testoi veten në protestën e 7 korrikut. Pjesëmarrja është vlerësuar si e kënaqshme nga ish-Kryeministri, që është gati të thërrasë protestën tjetër. Por, ai po bën llogaritë, thonë burimet e Voxnews.al, nëse organizimi i protestës bashkë me Metën ka efekte pozitive, apo negative.

Nuk është sekret që në bazën e PD-së, e njëjta bazë që rrëzoi Lulzim Bashën, Ilir Meta nuk gëzon respekt, madje fajësohet nga shumë prej tyre si njeriu që solli dhe fuqizoi në pushtet Edi Ramën me koalicionin e 1 prillit të 2013-s.

Nga ana tjetër, Ilir Meta është më i gatshëm për protesta, por i trembet faktit se thirrja e një të tillë pa siguruar mbështetjen e Sali Berishës do të dështonte në pjesëmarrje. Meta përmend shpesh popullin e 2 marsit, duke iu referuar protestës që thirri si President republike më 2 mars të 2020, por ai e di më mirë se të gjithë që në atë protest pati me vete mbështetjen edhe të Partisë Demokratike, që në ato ditë drejtohej nga Lulzim Basha.

Ditët në vazhdim do të provojnë se cilën rrugë do ta gjejë si zgjidhje Sali Berisha në dilemën e vet. Nëse do të thërrasë protestë bashkë me Metën, apo i vetëm. Nëse zgjedh këtë të dytën, ai i druhet fragmentarizimit të aksionit opozitar, me të parën fragmentarizimit të bazës së demokratëve.

Meta nga ana tjetër duket se ka më pak mundësi zgjedhjeje. Atij i nevojitet me patjetër që të sigurojë një protestë para se socialistët të avancojnë me projektligjin për hapjen e dosjeve dhe ta përdorë këtë protestë si mjet presioni ndaj mazhorancës. E në këtë rast, sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i lartë presioni ndaj socialistëve./Vox News/m.j

Next Post

Tri opozitat që nuk i bashkon dot Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In