• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse 30 qershori 2019 do jetë një fushatë ndryshe!

by Alfred Peza
21/11/2018 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Të gjitha shenjat e derisotme janë se zgjedhjet e reja lokale të vitit të ardhshëm, do të jenë të ndryshme edhe se zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. E për rrjedhojë, shumë më ndryshe se zgjedhjet e tjera përpara tyre. Ka shumë arësye për këtë. Por le ti marim me radhë e të rendisim disa prej tyre.

Së pari, këto zgjedhje kanë formësuar që tani, ndryshe nga sa më parë aleancat e dy grupimeve të mëdha politike në mazhorancë dhe në opozitës. PS është e qartë dhe e ka deklaruar herët se është në aleancë me qytetarët, çfarë do të thotë se ajo po bëhet gati që të dali në fushatë me 61 kandidatët e saj për garën në po kaq bashki të vendit. Kjo zgjedhje bën që mazhoranca qeverisëse ta ketë të qartë objektivin që tani dhe të mos ketë asnjë problem tjetër veç fokusit për një organizim maksimal, në kushtet kur do të garojë për herë të parë, e vetme kundër të gjithë aktorëve dhe faktorëve opozitarë e antiqeveritarë, si brenda ashtu edhe jashtë politikës.

Së dyti, sfidat e opozitës duket se këtë radhë, janë të kundërta me ato të PS dhe Edi Ramës. Për herë të parë pas shumë vitesh, opozitës së vjetër (Partisë Demokratike) do i duhet që të garojë në zgjedhje, bashkë me opozitën e re (Lëvizjen Socialiste për Integrim) që iu bashkua asaj vetëm pas zgjedhjeve të 2017. Po ta mendosh që këto zgjedhje janë një sfidë jete për LSI-në që u rikthyer pas 8 vitesh pushteti në opozitë, atëherë kuptohet që nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë për PD që të mbajë të frenuar oreksin e saj.

Së treti, PD-ja vetë është futur në një proces zgjedhor të brendshëm të cilin synon ta mbylli përpara vitit të ri, në mënyrë që nga janari e deri në qershor të jetë fokusuar vetëm në garën elektorale për zgjedhjet bashkiake. Nëse vërtetohen zërat se ky proces do të jetë akti i fundit i Lulzim Bashës për të larguar edhe ato pak që nuk i konsideron të vetët, e për të zgjedhur në vend të tyre në krye të PD personazhet e katapultuar prej tij, atëherë kjo mund ti rrezikojë përsëritjen e skenarit të 2017 kur opozita nën drejtimin e tij mori 240 mijë vota më pak se në 2013.

Së katërti, opozita e bashkuar numerikisht ka shumë më tepër halle për të menaxhuar sesa duket në plan të parë. Sepse tradita politike e 28 viteve të fundit në Shqipëri ka treguar se qeverisja i bashkon ambicjet rreth pushtetit, ndërkohë që opozita i ndan ato në pritje dhe në padurimin e rikthimit. Këtë po e tregojnë që tani liderët e partive të vogla, por aleate tradicionale me PD, si ajo e Fatmir Mediut, Dashamir Shehit dhe Agron Dukës që po i bëjnë presion Bashës për reformën elektorale. Nga ana tjetër Nard Ndoka dhe agrarët kanë artikuluar që tani pretendimet dhe preferencat e tyre për bashki të caktuara në zona të ndryshme të vendit. E si të mos mjaftonin të gjitha këto, vetëm Lulzim Basha mund të dijë se si do të bëjë bashkë në këto zgjedhje Vangjel Dulen e pakicës greke me Shpëtim Idrizin e çamëve, i sapo afruar edhe ai me PDIU-në e tij në opozitën e madhe.

Por nuk janë vetëm këto katër apo më shumë faktorë më së shumti brenda gardheve të partive dhe aleancave politike, ajo që e bën ndryshe fushatën elektorale të 30 qershorit 2019, në raport me zgjedhjet e tjera. Sepse këto probleme, ku më shumë e ku më pak, kanë qenë edhe më parë në periudhat e tilla përpara fushatave zgjedhore të kaluara.

Më kryesorja që e bën ndryshe këtë proces, është qasja që të gjitha partitë, grupimet elektorale, liderët politikë dhe kandidatët për kryetarë të bashkive në të gjithë vendit, do të kenë me elektoratin në kushtet e reja. Në kushtet kur demokracia e rrjeteve sociale dhe e mediave online, e kanë ndryshuar duket kryekëput nga përpara kësaj epoke, raportin mes tyre. Ata që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm kanë lindur në vitin 2001 dhe janë një brez me mentalitet krejt tjetër nga ai i prindërve të tyre. Madje prindërit e tyre vetë kanë qenë fëmijë apo adoleshentë në vitin 1990 dhe janë edhe ata të paindoktrinuar nga mentaliteti i dikurshëm komunist i militantizmit qorr dhe i rendjes symbyllazi pas flamujve të partive politike.

Liderët politike po e kuptojnë edhe vetë këtë, kur duket se e kanë gjithnjë e më të vështirë që ti qasen elektoratit me steriotipet e dikurshme politike dhe të fushatave të kaluara zgjedhore. Lulzim Basha ishte i fundit që e pësoi duket nga kjo, kur në forumin “Studentët për qeverisjen e mirë” njëri nga të pranishmit, pa iu dridhur qerpiku i tha se njerëz si ai janë produkt i një politike që ka qenë katalizator i rrënimit kulturore të vendit dhe se ky perceptim “për politikanë si ju, është një nga arësyet se përse të rinjtë po largohen nga vendi”.

/b.d

Next Post
“Dekani i Kamzës u bë palë me Bashën”, ish-zv.ministri braktis takimin me studentët

"Dekani i Kamzës u bë palë me Bashën", ish-zv.ministri braktis takimin me studentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In