• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse 11 shtatori po konsiderohet më i rëndësishëm se 11 maji?

by Ylli Pata
07/09/2025 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

11 shtatori, e paralajmëruar si dita e shpalljes së qeverisë së katërt të Edi Ramës, ka shumë gjasa që të mos jetë aq shumë lajm politik.

Përveç nëse në kabinetin e ri do të jenë, ashtu siç është shoshitur në opinion, eksponentë të ardhur nga opozita.

Sido që lajmi i një qeverie të re përbën një zhvillim të rëndësishëm në çdo vend, ky nuk është vendi për Shqipërinë aktuale. Gjetja e emrave të ministrave, mund të thuhet se është më shumë gossip, pasi përbëjnë njerëzit më të rëndësishëm të pushetit ekzekutiv. Megjithatë, politikisht lajmi më i rëndësishëm është parlamenti i ri që do të konstituohet përpara qeverisë së re. Një parlament, i cili përfaqëson gjeografikisht një ndryshim, edhe pse nuk ka një rrotacion politik. Mazhoranca është me më shumë mandate, në kufirin e shumicës së 84 vota, opozita nuk është më monolite, por ka edhe përfaqësues të rinj, të cilët kanë një sfidë politike direkte në legjislaturën e re.

Mazhoranca vjen me një grup deputetësh deputues, sfida e të cilëve nuk është ngritja e kartonit, apo shtypja e butonit, por mënyra se si do të performojnë si ardhje e re.

Ndërkaq, pas parlamentit të ri, verifikimit të mandateve, zgjedhja e kryetarit, komisionet etj, procedura vijon me dekretimin e qeverisë, shpallja e kabinetit, ku sipas të gjitha gjasave, kjo do të shoqërohet në panelet e darkës, me gjetjen e lajmeve paralele për të mbytur rëndësinë politike.

Agjenda politike më pas vjen me vendimet qeveritare, polemikat që ata marrin, miratimin e buxhetit, e më pas nisin proceurat për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, kreut të ri të BKH-së, kreut të ri të SPAK, apo edhe hetimeve aktuale dhe të reja që mund të sjellë prokuroria speciale në “vjeshtën e nxehtë” që paralajmërojnë ata qarqe, të cilat kanë pasë një verë të ftohtë akull dhe duhet të ngrohen kur bien gjethet.

Lajmi real politik ka ndodhur më 11 maj në zgjedhjet parlamentare, nga ku po ndodhin ato zhvillime të këtyre ditëve. E pikërisht, nga ajo që ka ndodhur më 11 maj priten, siç ndodh në çdo vend ato reflektime për të ecur përpara.

Si do të jetë opozita e pas 11 majit, e cila së pari do të përballë një mazhorancë të shtuar në numra, por edhe në objektiva politike. Cilat janë objektivat e opozitës, karshi axhendës për anëtarësimin në BE, apo çështjet e tjera që vendi përballet? Sinjalet janë që nuk do të ketë ndonjë film të ri. Madje edhe të rinjtë, duket se po sillen tek pelikula e vjetër. Një eksponent i partisë së Lapajt deklaroi se deputetja e tyre e vetme do të bashkëngjitet me grupin e Berishës, sepse ata i përkasin qendrës së djathtë. Duke e justifikuar këtë me një retorikë të njohur se nuk mund të bëjmë votën me ata që po shesin Shqipërinë e gjëra të këtij lloji.

Duke vulosur se nga opozita, ndryshe nga sa pritet nuk do të ketë të reja. Madje edhe eksponentë të saj, i kërkojnë popullit të dalë në rrugë të rrëzojë qeverinë, e jo ata që të japin një alternativë se si duhet fituar qeveria.

Ndaj duket se edhe për një kohë lajmet e rëndësishme të gjithë i presin nga Edi Rama. Qoftë në shpalljen e qeverisë, qoftë në intervistat te Fevziu, apo takimet e deklaratat publike e ndërkombëtare. Sepse zgjedhjet dhe aktet që vijnë prej tyre, e kanë humbur rëndësinë. Por muajt ecin shpejt dhe 2027-a, kur janë votimet e radhës, zëre se erdhi…

Next Post
Kuvendi shkarkon 11 anëtarët e Këshillit Drejtues, ja se si u votua

Java e nxehtë e politikës/ Qeveria shpallet në 11 shtator, pritet dhe konstituimi i Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

May 15, 2026
Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

May 15, 2026
Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

May 15, 2026
Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

May 15, 2026
Përplasja me Merz, Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Amerikanët hodhën në kosh dhuratat e udhëheqësve kinezë, prapaskenat nga veprimi i pazakontë

May 15, 2026
Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

May 15, 2026

Nëse Sokol Stojani do të ishte ende prokuror…

May 15, 2026
Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

May 15, 2026
Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

May 15, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In