• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha dhe Meta, kërkojnë me doemos largimin e Edi Ramës?

by Altin Ketro
18/08/2022 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Për kryetarin “Liridashës” Ilir Meta, kryeministri Edi Rama është një “armik i Lirisë”. Në gjurmët e binjakut të vetë politik, Berishës, edhe Meta vijon ta përdorë termin “armik” si një metodë e re në gjuhën e politikës shqiptare për të krijuar ndasi ekstreme midis kryeministrit Rama me ata që qoftë edhe me të drejtën e tyre nuk e duan atë për kryeministër.

Por në realitet Ilir Meta nuk e ka në ligjëratë të drejtë termin “armik” për Edi Ramës, në raport me lirinë, si nocion i mungesës së lirisë së fjalës dhe të veprimit. Faktikisht ai e ka në raport me emrin e partisë së re që ai ka riemërtuar, pra “armik i Partisë së Lirisë”. Se po të ishte për liri fjale e veprimi, njerëzit i kanë pasur me pashë këto 9 vite të qeverisjes së tij.

Për të kuptuar hipokrizinë e “fjalorit Metist” për lirinë dhe të qenit armik i saj, mjafton që të kthehemi paksa në kohë, në janarin e vitit 2011, ku Meta ishte zëvendës i Berishës në qeveri dhe ku nën përgjegjësinë e të dyve ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që cenonte drejtpërdrejt Lirinë dhe Ligjshmërinë, për të cilat bëhet merak sot Ilir Meta.

Më 21 janar 2011 u zhvillua një demonstratë nga opozita socialiste dhe shkaku ishte qeveritari Ilir Meta që u kap me bllok në dorë nga kamera e ministrit të tij, të ndjerit Dritan Prifti. Më 21 janar u vranë 4 demonstrues tepër paqësorë, por shkaku nuk ishte Ilir Meta. Arsyeja e vërtetë ishte sepse kryeministri i kohës, Sali Berisha, donte t’i jepte një mesazh të qartë opozitës që të mos guxonte më t’i vinte poshtë ndërtesës së kryeministrisë, përndryshe e priste veç plumbi.

Dhe, çfarë bëri “miku” i “Lirisë, Ligjshmërisë e Rinisë”, Ilir Meta? Jo vetëm që nuk pati ndonjë tronditje të fortë nga ajo ngjarje, e denjë për ta prishur koalicionin me Berishën dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme si një akt moral po edhe politik, por vijoi më tej koalicionin dhe pas 3 muajsh mbështeti me votat e partisë së tij ministrin e Brendshëm të 21 janarit, për të rrëmbyer bashkërisht drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Këto janë ngjarje dramatike që e sprovojnë drejtpërdrejtë një politikan, sepse në kohë politikisht të qeta, të gjithë janë të zotë për të bërë demagogji si engjëj të demokracisë.

Po le të vijmë në aktualitetin e sotëm ku Ilir Meta, po edhe Sali Berisha, kërkojnë “ikjen pa kthim” të kryeministrit Rama.

Pra ata kërkojnë thjesht ikjen Ramës si kryeministër, por jo të PS-së nga pushteti. Sepse ikja e Ramës nuk do të thotë që Partia Socialiste nuk qeveris më vendin. Fare thjesht, po iku Rama, do mblidhet grupi parlamentar socialist dhe do zgjedhë një kryeministër tjetër.

Megjithatë, më bën çudi se përse dyshja Berisha – Meta nuk e duan përballjen elektorale me Ramën, por me dikë tjetër. Kjo në gjuhën politike tregon panikun e tyre nga personaliteti i Ramës. Fitoret që ata ëndërrojnë duhet t’u shijojnë kur të mundin në zgjedhje Edi Ramën, dhe jo ndonjë personazh tjetër nga mazhoranca.

Edhe në vitin 2013, kënaqësia politike e Edi Ramës ishte të mposhte në zgjedhje Sali Berishën, e jo ndonjë personazh grotesk të tijin, sepse këto lloj fitoresh nguliten në histori.

Gjatë viteve 2005 – 2013, Sali Berisha ishte një kryeministër i fortë, që kishte kontroll absolut mbi gjithçka të shtetit, përfshi drejtësinë në të dyja drejtimet: akuzën dhe gjyqësorin. E megjithatë u mund.

U mund sepse lideri i opozitës, Edi Rama, nuk u tregua qurrash për të bërë të vobektin politik, bile arriti deri aty saqë nuk denjoi të dërgojë përfaqësues në KQZ sepse i mjaftonte vota e popullit për të mundur çdo vendimmarrje militante të KQZ-së së asaj kohe.

Natyrisht, bëri koalicion paraelektoral me Ilir Metën, një parti që zotëronte një pjesë të elektoratit të majtë, duke kapërdirë edhe shumë kritika të drejta ndaj tij, për një qëllim madhor: Rrëzimin e të keqes Sali Berisha dhe partisë së tij, nga pushteti.

A është sot Edi Rama një e keqe për partitë e Metës e të Berishës? Sigurisht që po! Që nga momenti që ata e cilësojnë Ramën jo si kundërshtar po si armik, kjo çështje nuk do shumë analizë.

Atë që bëri Rama me Metën në vitin 2013, ku lidhën koalicion për të rrëzuar Berishën, tashmë do kemi rast ta shohim me aleancën Berisha – Meta, për të “rrëzuar” Ramën.

Do kemi kureshtje ta shohim se si do ngjizet kjo aleancë dhe sa sukses do të ketë. Por, edhe nëse në mënyrë hipotetike do të ketë sukses, historia do jua njohë meritën nëse mundin drejtpërdrejt Edi Ramën, e jo ndonjë figurë tjetër në vend të tij.

Kësisoj, ata nuk duhet të kërkojnë më largimin e kryeministrit Rama, por qëndrimin e tij në detyrë për ta mundur në zgjedhje. Nëse vijojnë të fokusohen veç tek emri i tij, na tregojnë, direkt dhe indirekt, se Edi Ramën e kanë pengesë të pakapërcyeshme për të arritur synimet e tyre të mbrapshta.

Next Post
FOTO: Puthje dhe tatuazhe të njëjta, kush është vajza misterioze në krahët e Noizyt

FOTO: Puthje dhe tatuazhe të njëjta, kush është vajza misterioze në krahët e Noizyt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

September 22, 2026
Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

September 22, 2026
Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

September 22, 2026
98.65 mln lekë për platformë analitike/ OSHEE drejt Inteligjencës Artificiale: Synohet ulja e gabimeve dhe vendimmarrje më e saktë

Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat – 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor

September 22, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit

September 22, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Processi ndaj ish-krerëve të UÇK / Avokati britanik zbardh strategjinë për rrëzimin e dënimeve në Apel

September 22, 2026
“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

September 22, 2026
Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

September 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 23 Shtator 2026

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com