• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS, Xhaçka: As PD e as Halim Kosova nuk flasin dot për Tiranën

by
25/04/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E kuptojmë hallin e Partisë Demokratike dhe të kandidatit Halim Kosova në këtë fushatë.

As PD e as Halim Kosova nuk flasin dot për Tiranën. Nuk premtojnë dot asgjë për qytetarët pasi çdo premtim i tyre llogaritet si dështim i Lulzim Bashës.”, tha deputetja e Partisë Socialiste Olta  Xhaçka në një deklaratë për mediat nga selia rozë.

Xhaçka tha gjithashtu se ishte pikërisht Basha ai që premtoi gjithçka dhe nuk realizoi asnjë nga premtimet e bëra për Tiranën. Nga rrugët deri tek hapsirat e gjelbërta, Xhaçka tha se janë dështime të Bashës.

“Nuk flasin dot për rrugët me gropa, pasi i ka lënë Luli në këtë derexhe. Nuk flasin dot për rrugët e rrugicat pa ndriçim, sepse sigurisht edhe kjo është punë e Lulit. Nuk flasin dot as për hapësirat e gjelbra e as për transportin publik, pasi qytetarëve u kujtohet trami i famshëm i Lulit. Dhe, sigurisht, nuk flasin dot as për dështimin e Bashkisë Tiranë për të trajtuar me ndihmë ekonomike familjet në nevojë apo për banesat sociale që i gjetën gati dhe ishin aq të paaftë sa nuk arritën as t’i shpërndajnë në 4 vjet.”, kujtoi Xhaçka

Nga ana tjetër në deklaratën e dhënë deputetja socialiste rreshoi sukeset  Veliajt si ministër dhe tha se është i duhuri për Tiranën

“Prandaj, e vetmja zgjidhje që kanë është të shpifin përditë për Erion Veliaj dhe punën e tij të shkëlqyer si ministër i mirëqenies sociale.

Akuza e sotme, është e turpshme. Qeveria e Sali Berishës, ku Halim Kosova ishte ministër, nuk ofronte ndihme ekonomike por qoka politike. Qoka për ata që votonin Lulin dhe Saliun, për kryetare PD-je me biznese e dyqane, por jo ndihmë për ata në nevojë. Në më pak se dy vite, Ministri Veliaj zhduku abuzimin me ndihmën ekonomike për militantët politike dhe shtoi paratë në mbështetje të atyre që kishin realisht nevojë.

Nga 3500 lekë që merrte mesatarisht një familje në ndihmë ekonomike në Tiranë në kohën kur Halim Kosova ishte ministër i Sali Berishës, sot një familje në nevojë merr mesatarisht 5300 lek në muaj, ose më thjesht 51% më shumë. Kjo për faktin e thjeshtë se lista është pastruar nga militanët dhe abuzuesit që kishte futur aty Partia Demokratike.

Qytetarët e shohin dhe e prekin vetë ndryshimin që ka sjellë në këto dy vjet Erion Veliaj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Pas 21 qershorit edhe qytetarët e Bashkisë të Tiranës do të kenë më në fund një kryetar bashkie që di të punojë për ta dhe për ndërtimin e një kryeqyteti modern, europian. “, tha në deklaratën për shtyp nga Partia Socialiste deputetja Olta Xhaçka

Next Post

Dule largohet edhe nga qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In