• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS zgjedh delegatët e Kongresit/ Peza: Testohet votimi elektronik dhe online

by Java News
16/11/2019 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste e Shqipërisë zgjedh sot me nje votim sipas parimit nje anetar nje vote, delegatët e Kongresit.

Procesi për zgjedhjen e tyre ka nisur ne orën 08:00 dhe pritet te zgjase deri ne oren 16:00.

Mesohet se rreth 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.

Në të gjithë vendin do të jenë 362 qendra votimi. Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza  tha se për herë të parë testohet votimi elektronik dhe online.

Sipas tij, materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin, ndërsa në Tiranë do të ketë votim elektronik.

“Sot, në orën 08:00, në të gjithë vendin ka nisur procesi i votimit sipas parimit “një anëtar, një votë” për zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste. Për këtë proces, janë të regjistruar në listat e votimit  103056 anëtarë partie, prej të cilëve 27732 janë anëtare gra. Në fletët e votimit për delegatët janë regjistruar 1496 kandidatë për delegatë të Kongresit të partisë, të propozuar e përzgjedhur nga strukturat vendore të partisë, prej të cilëve 698 janë kandidate për delegate gra,  ose 47% e numrit të përgjithshëm të kandidatëve për delegatë, që do të votohen gjatë ditës së sotme. Nga ky numër i kandidatëve për delegatë, do të dalin 706 delegatë të Kongresit, të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga gjithë anëtarësia e Partisë Socialiste, në të gjithë vendin. Në shkallë vendi janë regjistruar 60 komisionet e zgjedhjeve të partisë nëpër Bashki. Procesin e organizimit të votimit dhe monitorimit të tij në 60 bashkitë e vendit e bëjnë 300 anëtarë të komisioneve të zgjedhjeve të partisë nëpër bashkitë. Janë ngritur në shkallë vendi 363 vendvotime në Njësitë Administrative të bashkive dhe 1089 komisionerë po administrojnë procesin e  votimit të anëtarësisë në këto Njësi Administrative të bashkive. Janë shpërndarë në të gjithë vendin në komisionet e zgjedhjeve në bashki, dosjet me materialet zgjedhore, listat e anëtarëve të partisë, fletët e votimit, procesverbalet e votimeve dhe baza materiale prej 366 kuti votimi dhe 366 dhoma të fshehta. Ju njoftojë se votimi ka nisur normalisht dhe pa asnjë problem në të gjithë vendin. Në njësinë administrative Nr. 8 të Bashkisë së Tiranës, për herë të parë në historinë e  pluralizmit shqiptar, në procesin zgjedhor të një partie politike do të zhvillohet votim elektronik dhe votim on-line. Në votimin elektronik marrin pjesë 989 anëtarë partie, ndërsa në votimin on-line marrin pjesë 100 anëtarë partie. Numërimi i votave do të bëhet në të dy mënyrat e votimit. Ky proces shënon një ditë të rëndësishme për jetën dhe veprimtarinë e Partisë Socialiste, i cili do të vijojë deri në orën 16:00 të ditës së sotme.Ne do të vijojmë komunikimin së bashku, gjatë gjithë kësaj kohe, deri në daljen e rezultateve zyrtare për ta pasqyruar këtë proces me transparencë maksimale.PS”, tha Peza.

g.kosovari

Next Post
Dialogu/ Vuçiç për “Der Standard”: Kam frikë, Albin Kurti tri herë më i vështirë se Haradinaj e Thaçi

Probleme në zemër, Vuçiç shtrohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In