• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS starton zgjedhjet në Tiranë, Gjiknuri ironi me garën në PD: S’duam të bëjmë zgjedhje si ato që ai bërtiste nga 300 bëje 500

by Java News
16/05/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka startuar zgjedhjet edhe në qarkun e Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri inkurajoi çdokënd që mendon se ka aftësitë dhe vullnetin të bëhet pjesë e kësaj gare. “PS po hyn në një fazë shumë të rëndësishme, faza e ripërtëritjes së saj sa i përket nivelit të drejtimit dhe të organizimit, pikërisht në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë. Unë e kam thënë edhe më parë, jemi mandati i tretë, jemi shumë të avantazhuar, kemi shumë suksese por patjetër, partia ka nevojë për ripërtëritje dhe për vëmendje të shtuar.

Betejat që na presin nuk janë të lehta, përpara do kemi zgjedhjet vendore, por mbi të gjitha partia duhet të jetë platforma e shëndoshë edhe për përmirësimin e qeverisjes, edhe për përmirësimin e jetës politike shqiptare, sepse PS ka treguar veten që është në themel të demokracisë së këtij vendi dhe ne do vazhdojmë të jemi të tillë.

Pikërisht ky proces i filluar, një risi për sa i përket të drejtës që ka çdo anëtar për të vetëkonkuruar nuk është më si më parë kur asambletë e mbyllura apo grupime të caktuara që natyrshëm formohen në çdo forcë politike diktonin një apo dy kandidatë të caktuar, duke u hequr mundësinë shumë talenteve, njerëz që kanë kurajo, që duan të drejtojnë, që kanë eksperiencë për t’u bërë pjesë e lidershipit të PS”, tha Gjiknuri.

Ai nënvizoi se ky nuk është një proces thjesht për të zgjedhur vetëm njëpartiakë. “Ky është proces për të zbuluar lidershipin e ardhshëm në të gjithë drejtimet. Unë dua të inkurajoj çdokënd që ta shfrytëzojë këtë mundësi që brenda datës 25 maj, qoftë nëpërmjet forumeve që janë të hapura, qoftë me vetëofrimin e tij, me një deklarim të thjeshtë në e-mailin e PS në qendër apo në strukturat vendore, të shprehë dëshirën e tij dhe të përballet me anëtarësinë, me atë platformë që mendon se është më e vlefshme për organizatën që do të drejtojë, sepse këtë proces e kemi organizuar në mënyrë të tillë: Të gjithë ata që do kenë kurajo të marrin përsipër të drejtojnë PS duhet të komunikojnë me Asambletë përkatëse, për të shpalosur të gjithë idetë dhe mënyrën se si e mendojnë ata ta drejtojnë më mirë PS. Kërkoj pjesëmarrje të shumtë, të të gjithë atyre që mendojnë se e bëjnë këtë punë”, deklaroi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithahëm i Ps foli dhe për procesin e zgjedhjes së sekretarëve ekzekutivë. “Nuk është thjesht një nocion i një njeriu që do mbajë disa letra, është një strukturë e rëndësishme të asaj që përbën skeletin e nevojshëm organizativ, administrativ të një partie. Një organizatë ka patjetër vullnet e energji por mbi të gjitha duhet të jetë organizatë me strukturë dhe unë mendoj se këtu është moment i mirë për shumë njerëz që e ndjejnë se janë, e bëjnë këtë punë, e ndiejnë PS, kanë eksperiencë ta marrin përsipër edhe këtë detyrë, për ta kthyer PS tamam në strukturën më të organizuar që i qëndron kohës dhe që vetërigjenerohet nga brenda”.

Në fjalën e tij, Gjiknuri ironizoi dhe zgjedhjet e para pak ditëve në PD. Ai deklaroi se ndryshe nga opozita, gara në PS është e hapur. “Mendoj se procesi është shumë i hapur. Ne nuk duam të bëjmë zgjedhje si ai që bërtiste nga 300 bëjë 500 por duam një proces që ndërton vlera. Nuk duam thjeshtë disa emra për t’i hedhur në një fletë votimi, por duam njerëz që kanë kurajo dhe që me personalitetin e tyre të marrin përsipër këtë detyrë dhe ta çojnë përpara këtë proces.

Prandaj, krahas Erionit si drejtues politik Qarku dhe si drejtues i Partisë së Bashkisë Tiranë, janë të gjitha partitë e Qarkut Tiranë që do t’i nënshtrohen këtij procesi. U bëj edhe njëherë thirrje, mos dëgjoni njerëz që u thonë procesi është i mbyllur, kushdo që e ndjen ta marrë përsipër dhe të evidentohet në këtë proces dua ta inkurajoni ta marrë përsipër. Nga ana tjetër, për Tiranën, unë mendoj që Tirana duhet të jetë e para që duhet të fillojë procesin dhe përzgjedhjen e kryetarëve të partisë në këtë mënyrë brenda qershorit. Tirana e ka mundësinë edhe më shpejt që të fillojë procesi i përzgjedhjes në të gjithë njësitë administrative”, deklaroi Gjiknuri./m.j

Next Post
Topalli paralajmëron krizë në PS: Së shpejti do të dalin të zbuluar, po shihet vetëm opozita

Topalli paralajmëron krizë në PS: Së shpejti do të dalin të zbuluar, po shihet vetëm opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH: Shqipëria zotohet të forcojë luftën kundër duhanit në ambientet publike

OBSH: Shqipëria zotohet të forcojë luftën kundër duhanit në ambientet publike

July 16, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Nga Wilson te Trumpi, historia e debateve mbi shëndetin dhe aftësinë e presidentëve amerikanë

July 16, 2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

July 16, 2026
Turizmi dhe ndikimi në ekonomi / Specialistët sugjerojnë përdorimin e lekut dhe jo të valutës

Lamturimirë lek? Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

July 16, 2026
Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

July 16, 2026
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

July 16, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Deklarata e ministres serbe për shqiptarët, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

July 16, 2026
Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

July 16, 2026
Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

July 16, 2026
Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In