• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse 12 vjet më parë e quajtëm: “Shtetasi Berisha”

by Kreshnik Spahiu
23/10/2023 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

SHBA dje ka heshtur për arrestimet në familjen e shtetasit Berisha.

Ata në fakt nuk janë indiferent por thjesht duan ti japin meritën SPAK-ut.

Askush nuk e ka fituar dot një luftë kundër Amerikës. Në fakt, fundi i shtetasit Berisha pritej të ishte tragjik në kohën dhe vendin e duhur.
Kjo që ka ndodhur është vetëm fillimi i një drame politike që do shoqërojë vitet e fundit të ish-kryeministrit të Shqipërisë.

“Edhe një provë të vetme nëse më publiokojnë SHBA për korrupsion ndaj meje, unë do laegohem vetë nga politika” – ka deklaruar Sali Berisha në konferencë shtypi pas shpalljes tij non-grata nga SHBA.

Prokuroria speciale ja publikoi provat por shtetasi Berisha sërish nuk u tërhoq nga politika.

– 20 pallate në Klubin Partizani nuk quhen provë?

– 4 të vrarë në 21 Janar nuk quhen provë?

– 21 të vrarë dhe 300 të plagosur nuk quhen provë?

– 6 milje hapësirë detare të falura Greqisë nuk quhen provë?

– 120 milion tendera për Energjinë nuk quhen provë?

Asgjë nuk quhet provë ligjore për Berishën.

Duket qartë që shtetasi Berisha nuk do heq dorë nga politika dhe do e përdorë elektoratin e tij si anti-plumb kundër drejtësisë për çdo dosje penale.

Deri në fund të jetës së tij ai do e mbaj grupimin politik edhe sikur të katandiset me 4 deputet.

Në fakt Prokuroria sërish e ka favorizuar shtetasin Berisha. Ai po hyn në histori si i vetmi politikan që nuk arrestohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv” por në mënyrë të papreçedent i jepet “Detyrim për paraqitje”.

Prokuroria justifikohet se ai është 80 vjeç dhe nuk e mban burgun por harron të sqarojë që pse nuk kanë kërkuar “arrest shtëpie” që si plak të shoh lajmet nga shtëpia dhe mos dal rrugëve apo sallave duke kërcënuar dhe shantazhuar prokurorët me jetë.

Drejtësia penale duhet jetë propocionale.

Si mund ta kuptojë populli proçedurën penale kur drejtësia jep:

– për 50 euro arrest me burg Fred Belerit

– Për 5 milion euro detyrim paraqitje Berisha

A ka jurist ta interpretojë këtë vendim pse Fredi Belerin e mbajnë ende në burg për 50 euro kur nuk kanë çmuar të njëjtën masë për Berishën?

Drejtësia jo vetëm duhet jetë e barabartë por edhe duhet të duket e tillë.

Për këto arsye akuza penale nuk duhet të lejojë hapësira gabimesh proçedurale që i japin legjitimitet mbrojtjes politike.

Shtetasi Berisha duhet të trajtohet si i barabartë përpara ligjit.

Prokuroria duhet zhvishet nga kompleksi që ai ka qenë kryeministër dhe president.

Hija e pushtetit i çon në cedime proçedurale, siç janë vendosja e dhëndrit në masa rënduese më shumë se vjehëri.

Asnjë shqiptar nuk bindet për një drejtësi të barabartë nëse ju thua se Malltezi qenka më i rrezikshëm se Berisha prandaj të parin po e arrestojmë dhe të dytin e lëmë të lirë.

Malltezi nuk është dhe nuk mund jetë më i rreikshëm se vjehrri sepse kryeministër ishte Berisha dhe ai kishte përgjegjësitë ligjore për veprimet.

Parlamenti nuk ka nevojë për qoka juridike që ti largohen përgjegjësisë politike.

Parlamenti duhet votojë në komisionin e mandateve për të autorizuar heqjen e lirisë së Sali Berishës.

Ndërkohë opozita duhet të pranojë standardin e krijuar nga socialistët që japin autorizim drejtesisë për çdo deputet socialist që po arrestohet duke mos krijuar barriera politike.

Nga ana tjetër i ngelet Berishës të tregoj pak dinjitet në pleqëri dhe mos e shes dhëndrin duke krijuar alibinë: “që hante kumbulla pas shpinës tij”, njësoj siç tha për baxhanakun që nuk e dinte që punonte në fabrikën e Gërdecit.

Drejtësisë nuk mund ti shpëtosh duke thënë:

– nuk e njoh baxhanakun

– nuk e njoh dhëndrin

Në fund i duhet prokurorisë dhe gjykatës të “vrasë” dhe të hyj në histori.

Sot më shumë se kurrë ai s’duhet jetë për drejtësinë penale as kryeministër, as deputet dhe as kryetar opozite.

Ai eshtë thjesht: shtetasi Berisha.

12 vjet më parë në çdo dalje mediatike e quanim: “shtetasi Berisha” dhe jo kryeministri…..

Të gjithë e kishin frikë dhe as emrin nuk ja përmendnin.

Vitet kaluan dhe erdhi një ditë që …….

Next Post
“Guxoni t’i kërkoni Berishës largimin”, Flutura Açka kërkon të ikë nga PD: Kur ju vinit pasuri, unë shkruaja libra

Bardhi mori në mbrojtje Berishën, reagon Açka: Nuk mund të flasë në emër të PD-së

Comments 1

  1. Janullica Beleris musulman Progonati dhe Kostandina Mitsotakisin me dhjakun e dhjerë Vangjel Dulisi says:
    2 years ago

    Sali Berisha, është PRITE ZOT RREZIKUN.
    Ç’janë të këqija në këtë botë, mund ti presësh nga i biri i Shiqeres.
    Si skuadronet e vdekjes, Sali Berisha, ka në gatishmeri luftarake, falangat e veta të nëntokës së errët, në pritje të urdhërit nga “lartmadheria e tijë”, për tu hedhur në veprim.
    Zoti qoftë me ne dhe me popullin tonë, nga kanceri Sali Berisha.

    Reply

Leave a Reply to Janullica Beleris musulman Progonati dhe Kostandina Mitsotakisin me dhjakun e dhjerë Vangjel Dulisi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com