• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Albini e do Albulenën, e opozita jo

by Baton Haxhiu
22/04/2025 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Pse unë do ta zgjidhja Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit? Dhe pse opozita nuk e do?

Po të kishte pozita logjikë politike, nuk do të duhej të kishte asnjë dyshim. Sepse nëse qëllimi është ta çosh sistemin në një pikë tensioni të përhershëm, ku procedura shkelet pa pendesë dhe përplasja bëhet metodë qeverisjeje, atëherë Albulena Haxhiu i përmbush të gjitha kushtet. Ajo është zgjedhja ideale për ta çuar Kuvendin në kufijtë e absurdit institucional, për ta kthyer ligjërimin parlamentar në një skenë britmash, dhe për ta bllokuar çdo kthim në normalitet.

Ajo është e vetmja që ngjitet mbi procedurat me një vetëbesim që nuk vjen nga rregullorja, por nga roli që i ka dhënë lideri. Është e vetmja që mund të bertasë me një zë aq të hollë sa të irritojë edhe mikrofonët, të ofendojë me një fytyrë të bindur se po thotë të vërtetën, të viktimizohet si e sulmuar dhe në të njëjtën kohë të shfaqet si triumfuese e drejtësisë imagjinare që ka ndërtuar vetë. Është një figurë që i përket një logjike politike ku forca nuk matet me elegancë, por me këmbëngulje të verbër. Kjo formë e të bërit politikë është shprrallim.

Por, pikerisht opozita nuk e do këtë shprralim dhe për këto arsye që duhet të zgjidhet si kryetare, opozita nuk e do. Mendon ndryshe! Çka mendojnë këta burra e gra të opozitës?

Nuk është se opozita frikësohet për fuqinë që ka, por për mungesën e çdo parashikueshmërie në mënyrën si do të sillet. Mendojnë që nuk do ta gjejnë asnjëherë në pozicionin e baraspeshuar, por gjithmonë në një nga skajet e tij, ose duke britur për drejtësi, ose duke përligjur shkeljet si akte guximi. E di opozita që, në vend të dialogut parlamentar, ajo do të marrë një deklaratë të përgatitur, të recituar me nerv dhe patos. E dinë që përballë do të kenë jo një kryetare të Kuvendit, por një zëdhënëse të një ideologjie që ka marrë formën e një karakteri personal, të padiskutueshëm.

Ajo, Albulena, është ai tip njeriu që ndodhet gjithmonë në krizë me vetveten, një krizë të cilën nuk arrin as ta dallojë, lëre më ta kuptojë. Duket sikur zgjohet çdo mëngjes për t’u bërë dikush tjetër: për shembull, një Margaret Thatcher me buzëkuq të pambrojtur; një stiliste e pazgjuar që i vesh idetë me ngjyrat e aksioneve politike. Veshja është gjithnjë një përpjekje për të qenë “fashion”, por ajo gjendje është fryti i delikatesës. S’e bën as ajo as shefi i saj sepse të dy kanë shije të munguar serioze.

Posaçërisht ajo, Albulena, sjell vulgaritetin e tensionuar që nuk është as i freskët, as i kalbur, është vetëm artificial. Flokët në publik prej kohësh i ka gjithnjë të nxjerra me kujdes si një përpjekje për të qenë protagoniste në një festival televiziv, por zëri i hollë, me tension të brendshëm që kërkon të duket si autoritet, në të vërtetë i ngjan më shumë alarmit të një ashensori të prishur se sa fjalës së një udhëheqëseje.

Fjalët që përdor nuk i përkasin, janë si rrobat e një parade politike të huaj, që i vesh për t’u dukur se di, por i bien nga shpatullat sapo niset të ecë. I përdor me frymën e dikujt që ka mësuar retorikën, por jo kuptimin. Ajo nuk flet, ajo reciton një lloj dramë të brendshme që kërkon spektatorë. Dhe në këtë dramë, rolet janë të ndara, ajo është viktima, të tjerët janë komplotistët. Por shfaqja e saj gjithnjë është e dobët, sepse askush nuk i beson më karriges që kërkon me britma, as procedurës që shkel me ndershmëri të fabrikuar.

Në të vërtetë, është një figurë që i ka shpëtuar ironisë së vetvetes. Sikur ta dinte sa e paqëndrueshme është në raport me imazhin që dëshiron të ndërtojë, do të ishte një personazh melankolik. Por ajo është vetëm nervozisht e bindur për të vërtetën e saj. Dhe aty, fillon groteska në rolin që mban.

Në këtë grotesk të politikës në Kosovë, Albulena Haxhiu është një aktore pa skenografi, një protagoniste pa tekst origjinal, një version i deformuar i fuqisë që donte të dukej e butë, por vendosi të bëhet e papërkulur pa e kuptuar se forca pa finesë e zhvesh njeriun nga dinjiteti, jo nga dobësia.

A është ajo e duhura për të drejtuar Kuvendin? Jo. Por është perfekte për atë që Kurti dëshiron nga Kuvendi. Kurti nuk do vend ku ndërtohet marrëveshja, por teatër ku interpretohet vullneti. Dhe ajo, pa dyshim, është aktorja më e përkushtuar e këtij shfaqjeje.

Prandaj Albini e do si zë të tijin kur ai nuk flet, e opozita nuk e do as si jehonë kur britma e saj don të bëhet ligj. Sepse ajo nuk i jep zë të vërtetës, por e shndërron të vërtetën në koreografi të bindjes, ku çdo gjest është për shfaqje dhe asgjë për drejtësi.

Next Post
Kandidat i Berishës/ Vettingu nxjerr nga sistemi i drejtësisë ish-prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja

Kandidat i Berishës/ Vettingu nxjerr nga sistemi i drejtësisë ish-prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil

VIDEO / Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil

April 27, 2026
E kërkonte e gjithë bota, CNN shkruan për Ervin Matën: U kap në një qendër tregtare, iu sekuestruan dokumente dhe…

E kërkonte e gjithë bota, CNN shkruan për Ervin Matën: U kap në një qendër tregtare, iu sekuestruan dokumente dhe…

April 27, 2026
U përplas me një makinë në Berat, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

U përplas me një makinë në Berat, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

April 27, 2026
U godit me gur në kokë nga motra e mitur gjatë lojës, 4-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

U godit me gur në kokë nga motra e mitur gjatë lojës, 4-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

April 27, 2026
Nuk ka negociata në horizont, Irani merr mbështetjen e Vladimir Putin

Nuk ka negociata në horizont, Irani merr mbështetjen e Vladimir Putin

April 27, 2026
Akuzohet për trafikimin e 240 kg kokaine, arrestohet në Brazil Ervin Mata

Akuzohet për trafikimin e 240 kg kokaine, arrestohet në Brazil Ervin Mata

April 27, 2026
Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku tërheqin kandidaturën për President të Kosovës

Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku tërheqin kandidaturën për President të Kosovës

April 27, 2026
Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind SHBA

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind SHBA

April 27, 2026
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Opozita do i japë Ramës goditjen që meriton më 8 maj

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Opozita do i japë Ramës goditjen që meriton më 8 maj

April 27, 2026
Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In