• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ambasadorja amerikane, do të bëhet armiku më i madh i pushtetit të Ramës?

by Shpëtim Nazarko
11/05/2022 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Në një dalje të disa ditëve më parë, Kryeministri aktual, duket sikur u ankua për organet e reja të drejtësisë, SPAK apo BKH, organe këto të lindura nga nisma e drejpërdrejtë e SHBA-së dhe BE-së. Publiku dhe analistët, siç ndodh shpesh, e gjykuan në mënyra të ndryshme këtë fjalë, duke u rreshtuar përkrah, apo kundër tij. Kryeministri, e thelloi këtë kritikë akoma edhe sot, duke precizuar se, as në shqip dhe as në anglisht, nuk mund ta mësojnë atë, për gjëra të këtij lloji.

Çfarë nuk kuptoi, ai që për një kritik të rreptë, duket se po imiton Berishën, me këtë sjellje? Ka shumë të ngjarë që, Kryeministri, ashtu si dhe Berisha, mbajnë në kurriz atavizmin e një periudhe enveriste, që njësonte shtetin me pushtetin. Nuk është ndonjë çudi. Secili, pavarësisht individualitetit të tij, bie në praktikë eksperiencën e asaj që ka kaluar, madje dhe gjenitë e kësaj bote, referuar një filozofi të madh, në fund të fundit, pavarësisht dëshirave, bien përtokë përplasur me murin e epokës që duan të kalojnë.

Përse, Amerika, përfaqësuar nga ambasadorja dhe BE-ja, do të shndërrohen në kritikët, apo armiqtë më të mëdhenj të pushtetit aktual? Arsyeja shumë e thjeshtë është se, ata e kanë të qartë diferencën midis pushtetit dhe shtetit, dhe në qëndrimet e tyre, natyrisht, ruajnë vetëm shtetin. Kjo, nuk është thjesht, dëshirë personale, por imponim i kategorisë absolute, për ata vetë.

Kur Berisha, në 1997-ën, shkaktoi katastrofën e njohur me “Piramidat”, Perëndimit iu deshën gjashtë ushtri dhe para të shumta, që t’i jepnin fund kasaphanës kombëtare dhe rrënimit të shtetit. Në rastin e një situate analoge, për shembull, produkt i borxhit që po arrin shifra të mëdha, apo korrupsionit të një qeverisje gati dhjetëvjeçare, pasojat mund të jenë analoge, për Amerikën, apo Perëndimin në përgjithësi. Po t’i shtosh edhe faktin se, Shqipëria gjendet në një rajon të ngatërruar si Ballkani, ku ka dhe popull shqiptar në disa shtete të tij, kupton pse Perëndimi, është më shumë i angazhuar, të ruajë shtetin dhe jo pushtetin. Po ka dhe një arsye, thjesht pragmatike, për këtë. Amerika, apo Evropa, nuk kanë dalë në shesh për të humbur para, por për të fituar para nga marrëdhënia me të tjerët. Kjo realizohet, kur shteti, a shtetet që ke përpara, nuk ngatërrojnë shtetin, me pushtetin. Natyrisht, mund të ketë periudha afatshkurtra, kur ekzistenca e pushtetit është faktor i rëndësishëm, për të mbajtur gjeopolitikën përreth e në këtë rast, llogaria mbahet mënjanë, për t’u larë në kohë tjetër.

Thënë shkurt: Amerika dhe Evropa, mbajnë ekuilibrin e shtetit, duke vëzhguar marrëdhëniet pozitë-opozitë, që e sigurojnë këtë ekuilibër. Këtë bëjnë edhe në Shqipëri, që për ta, nuk është një vend i botës së tretë, ku një grusht shteti i përhershëm, ndërron pozicionet e pushtetit, pa dëmtuar rajonin përqark. Shqipëria është në mes të Evropës dhe nga vendet më të rëndësishme të Ballkanit, ku kjo filozofi nuk lejohet.

Në gjendjen e tanishme, ku opozita është përtokë, është fare e natyrshme që ekuilibri dinamik, të sigurohet duke vëzhguar pushtetin që, në vende si yni, ka treguar rregullisht, që çmendet nëse nuk ka opozitë. Në këtë sens është e qartë se, kryesisht aleati qendror yni, pra Amerika, mund të kërkojë nga organizmat, SPAK a BKH, të mbajnë fort ekuilibrin e shtetit, që sigurohet si i tillë, duke mbajtur në vëzhgim shtetin dhe jo pushtetin.

Nuk është e vështirë të kuptohet, se në republika kryeministrore si e jona dhe veçanërisht, pas 2008-ës, ai që fiton, mban, përcakton dhe kërkon të kontrollojë të gjithë pushtetet. Këtë rrugë të rrezikshme e prenë amerikanë dhe europianë, duke luajtur me mjete minimale. Ata i hoqën kryeprokurorit fuqinë e tij, duke e decentralizuar këtë pushtet, që mund të korruptohej dhe të binte në dorën e kryeministrit aktual, apo pasardhës. Ky është thelbi i reformës për drejtësi dhe mjeti me më pak kosto, që përdorin amerikanë dhe europianë, kur kërkojnë të kontrollojnë pushtetet. Në këtë sens, vetëm një budalla nuk e kupton se kur, amerikanët, apo europianët, nuk tregojnë përralla kur kërkojnë ndarjen e pushteteve. Nuk çuditem që nëpërmjet SPAK, apo BKH, çështjet e mëdha të kalojnë, sot a nesër, në duart e prokurorëve të vegjël në rrethe, që do qërojnë hesapet me peshqit e mëdhenj të pushtetit. Këto lloj organizimesh me kosto minimale, besoj që shpejt a vonë, do të veprojnë në Shqipëri dhe ata që do paguajnë fillimisht, do të jenë njerëzit e pushtetit. Është normale që të mos goditet fillimisht opozita, që në kushtet aktuale është përtokë dhe nuk e luan dot gjëkundi rolin e ekuilibruesit dinamik që mban shtetin.

Për ta mbyllur. Ka shumë të ngjarë që Kryeministri aktual, Berisha, Meta, apo klasa politike në përgjithësi, të mos e kuptojnë se, të huajt që kanë ardhur këtu, në emër të Evropës, a Amerikës, kujdesen për shtetin e jo për pushtetin. Po të bënin të kundërtën, duhet të përgatiteshin për të hedhur miliardat e shteve të tyre, që duhen kur pushtetmbajtësit, të krijonin gropën ekonomike të radhës.

Ditën që pushtetmbajtësit të kuptojnë se, amabasadorja amerikane, apo të Evropës, janë miqtë, po dhe armiqtë e tyre më të mëdhenj e kjo, jo nga dëshira për demokraci – por, thjesht shtetërore, – klasa jonë politike, do të mësojë që të mos ankohet më, poshtë e përpjetë.

Next Post
Nëna e Caroline: Ai përbindëshi më mori për të zgjedhur arkivolin dhe më kërkoi 2000 euro

Piloti para gjykatës, rrëfen me detaje pse dhe si e vrau gruan Caroline: Në fillim e përqafova dhe pastaj e mbyta me jastëk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In