• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Basha bën “sikur nuk e ka mendjen” për reformën zgjedhore?

by Mero Baze
05/10/2018 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Pas një pune rutinë një vjecare socialistët u detyruan sot të bëjnë publike 7 propozimet e tyre për reformën zgjedhore, në mënyrë të njëanshme, pasi Basha u tërhoq nga një qëndrim i qartë për reformën, duke gjetur arsye politike që nuk lidhen me reformën. Edhe pse për muaj të tërë përfaqësuesit e tij kanë punuar bashkë me OSBE në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ai ju nda Komisionit në momentin e fundit, për të mos qenë pjesë e propozimeve për të cilat ndërkohë ka rënë dakord.

Po përse Basha i shamnget qëndrimit të tij zyrtar për reformën zgjedhore?

Arsyeja nuk është vendimi i tij për bojkotimin e zgjedhjeve. Ai është pasoja. E gjitha është më shumë një përpjekje për të shmangur ballafaqimin e tij me aleatët për këtë çështje.

Ajo që Lulzim Basha ka frikë të mbaj një qëndrim për reformën zgjedhore, dhe bën sikur nuk e ka mendjen, ka të bëj me qëndrimin e tij hilanjoz ndaj partive të vogla në koalicion. Partitë e vogla të koalicionit opozitar janë bashkuar prej kohësh dhe kanë një paketë të tyre propozimesh të cilën e kanë kusht për bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Paketa është e tillë që kushtëzon shumë Partinë Demokratike dhe ul peshën e saj reale në raport me partitë e vogla të koalicionit, duke u “gjobitur” prej tyre, në kompesim të besnikërisë politike që ato kanë treguar.

Lulzim Basha nuk ka asnjë shans t’i kënaq orekset e tyre, por mbi të gjitha nuk ka asnjë dëshirë. Ai nuk ka ndërmend të kaloj në një sistem mazhoritar siç kërkojnë ata, ose në ndonjë sistem propocional kombëtar, nuk ka ndërmend të ndryshoj formulën e komisionerëve të KZAZ dhe as të bëj ndonjë sistem preferencial, siç thotë dikush prej tyre. Por mbi të gjitha ai ka pritoritet të mos hyj në konflikt me ta.

Edi Rama për ta vendosur në pozitë edhe më të vështirë, ka deklaruar se qeveria është e gatshme ta lërë në dorë të PD të zgjedhë për ndryshimet në sistemin zgjedhor me kushtin që ato ndryshime t’i certifikoj OSBE. Kjo e ka vënë Lulzim Bashën në pozitë të vështirë, pasi ai nuk ka se si t’u dredhoj kërkesave të aleatëve, pasi praktikisht Edi Rama e ka bërë atë zot të reformës zgjedhore. Ai i ka dhënë praktikisht Bashës të gjithë pushtetin për të bërë ndryshimet që do dhe që pranohen nga OSBE.

Është pikërisht ky pozicion që Bashën e torturon më shumë se çdo akt tjetër i Edi Ramës. Në këto momente, nëse ai merr përsipër atë që i ka ofruar Edi Rama, ai shkatërron koalicionin e tij, pasi ai nuk ka ndërmend të plotësoj asnjë kërkesë të partive të vogla. Dhe duke qenë se Rama i ka lënë dorë të lire, ai ka preferuar braktisjen në momentet e fundit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, me arsye tërësisht të paqarta dhe sebepe që nuk kanë lidhje me reformën.

Në një farë mënyre ai po bën sikur nuk e ka mendjen tek reforma dhe se atë e paraqet si problemin më të vogël. Në fakt e ka problemin më të madh, pasi qëndrimi ndaj reformës dikton fatin e koalicionit të tij me partitë e vogla. Dhe ai më mire preferon ti ketë ato në krah e të mos ketë fare reformë, se sa të bëj reformën dhe të humbas ato. Se pastaj i bie të humbas edhe zgjedhjet dhe aleatët. Kështu humbet vetëm zgjedhjet.

Next Post
Si sot, më 5 tetor, lindi Didro dhe Lumier

Si sot, më 5 tetor, lindi Didro dhe Lumier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët “Huthi” sulmojnë përsëri me dronë rafinerinë saudite të “Aramco”!

Rebelët “Huthi” sulmojnë përsëri me dronë rafinerinë saudite të “Aramco”!

August 13, 2026
Aksident i dyfishtë në Elbasan, dy persona të plagosur rëndë

Aksident i rëndë në Divjakë, humb jetën 82-vjeçari, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga!

August 13, 2026
Irani i përgjigjet presidentit amerikan: Trump po gënjen, Ngushticën e Hormuzit e kontrollojmë ne!

Irani i përgjigjet presidentit amerikan: Trump po gënjen, Ngushticën e Hormuzit e kontrollojmë ne!

August 13, 2026
Policia e Kosovës arreston mësuesin shqiptar, dyshohet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe! Mblodhi vota edhe për Vuçiç

Policia e Kosovës arreston mësuesin shqiptar, dyshohet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe! Mblodhi vota edhe për Vuçiç

August 13, 2026
Kriza në Kosovë, Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, nuk bëhemi dekor i Kurtit! Presidenti të jetë jopartiak, LDK rri në opozitë

Kriza në Kosovë, Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, nuk bëhemi dekor i Kurtit! Presidenti të jetë jopartiak, LDK rri në opozitë

August 13, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 mjete ajrore në aksion

August 13, 2026
Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

August 13, 2026
16 vende do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

16 vende do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

August 13, 2026
Lundrime pa leje dhe skafe pa dokumente, e pësojnë pronarët në Sarandë, Policia i gjobit dhe u bllokon 5 mjetet (FOTO)

Lundrime pa leje dhe skafe pa dokumente, e pësojnë pronarët në Sarandë, Policia i gjobit dhe u bllokon 5 mjetet (FOTO)

August 13, 2026
Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër e Bulqizë, era favorizon flakët, operacion nga toka për shuarjen!

Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër e Bulqizë, era favorizon flakët, operacion nga toka për shuarjen!

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com