• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse alienët nuk duan që të vijnë në Tokë?

by
27/08/2015 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse alienët nuk duan që të vijnë në Tokë?

Me dekada të tëra jemi duke u munduar që të kontaktojmë me krijesa të tjera inteligjente, jashtë Tokës, por kjo nuk është duke na shkuar për dore. Mos ndoshta alienët me qëllim nuk duan të vijnë te ne?

Nëse alienët janë në një shkallë më të lartë të zhvillimit sesa ne, atëherë ekziston mundësia që ata, përkundër mundësisë që mund ta kenë, nuk duan që të na kontaktojnë. Ne kemi përpiluar një listë me shkaqet më të mundshme për një gjë të tillë.

Gjuha

Ne njerëzit flasim gjuhë të ndryshme dhe, përkundër asaj se shumica prej nesh mundohemi të flasim anglisht, këtë e bëjmë me mangësi të mëdha. Paramendoni sikur ju të ishit alien dhe t’ju duhej që të bisedonit me njerëzit. Kjo do të ishte e vështirë, apo jo? Përpos kësaj, ne bisedojmë me aludime dhe metafora. Ne rrejmë, i bishtnojmë të së vërtetës dhe mundoheni t’ua bëjmë qejfin të gjithëve.

Ende konsiderohemi specie primitive

Sipas disa parametrave, mund të thuhet se ne jemi në fillim të civilizimit të mirëfilltë, apo thënë ndryshe jemi një specie primitive. Sipas shkencëtarit Dr. Michio Kaku, ne nuk mund të konsiderohemi as civilizim i tipit 1. Paramendoni, valët audio dhe video që i transmetojmë në gjithësi. Çka mund të mendojnë për ne alienët nëse shohin emisione të tilla, si “Kardashians”, p.sh? Pra, përpos nëse duan ta ndërmarrin një mision për të na shpëtuar nga vetvetja, nuk ka ndonjë arsye tjetër pse ndonjë racë e përparuar alienësh do të donte ta vizitonte Tokën.

Jemi një planet i dhunshëm

Për ndonjë vëzhgues neutral, ne, si planet, mund të dukemi shumë planet i dhunshëm. Sa e sa luftëra kemi bërë deri më tani? Përpos kësaj, ne nuk jemi duke bërë asgjë për t’i fshehur tendencat tona të dhunshme nga pjesa tjetër e galaktikës tonë. A do të shkonit ju në ndonjë planet ku tanimë ka pasur edhe sulme me armë bërthamore (Hiroshima, Nagasaki)? Me gjasë, jo!

Planeti ynë mund të jetë i dëmshëm për alienët

Pakti se ambienti në Tokë është i përshtatshëm për ne, si dhe për krijesat e tjera të gjalla, nuk dmth se ai është i tillë edhe për alienët. Ekzistojnë dallime të mëdha, kështu që krijesat e tjera, të lindura në ata planetë, mund të kenë nevoja të ndryshme jetësore. Pra, disa alienë thjesht mund të mos jenë të përshtatshëm për të mbijetuar në Tokë.

Nuk mund të vijnë te ne

Pa marrë parasysh sa të përparuar që mund të jenë alienët, ekziston mundësia që ata të gjenden tepër larg nga ne, sa që ende nuk kanë mundësi të vijnë këtu. Nuk është e thënë që ne të jemi raca më e prapambetur në univers. Ka mundësi që të ketë edhe alienë që, p.sh., mund të jenë në fazën e bronzit, apo të gurit, të zhvillimit.

Kemi metoda të kufizuara të komunikimit

Me vite të tëra jemi munduar që të kontaktojmë me krijesat në planetët e tjerë. Por, edhe SETI (Search for Extraterrestrial Intelligence – kërkimi për qenie inteligjente, jashtëtokësore) ende është duke e përdorë metodën e njëjtë të komunikimit, të cilën e ka përdorë me dekada të tëra – radio valët. Çka nëse alienët nuk përdorin metoda aq primitive të komunikimit dhe, thjesht, nuk mund të na dëgjojnë? Shkencëtarët duhet që të përkujdesen që, në tentim që të kontaktojmë me alienët, t’i përdorim të gjitha metodat e mundshme të komunikimit.

Next Post

OSHEE lë telat e korrentit të prerë, humb jetën një grua në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com