• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS synon 20 mijë anëtarë të rinj, Klosi: Duam të shtrihemi përtej të majtës e të djathtës

by A R
08/03/2024 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkelejda Mema

Me afrimin e parlamentareve çdo qelizë e socialistëve nga ajo më e vogla te e madhja është hedhur në sulm. 5400 kryetarët e organizatave socialiste po kërkojnë anëtarë të rinj. Numri i përcaktuar nga kryesocialisti Edi Rama është katër ku barazia gjinore është kriter.

 “Priten që në këtë fushatë anëtarsimesh deri në 15 mars kur ne do të kemi asamblenë kombëtare do të kemi një numër të shtuar në anëtarësime të Partisë Socialiste mbi 20 mijë anëtarë të rinj, nga të cilët mbi 10 mijë do të jenë vajza dhe zonja, dhe një pjesë e mirë e tyre do të jenë të rinj”, tha sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi.

Blendi Klosi sekretari i përgjithshëm i PS, që pas Edi Ramës udhëheq këtë fushatë thotë për Vizion Plus se “gjaku i ri” po kërkohet jo vetëm mes socialistëve por edhe te elektoratet e kundërshtarëve.

“Ne kemi një situatë aktive në parti rreth 80 mijë anëtarë, që do të shtohet me 20 mijë anëtarë të rinj. Këto nuk mund të mjaftojnë për mbi 800 mijë votat që ka PS, prandaj detyra është shumë e qartë për të gjithë strukturat tona organizative, është që të ketë jo vetëm ata që janë votuesit tonë tradicional po të shtrihet edhe më shumë se kaq, të asaj që kemi thënë, përtej të majtës dhe të djathtës”, shtoi Klosi.

Ky turravrap i socialistëve me anëtarësimet, që do të pasojë një asamble, kongres dhe kryesi të re nuk janë parathënia e zgjedhjeve të parakohshme, por faza përgatitore për një skuadër që Edi Rama thotë se në 2025-ën do të arrijë rezultatin më shembullor të socialistëve nga të gjitha garat e fituara nga ajo.

“Do të kemi zgjedhje në ditën që u takon, pra në pranverën e vitit tjetër. Është vetëm një vit nga sot, një vit që nuk është asgjë për një parti që kërkon të organizojë veten e saj në të gjithë Shqipërinë, për një parti që kërkon të marri mandatin e saj të katërt”, tha ai.

E shtuna do ta gjeje qeverinë, pushtetarët vendorë  dhe partinë në Shkodër. Zgjedhjet pas dere janë arsyeja që socialistëve i duhet të kalojnë në sitë çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëjnë që çdo vendimarrje e radhës të përkthehet edhe në vota./vizionplus

Next Post

Horoskopi ditor për të Shtunën, 9 Mars 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com