• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS, vetia vetëtransformuese e një force politike

by Alfred Peza
12/06/2021 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
ALFRED PEZA/ PS, vetia vetëtransformuese e një force politike
Nga Alfred Peza

Nëse në fjalimin e tij profetik të 11 qershorit 1991, Dritëro Agolli do u thoshte delegatëve të Kongresit të 10 të PPSH se një ditë e majta moderne shqiptare do udhëhiqet nga Edi Rama, me siguri që do ta kishin kryqëzuar në kuptimin e parë të kësaj fjale. “Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat e po jep shpirt”,- ishte epitafi, që sapo kishte gdhendur përjetësisht, mbi pllakën e varrit të partisë së tyre.

Kanë kaluar tri dekada nga ato orë të ethëshme, kur po shkruhej historia e rënies së komunizmit, e bashkë me të edhe e partisë që e udhëhoqi Shqipërinë për 50 vjet. Shumë ujëra kanë rrjedhur gjatë kësaj kohe zhvillimesh të vrullshme. Ndaj afërmendsh se ata që përballë Dritëro Agollit nuk po pranonin dot, kritikat e tij kundër Enverit me Nexhmije Hoxhën në llozhë, nuk kishin sesi ta përfytyronin dot edhe Shqipërinë e 2021.

Ujërat sapo ishin turbulluar, ndaj edhe Nostradamusi po të ishte mes tyre nuk do ta kishte kthjelltësinë që të parashikonte, se SHBA do të shpallte sot “non grata” liderin e partisë së parë antikomuniste të dhjetorit ‘90. Sikundër askush prej tyre nuk do të besonte dot kurrë, se Shqipëria që kishte dalë dikur me bujë nga Traktati i Varshavës, do të festontë këtë vit 12 vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me pamundësinë e atyre delegatëve në atë sallë, për të parashikuar atë më të paparashikueshmen që sjellin përmbysjet e mëdha historike si ajo që solli rënia e Murit të Berlinit, por me vetinë e jashtëzakonshme transformuese që sjell mrekullia e lirisë që sapo kishte trokitur në këto anë. Ishin momentet e një dhimbje të jashtëzakonshme ekzistenciale, nga ato që e çojnë një epokë drejt vdekjes, duke sinjalizuar mes lotësh edhe lindjen e së resë.

Të nesërmen ishte një ditë e re. Ishte 12 qershori i 1991. Ishin orët kur historia kishte thirrur në skenë një forcë të re politike të majtë. Një parti të re. Me anëtarë të rinj. Me ide të reja. Një bashkim vullnetar njerëzish me dozën e duhur të idealizmit, dashurinë pa kushte dhe vizionin për ta çuar përpara vendin, përmes vlerave të socialdemokracisë. PS ishe e vetëdijshme se misioni nuk ishte aspak i lehtë për tu përmbushur, por pranoi që ta paguante çmimin, qoftë edhe me burgosjen politike të Kryetarit të saj të parë Fatos Nano.

Dalldia iluzive e përmbysjes së madhe kaloi shpejt dhe shqiptarët i mbështetën socialistët me votë edhe në zgjedhjet lokale të 1993, edhe në referendumin për Kushtetutën më 1994, edhe në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 1997. E më pas edhe në zgjedhjet e 2001, duke i ndëshkuar me kalim në opozitë më 2005, kur u bë edhe rokada e lidershipit mes Fatos Nanos e Edi Ramës. Për ti rikthyer sërisht në pushtet më 2013, për ti dhënë fitoret e njëpasnjëshme të mandateve qeverisëse të vendit, edhe më 2017, e sërisht tani më 25 prill.

Ky 30 vjetor e gjen PS, për të tretin mandat radhazi në pushtet, si asnjë parti tjetër në historinë e postkomunizmit në Shqipëri. Vendi që dikur ishte më i izoluari ndër të gjitha shtetet komuniste të kësaj ane të Perdes së Hekurt, sot bëhet gati të presë konferencën e parë ndërqeveritare, për anëtarësimin në BE. Më 1 janar 2020 vendi mori për herë të parë kryesimin e OSBE ndërkohë që këtë javë, për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Nësa PS ka një cilësi specifike, ajo lidhet me aftësinë e saj të jashtëzakonshme vetëtransformuese e modernizuese, duke ia injektuar atë çdo vit e më tepër edhe vendit. Derisa në Kongresin e sotëm në Stadiumin e ri kombëtar të futbollit “Air Albania”, Edi Rama shpalos ambicjen që deri në vitin 2030, Shqipëria tia dali me sukses të ngjitet në majën më të lartë mes të gjitha vendeve të tjera të rajonit.

Efiçensa e treguar në përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019 e të pasojave të pandemisë globale, ishin dy provat e mëdha që qeverisja e vendit ka kaluar nga rënia e partisë- shtet. Ndërkohë që Shqipëria është emancipuar, duke u bërë edhe një ndër 10 shtetet e para të planetit, për barazinë gjinore në qeverisje.

Në tri dekadat e para të jetës së saj, PS ia doli që të bëhet jo vetëm partia më e madhe, më moderne dhe më e organizuar në vend, por edhe bartësen e një vetie të veçantë që bashkë me veten tia dalë që të transformojë tërësisht edhe Shqipërinë. Alpenews

Next Post
Miliona euro nga prostitucioni i paligjshëm, arrestohen 9 gra në Zvicër, mes tyre 5 shqiptare

Raporti i OKB: Ja si rekrutohen vajzat dhe gratë shqiptare në tregun e prostituimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In