• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS, Xhaçka: Lulzim Basha nuk ka as vizion e as ide

by
04/05/2015 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Krijimi i Rrjetit të Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës ishte një nga premtimet e bujshme të Lulzim Bashës. Fatkeqësisht edhe ky ishte një tjetër premtim që as kishte ndërmend ta mbante dhe as nuk e mbajti. Por që i ka kushtuar jo pak bizneseve e qytetarëve të Tiranës në të ardhura të munguara dhe në zhvillim të munguar.”

Kështu u shpreh sot në një deklaratë për mediat deputetja socialiste Olta Xhaçka nga selia e PS.

Duke folur për dështimet e Bashës në bashkinë Tianë, Xhaçka tha se Lulzim Basha nuk ka as vizion e as ide dhe se këtë tanimë e pohon çdo ditë edhe kandidati i tij Dr. Halim Kosova. Për këtë arsye, Tirana do votojë për drejtimin e duhur sipas PS.

“Jo thjesht si kryeqytet, por edhe për shkak të pasurive të natyrës dhe trashëgimisë historike e kulturore që e rrethojnë, Tirana duhet të kishte një sektor të zhvilluar turizmi. Por fakti është se sot Tirana nuk krahasohet dot për numrin e turistëve as me qytete shumë herë më të vogla, por që ndryshe nga Tirana kanë pasur fatin të kenë kryebashkiakë që dinë të punojnë dhe duan të punojnë.

Zhvillimi i turizmit natyrisht kërkon punë. Kërkon punë së pari për të evidentuar destinacionet dhe vlerat e tyre, për t’i promovuar ato, për të investuar në gjelbërim, infrastrukturë, kulturë dhe art për ta bërë më tërheqës qytetin. Kërkon vizion dhe ide.

Lulzim Basha nuk ka as vizion e as ide. Kjo tanimë dihet e pranohet si fakt jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kandidati i Lulzim Bashës për Tiranën. Por në rastin e turizmit dështimi i tij është skandaloz edhe për standardet e vetë Lulit. Vetëm 4.9% të investimeve në Kulturë dhe Turizëm ka arritur të kryejë Bashkia e Tiranës në vitin 2013! Vetëm 4.9%!  Njeriu që ankohet se po e pengon qeveria, i paska pasur paratë për të investuar dhe ka arritur të investojë vetëm 4.9% të totalit. Një shifër  që do të bënte me turp edhe kryekomunarin më të paaftë të ndonjë komune të Shqipërisë.

Tirana humbi plot 4 vjet me Lulzim Bashën, por në 21 qershor qytetarët do t’i japin fund me votë kësaj epoke dështimesh. Pas 21 qershorit Tirana do të fillojë sërish të ecë në drejtimin e duhur.  “, tha Xhaçka

Next Post

"Doshi", Prokuroria i komunikon akuzën Frrokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com