• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha bën sikur do të ribëhet kryetar i PD?

by Mero Baze
09/10/2021 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po bën gjithë përpjekjet tu mbush mendjen mbështetësve të vet se do të bëhet vetë kryetar i Partisë Demokratike. Së paku në dy takimet e fundit, ai e thotë deri afër fundit fjalinë, që do të rikthehem, “po e mendoj rikthimin”, “nuk ka kush që më ndalë të rikthehem në krye të PD”,.. etj. E vërteta është se shumë demokratë e duan në krye të PD, edhe pse ai e di fundin e vërtetë të kësaj historie.

Por ai po këmbëngul që do të rikthehet.

E vërteta është se atë nuk e ndalon njeri të kthehet në krye të PD, nëse dëshiron të kthehet. Me shumë gjasa shumë kandidatë përballë tij mund të humbasin nëse ai vendos të hyjë qoftë dhe në një garë të ndershme, që nuk e ka zakon.

Por ai realisht nuk do të bëhet kryetar I PD, por do të mbajë gjallë pushtetin mbi PD, duke ndëshkuar Lulzim Bashën, për të dhënë një shembull, që askush tjetër të mos guxojë ta tradhtojë më pas kësaj.

Por këtu qëndron dhe problemi që ai ka me rikthimin në krye të PD.

Fakti që Berisha thotë do të rikthehem, vjen nga fakti që ai nuk ka një plan dhe nuk ka një kandidatë për kreun e PD.

Ai e ka nisur këtë lëvizje ‘”haxhiqamiliste”, nën parullën “na ktheni Babën”, për të ndëshkuar me mendjen e tij Lulzim Bashën. Por që ta ndëshkojë atë deri në fund, ai duhet të shpalosë një plan dhe një kandidat. Nuk ka ndonjë plan por mbi të gjitha nuk ka një kandidat. Deri tani ai është në nivel shantazhuesi.

Arsyeja pse Berisha nuk nxjerr një kandidat përballë Bashës, është pikërisht se në momentin që ai e nxjerr, mbështetësit e tij përçahen, shumë nga të dëshpëruarit që i shkojnë pas bëhen dhe më të dëshpëruar, dhe rivali I tij bëhet automatikisht më i dobët se Basha.

Skema e tij është të zboj një herë Bashën nga PD, pastaj të gjejë një pasardhës, gjë që nuk ka si të ndodhë as teorikisht.

Është kjo arsyeja që ai bën sikur do të bëhet vetë kryetar i PD, pasi vetëm kështu e mban të bashkuar vulgun e PD pas vetes dhe bën si i fortë.

Në momentin që ai nxjerr një emër, ai është i vdekur dhe i mundshëm edhe nga Lulzim Basha, pasi tani nga një njeri që i ka zhgënjyer demokratët që u ka imponuar Bashën për tetë vite, do të kthehet në një njeri që po i fton të besojnë një tjetër, si ai.

Edhe sikur dy jetë t’i japësh Sali Berishës, ai nuk i bën dot më një kandidati të dytë aq shumë shërbime sa i ka bërë Lulzim Bashës dhe më në fund po e sulmon si “Juda” që nuk duhet të kishte lindur mbi tokë.

Kjo pabesueshmëri e lartë që ai ka krijuar me këtë rast, e pengon atë të nxjerrë një emër tjetër. Është kjo arsyeja që bën sikur do të bëhet vetë kryetar, me shpresë që të trembë Bashën dhe ai të largohet për t’i hapur rrugë një beniamini të ri të tij. Do ta kishte me të lehtë të propozonte djalin apo vajzën e tij, por ata kane perjetesisht te njëjtin hall si i Ati, janë të damkosur si hajdut që kane vjedhur paret e shqiptarëve dhe kanë shantazhuar drejtësinë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe ata do të jetojnë me gjatë se Berisha me këtë damkë. Kjo e bën Berishën një haxhiqamilist pa plan për të ardhmen e PD, përveç shkatërrimit të asaj pjese të PD që ka mbetur. Bërja e tij kryetar është fund i sigurtë i PD, ndërsa shantazhi për t’u bërë kryetar, është përpjekje për ta gjunjëzuar PD. Në të dy rastet ai mbetet aktualisht armiku më i madh i PD.

Next Post
FOTO/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Greqia përfshihet nga reshjet e dendura të shiut

FOTO/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Greqia përfshihet nga reshjet e dendura të shiut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In