• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse 30 Qershori nuk mund të jetë një “1997” e dytë!

by Alfred Peza
25/04/2019 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Përtej arsyeve shkencore që lidhen me teorinë e propabilitetit, se një gjë nuk ndodh apo nuk përsëritet dy herë njësoj në kohë dhe rrethana të ndryshme, ka shumë arësye të tjera të natyrës politike por jo vetëm, që e pamundësojnë sot në 2019 përsëritjen edhe njëherë të vitit të zi 1997 në Shqipëri.

Ajo që po ndodh pas daljes së opozitës sonë nga sistemi parlamentar, nga mosregjistrimi i 6 partive të saj deri më 23 prill në KQZ dhe firmosja e marrëveshjes për të mos marë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, mund të na çojë kudo tjetër në zhvillimet e ardhshme demokratike të vendit, por kurrësesi në një 1997 të dytë.

Ndryshe nga sa deklarojnë liderët e “Opozitës së Bashkuar”, mediat pranë tyre dhe kushdo tjetër, situata drejt ditës së zgjedhjeve lokale dhe pas tyre, tregojnë se jemi pranë një “Anti 1997”-te, ose pranë një 1997 në një sens tjetër.

Le ta shpjegojmë këtë.

Së pari, “Viti 1997” nuk ndodh sepse atëherë për shkak të rënies së firmave mashtruese piramidale, 95% të shqiptarëve iu fut dora në xhep, duke iu vjedhur individualisht të gjitha kursimet e jetës së tyre me bekimin e qeverisë dhe mazhorancës së Presidentit Sali Berisha. Ai i kishte siguruar shqiptarët se paratë e tyre ishin më të pastrat në botë, kursimet e tyre të sigurta dhe firmat ishin modeli i kapitalizmit të ri shqiptar. Shqiptarët me të drejtë ngrihen sa herë që u preket interesi i tyre individual financiar, siç ishte rasti i protestës së rreth një viti më parë të banorëve të Kukësit, që u ngritën kundër tarifës së kalimit të automjeteve të tyre në Rrugën e Kombit.

Së dyti, “Viti 1997” nuk përsëritet më sepse në pushtet nuk është as Partia Demokratike, as Sali Berisha dhe as qeveria e mazhorancës së saj. E cila e la situatën të agravonte dhe kërkoi më pas që ta administronte me metoda policore dhe nëpërmjet shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Së treti, Shqipëria sot ndryshe nga atëherë kur u hapën depot e armatimeve luftarake të ushtrisë me anë të të cilave u armatos e gjithë popullsia civile, është prej 10 vjetësh tashmë një vend anëtar i NATO. Në Kuçovë po ndërtohet një bazë e saj dhe kurrë nuk ka ndodhur që një vend anëtar i aleancës së atlantikut të veriut të destabilizohet si Shqipëria e 1997.

Së katërti, shoqëria shqiptare pas 22 vjetësh është një shoqëri krejt tjetër. Atëherë gjithë pjesëtarët e saj humbën gjithçka nga ana social- ekonomike, ndërsa sot, nëse përsëritet një 1997 e dytë, secili rrezikon ose mund të humbasë shumëçka.

Po ku dallon politikisht ajo periudhë me periudhën e sotme dhe kush është pika që i bashkon?

Atëherë Partia Demokratike ishte në pushtet. Sot është në opozitë. Për shkak të rebelimit të një pjese të madhe të popullsisë kundër keqeverisjes së vendit, nuk ndodhi ajo që në historinë e politologjisë njihet si “At vrasja politike”. Kjo për shumë arësye që janë shpjeguar disa herë përgjatë këtyre viteve.

Një proces që e kanë kaluar shumë kombe të qytetëruara si Franca, Anglia apo Italia e etj. Pas së cilës largohet elita e vjetër politike që ka drejtuar vendin deri në atë moment. Kjo presupozon që elitat e reja politike që vijnë pas kësaj, bëhen të ndërgjegjashme për përgjegjësitë që kanë përpara qytetarëve, duke mos i çuar më vendet e tyre drejt kaosit e destabilitetit, por drejt sigurisë dhe stabilitetit.

Ndryshimi është se këtë radhë jemi në kushtet kur lidershipi i opozitës sonë po i çon partitë e tyre, drejt “At vetvrasjes politike”. Nëse në vitin 1997 më e keqja u shmang dhe vendi iu rikthye me vështirësi por më me vendosmëri demokracisë gjithnjë e më funksionale.

Në 30 qershorin e 2019, ndoshta askush nuk mund ta ndalojë dot më “At vetvrasjen politike” të opozitës sonë. Madje, as vetë gjashtë kryetarët e partive që firmosën marrëveshjen për të dalë njëherë e përgjithmonë, nga sistemi politik i vendit.

Në këto kushte, ajo që pritet të vijë më pas, mund të jetë një periudhë me një dinamikë krejt tjetër politike nga ajo e 22 viteve pas 1997. E tillë që do ta çojë Shqipërinë drejt BE, demokracisë funksionale, stabilitetit afatgjatë dhe një shteti modern të së drejtës, pa këtë elitë të vjetër politike që ka sot.

Next Post
VIDEO / Dalin pamjet, policia bastis shtëpitë e të ndaluarve për “Rinasin”

VIDEO / Dalin pamjet, policia bastis shtëpitë e të ndaluarve për "Rinasin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

June 21, 2026
Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

June 21, 2026
Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

June 21, 2026
Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

June 21, 2026
“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

June 21, 2026
Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

June 21, 2026
Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

June 21, 2026
Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In