• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse adoleshentët ‘arratisen’ gjithnjë e më shpesh nga familjet?!

by Java News
24/12/2018 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Largimi i të miturve nga banesat, kryesisht adoleshentë, është kthyer në një fenomen shqetësues edhe për policinë e shtetit. Prindërit të alarmuar pasi humbin kontaktet me fëmijët denoncojnë rastet që në shumicën e tyre gjenden pas rreth 24 orësh ose kthehen vetë në banesë. Vetëm javën e fundit në kryeqytet janë regjistruar 2 raste ku dy motra dhe vëlla e motër u larguan nga banesa me dëshirë.

Në të dyja rastet të miturit u gjendën shumë kilometra larg banesave të tyre. Sipas psikologëve këto veprime janë pasojë e problemeve në familje por edhe një marrëdhënie të mbyllur mes prindërit dhe fëmijës.

“Largimi nga shtëpia mund të sjellë sjellje të pakontrolluar të fëmijëve të nxitur nga emocionet, por edhe nga inati personal si pasojë e konflikteve që lindin gjithmonë në familje.

Kjo është mosha më delikate, për shkak pasi lind dhe kriza e identitetit, ku fëmijët priren të nxiten kryesisht nga emocionet sepse është mosha që fillojnë dhe lidhjet e dashurisë dhe njohjet midis të rinjve, por ka dhe një përplasje të botë-kuptimit midis prindërve dhe fëmijëve. Dhe sigurisht që kjo nxit gjithmonë konfliktin dhe bën të mundur që në tension e sipër, në inat e sipër të rinjtë të largohen, duke shkaktuar kështu sjellje në të cilat do të mendojnë që prindërit do t’i vënë përballë përgjegjësisë dhe vështirësisë”, tha Aurela Agalliu, psikologe.

Në këtë situatë prindërit duhet të marrin edhe rolin e psikologut.

“Unë do të rekomandoja kryesisht një kujdes shumë të lartë të prindërve në komunikim me fëmijët, duhet të komunikojnë, nuk duhet të nxisin konfliktin, nuk duhet të reagojnë ashpër sepse pikërisht është koha dhe momenti kur ata kanë më shumë nevojë të dëgjohen, të mbështeten dhe vlerësohen”, shprehet Aurela Agalliu, psikologe. TCH

a.meta

Next Post
Bashkia koncert për Krishtlindjen, Veliaj: Më e mira për Tiranën!

Bashkia koncert për Krishtlindjen, Veliaj: Më e mira për Tiranën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

February 6, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

February 6, 2026
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In