• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Verifikim figurës së çdo kandidati të ASHE-së, askush nuk rezulton me precedentë

by
18/06/2015 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste konfirmoi të enjten se ka ndërmarrë një proces për verifikimin e figurës për secilin prej kandidatëve të ASHE-së, në përfundim të së cilit nuk ka rezultuar asnjë kandidat me rekorde kriminale, as në Shqipëri e as jashtë saj.

Duke marrë shkas nga disa shkrime të ditëve të fundit në media, ku hidhen dyshime mbi pastërtinë e figurës së dy kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Partia Socialiste thekson se pas ngritjes së një grupi pune të Partisë Socialiste, është kryer verifikimi i figurës për secilin prej kandidatëve të ASHE-së.

“Ky proces verifikimi është kryer duke kërkuar informacion pranë institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Në përfundim të procesit të verifikimit nuk ka rezultuar asnjë kandidat me rekorde kriminale, as në Shqipëri e as jashtë Shqipërie”, konfirmon PS.

“Në çdo demokraci, fajësia e qytetarit vendoset nga Gjykata. Në çdo demokraci, çdo qytetar është i pafajshëm deri në momentin që një gjykatë, bazuar në prova dhe fakte, vendos ta fajësojë atë përmes një vendimi të formës së prerë”, thuhet në njoftimin për shtyp të PS-së.

Sipas PS-së, deri më sot, në median e shkruar dhe elektronike, kanë qarkulluar fjalë dhe hamendësi për precedentë penale të kandidatëve të shumicës apo të opozitës. “Por deri më sot, në asnjë media të shkruar apo elektronike, nuk është publikuar asnjë vendim i vetëm që ngarkon ndonjë kandidat të Aleancës për Shqipërinë Europiane me precedentë penalë”, vijon njoftimi për shtyp i PS-së.

“Për sa kohë jetojmë në demokraci, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara; për sa kohë jemi zotuar për të respektuar pikë për pikë Kushtetutën e Republikës, është mirë që akuzat publike të shoqërohen me fakte dhe prova. Në të kundërt, ato mbeten thjesht dhe vetëm thashetheme”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp.

Partia Socialiste konfirmon se mbështet fort dhe hapur çdo nismë që ndalon personat me precedentë penalë të zgjidhen apo emërohen në pozicione drejtuese të shtetit shqiptar. Madje, Partia Socialiste thekson se është duke punuar për të depozituar pranë Parlamentit të Shqipërisë edhe një nisme ligjore që mbështet këtë parim

Next Post

10 vendet më të rrezikshme në botë për të jetuar (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com