• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Albin Kurti duhet të shkojë në Athinë

by Mero Baze
21/08/2023 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Albin Kurti duhet të shkojë në Greqi. Zërat që ai duhet të mbajë anën e Shqipërisë në konfliktin me Greqinë janë të paarsyeshme. Mbi të gjitha për falsitetin e konfliktit greko- shqiptar. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë asnjë konflikt thelbësor.

Tridhjetë vitet e fundit konfliktet mes Shqipërisë dhe Greqisë, vërtiten rreth një dy njerëzve, Fredi Belerit dhe Sali Berishës, që në fakt në këtë rast nuk janë dy persona, por një mekanizëm konfliktesh.

Sa herë që Greqia ka nevojë t’i tregojë vendin Shqipërisë gjendet një person si Beleri. Në prill të vitit 1994, bashkë me disa komando paramilitarësh grek, ai u vetëmburr se sulmuan një postë kufitare shqiptare, ku vranë dy ushtarakë.

Greqia e arrestoi për disa muaj, derisa e liruan për “mungesë provash”. Ndërkohë Sali Berisha çoi tanket në kufi dhe mijëra emigrantë shqiptarë u kthyen nga Athina. Sali Berisha në shenjë hakmarrje arrestoi pesë përfaqësues të minoritetit grek për konspiracion kundër Shqipërisë, duke e bërë edhe më lëmsh situatën.

Në vitin 1996 u qetësua sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Nënshkruam Traktatin e Miqësisë mes dy vendeve, duke bërë një hap serioz institucional në raportet mes dy vendeve.

Në vitin 1997, ndërsa Shqipëria u zhyt në trazira politike po për shkak të Sali Berishës, pati sërish një përpjekje për ta konsideruar kryengritjen e jugut si kryengritje vorio-epirote dhe po të hapësh arkivat e televizioneve greke, të vjen turp dhe po të jesh gazetar grek.

Por dhe ajo kaloi. Përsëri u lidhëm shumë fort dhe vazhduam përpara.

Prej atëherë çdo krizë mes dy vendeve është një krizë e rekomanduar nga dikush prej përfaqësuesve politik të pakicës greke në Shqipëri, të cilëve sa më shumë u bien votat në Shqipëri, aq më nervoze e bëjnë Athinën kundër Shqipërisë.

Shqipëria ka dy bashki që janë krijuar për të respektuar pakicën greke, është ajo e Finiqit dhe e Dropullit, ku jetojnë 100 për qind pjesëtarë të pakicës greke. Të dyja bashkitë i ka fituar Partia Socialiste në paqe të plotë, me vota të qarta.

Bashkia e Himarës, që është një bashki e përzier, ku tre fshatra janë me tendencë për t’u quajtur pjesëtarë të pakicës greke dhe pjesa tjetër shqiptare, është bërë problem pikërisht prej Belerit. Ka tridhjetë vjet që ky njeri shfaqet sa herë duhet ndonjë sherr me Greqinë.

Edhe këtë radhë e kemi peshqesh prej Sali Berishës, por tani jo si armik të tij, por si aleat të tij.

Nuk po i hyj debatit nëse duhej arrestuar apo jo se jam shprehur kundër arrestimit të tij që në momentin që u arrestua. Po aq absurd më duket fakti që nuk merret iniciativa që ai të betohet dhe nëse dënohet, t’i hiqet prapë mandati.

Dhe nuk e kam nga respekti për Belerin, por nga fakti që e di përse e përdorin të dyja palët. U duhet sa herë duan sherr. Është i vetmi grek që është në dispozicion për ‘kokë turku’ në Shqipëri, nga të dy vendet.

Por konflikti për të dhe rreth tij nuk është serioz. Greqisë i duhet sa herë ka zgjedhje, që të duket vend patriot, Shqipërisë i duhet sa herë do t’i tregojë Greqisë se nuk është vend parimor evropian, kur mbron një delenxhi dhe bën presion mbi drejtësinë.

Pasi kalojnë zgjedhjet atje dhe hallet këtu, vendoset prapë paqja. Pra Edi Rama shkon bëhet mik me kryeministrin, ulen në dreka e darka private e zyrtare dhe vazhdojnë punën për t’u pajtuar dhe me Erdoganin.

Shqipëria ka rreth 800 mijë qytetarë të saj që jetojnë në Greqi dhe dy vendet janë të dënuara të jetojnë në paqe dhe harmoni me njëra- tjetrën.

Dhe tani absurdi është që Edi Rama ka leverdi që Greqia t’i zbojë shqiptarët e të kthehen këtu, pasi ka nevojë për fuqi punëtore, kurse Greqia ka leverdi t’i mbajë se janë bërë pjesë e ekonomisë dhe shoqërisë greke.

Kosova nuk e ka këtë luks. Kosovës i duhet Greqia si një nga pesë vendet që nuk e njeh dhe që mund të thyejë akullin.

Madje mendoj se ky është një rast i mirë për Albin Kurtin, të afrohet dhe më shumë me Greqinë, qoftë dhe duke qenë i sinqertë në urrejtjen që ka për Edi Ramën. Le ta shesë e ta shajë atë, t’i bëjë ç’të dojë, nëse mendon se mund ta bindë Micotaqisin ta njohë Kosovën.

Është një rast i artë të përdorë veset e politikës greke ndaj Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën. Le të përdorë çfarë mund, edhe nëse këshilltarja e tij, pjesëtare e pakicës greke në Shqipëri, ka njerëz në shërbimin sekret grek, aq më mirë. Boll të bëjë diçka.

Në Tiranë nuk e merr inat askush. Në Tiranë nuk e merr kurrë njeri seriozisht krizën me Greqinë. E dinë që është gjithmonë për Belerin, ose të klonuarin e tij.

Në Shqipëri nuk ka histeri kundër Kurtit, siç ka në Kosovë kur i thonë Edi Ramës pse e takon Vuçiqin që nuk e do Albinin. Në Shqipëri nuk i thotë askush Kosovës dhe Albin Kurtit pse po na ngulni thikën pas shpine duke shkuar në Athinë.

Nuk ka asgjë të keqe që Albin Kurtit dhe pushimet i bën në Greqi, dhe jo në Shqipëri. Në Shqipëri vjen i bën pushimet kryeministria e Italisë. Sivjet, kur Shqipëria është pushtuar nga miliona turistë nga gjithë bota, të vetmit që mungojnë janë turistët grekë dhe asambleja e Vetëvendosjes, përveç atij tipit që na shiste 11 mijë doza drogë.

Shkoni në Athinë. Greqia nuk është e Belerit. Shqipëria jo e jo.

Shkoni dhe përpiquni qoftë dhe në mënyrë të pamoralshme ta shfrytëzoni inatin sezonal të Athinës zyrtare me Shqipërinë, për t’u afruar me të. Nëse arrini diçka, akoma më mirë.

Nuk është e nevojshme t’ia dini për nder Edi Ramës që “për inat të tij po flini me mullixhinë”. Rëndësi ka të bëni diçka. Kështu e keni dhe më të lehtë ta kuptoni se sjellja me një shtet nuk është çështje emrash, personash apo miqësish.

Kosova është e respektuar që është ftuar nga kryeministri i Greqisë qoftë dhe në rrugë informale.

Mos u kompleksoni nga ata që thonë se po i ngulni thikën në shpinë Shqipërisë. Është fat që Shqipëria ka mundësi ta ndihmojë Kosovën qoftë dhe krizat e saj me Greqinë.

Mos e humbni këtë rast edhe pse është një shans që ua ka krijuar Fred Beleri, i cili tani është institucioni i kundërshtarit të Edi Ramës. E ka dhe ai një armik të përbashkët me Albin Kurtin, Edi Ramën dhe Shqipërinë.

Next Post
VIDEO/ Zëri i Amerikës: Dilemat e zbulimit spektakolar në Lin të Pogradecit

VIDEO/ Zëri i Amerikës: Dilemat e zbulimit spektakolar në Lin të Pogradecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In