• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse Basha dhe Berisha janë peng i njëri-tjetrit!?

by Ben Andoni
23/01/2022 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Një politikan i mirë duhet t’i përballë kohërat dhe duhet të dijë realisht të jetë përgjegjës për vendimet e tij. Për fat të keq, ky nuk është rasti i njerëzve, të cilët synojnë të kenë sot monopolin e drejtimit të Partisë Demokratike. Lulzim Basha nuk di të sqarojë asgjë thelbësisht për Berishën dhe politikën e tij veç sloganit të Shtatorit 2021 kur mori verdiktin për ta shmangur nga Grupi Parlamentar dhe ditët e fundit me ngjarjet e hidhura të 8 Janarit. Berisha nuk di të thotë asgjë veç një shfajësimi të lehtë se ishte faji i tij, që e zgjodhi dhe ia lehtësoi udhën Bashës në krye të PD-së. Dhe, kuptohet ditët e fundit edhe se: kreu aktual i Partisë Demokratike është peng i kryeministrit aktual Edi Rama. Këtë hapësirë, mbas ngjarjeve të hidhura të 8 Janarit, e mbushin ofendimet e dy krerëve Blu dhe sidomos gjuha e taborëve të militantëve, që nuk po kuptojnë një gjë të thjeshtë: Fati i mirë dhe i keq i Basha-Berishës është se janë të lidhur me njëri-tjetrin pazgjidhshmërisht. Kjo është arsyeja që nga pjesa e Aleatëve po u bëhet ftesë që të kandidojnë me kandidatë të përbashkët dhe ta lenë kinse luftën e tyre, e cila është kthyer në batërdi te militantët dhe ka përfunduar deri me… anti-mitingje.

Koha tregoi se Sali Berisha nuk mund të ishte pjesë e një historie të vërtetë të Partisë Demokratike, pasi e çoi në zgrip të humnerës një parti për të cilën kanë kontribuar qindra, mijëra demokratë dhe shqiptarë të thjeshtë ngado vendit dhe jashtë tij. Mjaftoi një trandje dhe ai e shkalafiti partinë sikur të ishte asgjë. Pamjet e 8 Janarit dhe urdhrat e tij verbalë, të dhënë live në çdo media, e treguan realisht se mbi interesat e tij nuk ka asgjë tjetër. Keqardhje për masën e politikanëve që e shoqëruan dhe që tani pas privacioneve nuk po dinë realisht udhën e tyre.

Basha, nga ana tjetër, e tejkaloi çdo masë në sjelljen ndaj mentorit dhe ndaj njeriut që i hapi udhë një karriere bajagi të begatë për interesa në politikë. Një pyetje e thjeshtë është dhe të drejtohet nga çdo njeri pro-Basha: Çdo të bënte gjithkush në këtë post, apo ti vetë po të ishte aty? Me siguri pak ose aspak. Premisat e një qëndrimi politik dhe e staturës duken që në fillim dhe nuk mund të modifikohen udhës. Basha është rasti më i mirë për këtë. Tashmë duket shumë fals.

Dhe, çfarë e bashkon Basha-Berishën: Duket qartë aseti PD. Është një aset i madh politik, moral dhe po aq material. Kryetari aktual Basha është i përfolur shumë nga kolegë të partisë, nga njerëz të ndryshëm që ka përfituar si pakkush personalisht por edhe të afërm, madje edhe gjatë kohës së opozitës. Një paradoks kur mendon se është pikërisht ky moment, kur opozita varfërohet në logjikën e tranzicioneve shqiptare, ashtu edhe si ka ndodhur realisht me PD-në. Berisha nga ana tjetër akuzohet por asnjëherë çështja e tij nuk u thellua nga Drejtësia shqiptare për pasurim dhe korrupsion, kuptohet kur ishte në pozicione drejtuese në këtë parti. Shpallja “non-grata” nga SHBA u shoqërua edhe me një përshkrim të arsyes së këtij verdikti nga DASH-i, ku dominon korrupsioni, e fakti, që Berisha i kërkon më kot provat nga një autoritet që i jep llogari vetëm vetes së tij, duket hipotetik.

Basha-Berishën i bashkon shumë edhe ajo që ndodhi më “21 Janar” dhe po i kënaqen Drejtësisë sonë që 10 vite më vonë nuk ka asnjë njeri pas hekurave. Berisha si kryeministër dhe Basha si Ministër i Brendshëm duhet të kishin pasur penalitet. Bash nga ai ku do përcaktoheshin standardet e Drejtësisë sonë….Do ishte rrëfimi i Bamir Topit në faktin se Berisha e përdori Bashën si korrier për të sabotuar hetimet e prokurorisë për zbardhjen e krimit të 21 Janarit, që të sqaroheshin gjërat live. Vetëm ditët e fundit Basha megjithëse e akuzoi hapur Berishën për këtë ngjarje, por pastaj do sqaronte se: “Nuk tërheq asnjë deklaratë. Punë e madhe se është e pabesueshme kjo për gazetarët. 21 janari ishte përpjekje e Edi Ramës për t’u imponuar me një grup gangsterësh pas videos së Metës me qëllim që të krijonte trazira dhe të merrte pushtetin. Gjuha që përdori Berisha pas ngjarjes…Ti thua i vrau Berisha? Jo mor zotëri. Ka pasur procese për atë çështje. Janë dënuar njerëz. Unë kam folur për gjuhën e Berishës pas 21 janarit”, shtoi ai duke e mjegulluar sërish gjithçka. Kurse, përgjigjja e Berishës ishte se nuk e dinte se ku kishte qenë Basha gjatë orëve të protestës dhe në momentet, gjatë dhe pas vrasjeve. Madje u shty edhe më tutje: Ai ishte gati të akuzonte Bashën si pjesë e puçit imagjinar bashkë me Ina Ramën, Bamir Topin, Edi Ramën dhe disa gazetarë, po… të vazhdonte rrëfimin Basha.

Keqardhja është se Basha dhe Berisha ende s’po kuptojnë, më saktë nuk duan të kuptojnë të keqen që i kanë bërë jo thjesht PD-së, por të gjithë politikës shqiptare me amalgamën e bindjeve, kaosin e mendimeve dhe manipulimet ndaj pasuesve të tyre. Ndërkohë që ashtu si ndodh me dy njerëz përgjejës në akte të njëjta, ata duket se nuk mund të bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Basha kurrë nuk dha justifikime për gabimet e veta apo të bënte Mea Culpa-t e veta para strukturave pas 25 prillit, sepse kryetari real Berisha ia la të gjitha në dorë, deri kur më Shtator gjërat plasën keqazi.

Sido që të ndodhë, ata nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin, tek e fundit, janë sërish njësoj: përfitues të PD-së dhe aspak gjenerues të demokracisë. Edhe në ofendime nuk bëjnë dot pa e ndihur njëri-tjetrin. Nuk ka justifikim më të mirë para pasuesve të cilët presin ndryshim sesa të harxhosh kohë me armiq, pengje, hajdutë, brava…. Ndaj nuk dëgjon ndonjë justifikim real pse është katandisur kështu PD-ja apo pse ata vetë nuk e dinë se çfarë do të thotë dorëheqje. Çërçilli, në ato trandje personale që pati në Angli, gjithsesi, la një aksiomë të madhe për profesionin e politikanit:” Një politikan duhet të ketë aftësinë për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe ndoshta edhe vitin e ardhshëm. Dhe për të pasur aftësinë më pas për të shpjeguar si duhet pse nuk ndodhi ashtu”. Ky nuk është rasti i PD-së dhe i krerëve të saj, që vazhdimisht improvizojnë…për të mbajtur njëri-tjetrin. (Javanews)

Next Post
VIDEO +18 / Ja momenti kur autori me lule në dorë e qëllon me plumb në kokë Ergys Dashin

VIDEO +18 / Ja momenti kur autori me lule në dorë e qëllon me plumb në kokë Ergys Dashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media: Dhëndri i Trump e shndërron ishullin ‘fantazmë’ në Shqipëri në një projekt turistik miliarda dollarësh!

Media: Dhëndri i Trump e shndërron ishullin ‘fantazmë’ në Shqipëri në një projekt turistik miliarda dollarësh!

December 10, 2025
Protesta përpara Kryeministrisë, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen! Do të qëndrojmë këtu derisa…

Protesta përpara Kryeministrisë, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen! Do të qëndrojmë këtu derisa…

December 10, 2025
Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

(EMRAT)Aksident tragjik në “Shkodër-Hani i Hotit”, makina e sllovenit përplas për vdekjen këmbësoren 68-vjeçare

December 10, 2025
Ish-kreu i SHISH flet për planin e fshehtë të 1989-ës: Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

Ish-kreu i SHISH flet për planin e fshehtë të 1989-ës: Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

December 10, 2025
BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë

BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë

December 10, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Kosovë, KQZ certifikon kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit! Lë jashtë Listën Serbe

December 10, 2025
Vrasësit me pagesë në Greqi/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë e grupit. Ndoqën viktimën me kamera

Vrasësit me pagesë në Greqi/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë e grupit. Ndoqën viktimën me kamera

December 10, 2025
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Publikon librin për 20 ditët në burg/ Sarkozy: Mirë se vini në ferr! Dysheku i fortë, ‘bagetat me baltë’, larja dhe dhuna..

December 10, 2025
Meloni vlerëson shqiptarin që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin

Meloni: Plani italian për qendrat e pritjes në Shqipëri, model inovativ për BE-në

December 10, 2025
A do ta kalojë Vettingun? Zaganjori para KPK në 20 Korrik

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë pas kërkesës së SPAK

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In