• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

by El Be
09/03/2026 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi  i ftuar në “News Line” në ABC News komentoi projektraportin dhe qëndrimin që mbajti Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit ishte “një qëndrim burrë shteti”, në një moment kur, sipas Çupit, “makina e shtetit kishte shkuar buzë greminës”.

Ai paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohej edhe më shumë nëse SPAK do të ndërmerrte hapa ekstremë, duke përmendur si shembull mundësinë e një kërkese për arrestimin e Presidentit. Çupi u shpreh se kryeministri nuk iu drejtua SPAK-ut me deklaratën e tij, por publikut, për të kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë në funksion të vendit dhe jo, sipas tij, në rol pengues.

Në analizën e tij, Çupi  kritikoi gjithashtu mënyrën se si SPAK po ndërton çështje hetimore, duke përmendur një dosje me “16 mijë faqe me thashetheme” që, sipas tij, lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Çupi theksoi se një institucion drejtësie që, sipas tij, “guxon të të marrë në rrugë dhe të të çojë në burg”, krijon rrezik për shtetin dhe qytetarët. Ai shtoi se ata që kërkojnë destabilizimin e vendit, sipas tij, po veprojnë në aleancë me strukturat e drejtësisë.

“Qëndrimit i kryeministrit ishte një qëndrim burrë shteti, ishte një qëndrim ku makina e shtetit kishte shkuar buzë greminës. Shumë kush e konsideron një dëm shumë të madh sikur SPAK t’i mbushet mendja dhe të kërkojë arrestimin e Presidentit. Nëse do të lihej edhe pak kohë makina e shtetit do të ishte bërë copë e thërrime, ku nuk do të gjendjen asgjë.

E dyta, kryeministri nuk foli me SPAK sot, por me publikun, për t’i kërkuar që institucionet e drejtësisë të vihen në rolin e ndihmësit të vendit, sepse deri tani ishin në rolin e minusit. Atë që bën Berisha me demokracinë, bën SPAK me drejtësinë. 16 mijë faqe me thashetheme me Belinda Ballukun. Njerëzit që duan të shkatërrojnë vendin janë në aleancë me SPAK. Është çmenduri që SPAK e ndërton si kështjellë e jo si çmenduri. Një institucion drejtësie i cili guxon të të marr në rrugë dhe të të çojë në burg, do të thotë që jemi të rrezikuar të gjithë, është i kërcënuar në radhë të parë, atdheu, vendi dhe individi”, tha Çupi.

Next Post
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Comments 1

  1. Bruno says:
    2 weeks ago

    Plak pise e i ndyre,je frrok bytha,i thu burre shteti nji k/hajdutit,nji mashkull i ndyre e i degjeneruar,vjedhe parate e pasurite popullit.Turpe te keshe,ti ndytsire,turpi eshte per njerzit,jo per kategorine tuaj,te ndyre qe mbani ere muti.

    Reply

Leave a Reply to Bruno Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In