• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS rrëzoi tre nisma për lehtësimin e barrës ekonomike”, Bozdo: Rama na ka lënë në mëshirë të luftës në Lindjen e Mesme

by A R
06/05/2026 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka akuzuar qeverinë për refuzimin e tre nismave ligjore të propozuara, të cilat synonin uljen e kostos së jetesës për qytetarët.

Bozdo tha se maxhoranca socialiste hodhi poshtë propozimet për uljen e çmimit të naftës përmes reduktimit të taksave, uljen e akcizës së karburanteve dhe zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese.

Ai theksoi se këto masa do të sillnin përfitime të drejtpërdrejta, si ulje të çmimit të karburantit, kursime mujore për familjet dhe rritje të konkurrueshmërisë për bizneset dhe fermerët. Bozdo e cilësoi këtë vendim si politik dhe në dëm të qytetarëve, duke shtuar se Shqipëria mbetet ndër vendet me çmimet më të larta të karburanteve.

“Refuzimi i këtyre nismave është një zgjedhje e pastër politike. Është vendimi i një qeverie që nuk ka asnjë vullnet për të ndërhyrë në mbrojtje të qytetarëve. Përkundrazi, Edi Rama ka zgjedhur të mos marrë asnjë masë konkrete për të përballuar krizën e çmimeve, duke i lënë familjet shqiptare dhe ekonominë vendase në mëshirë të fatit dhe zhvillimeve të konfliktit ne Lindjen e Mesme.”, u shpreh Bozdo.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për të ardhurat shtesë nga TVSH-ja mbi karburantin, duke pyetur se ku janë përdorur këto fonde.

“Vetëm nga TVSH-ja mbi karburantin, për muajt mars dhe prill, janë mbledhur mbi 10 milionë euro shtesë. Pyetja është e thjeshtë: ku kanë shkuar këto para? Në vend që t’u kthehen qytetarëve si mbështetje direkte, ato kanalizohen në kontrata dhe marrëveshje të dyshimta korruptive apo ne shpenzime luksi. Pra, ndërsa qytetarët varfërohen dhe ekonomia ka ngecur, qeveria pasurohet dhe refuzon të ndajë këtë barrë me njerëzit.”, shtoi ai.

Në përfundim, deputeti i bëri thirrje maxhorancës që të rishqyrtojë qëndrimin dhe të votojë në favor të këtyre nismave në seancën plenare të radhës.

“Megjithatë, këto tre projektligje do të paraqiten për votim në seancën e nesërme plenare. Thirrja jonë është e qartë: maxhoranca duhet të tejkalojë interesat e saj politike dhe të votojë në favor të qytetarëve.“, tha Bozdo.

DEKLARATA E PLOTE:

E kam thirrur këtë komunikim për median për një çështje thelbësore që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë sic wshtw  ekonomia. Qeveria e Edi Rama, përgjatë këtyre 13 viteve, ka provuar vazhdimisht se nuk qeveris për qytetarët, por për një rreth të ngushtë interesash dhe përfituesish pranë saj. Ky nuk është më perceptim,  është fakt i përsëritur dhe i konfirmuar.

Kjo sjellje u shfaq sërish, në mënyrën më të qartë dhe më të papranueshme, gjatë javës së fundit, kur maxhoranca rrëzoi tre nisma ligjore të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nisma që synonin drejtpërdrejt lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët në një kohë krize të thellë të rritjes së çmimeve. Në fakt, nuk ishte aspak surprizë. Është modeli i tyre i zakonshëm i qeverisjes.

Ata rrëzuan propozimet për uljen e çmimit të naftës përmes reduktimit të taksës së qarkullimit dhe taksave të tjera, për uljen e akcizës mbi naftën dhe dieselin, si dhe për zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese “Made in Albania”. Të gjitha këto masa u hodhën poshtë në komisionet parlamentare me votat e deputetëve socialistë.

E theksoj qartë: nuk ka asnjë surprizë në këtë qëndrim. Por ajo që qytetarët duhet të dinë është çfarë humbën nga ky refuzim:

  • Litri i naftës sot do të ishte të paktën 350 lekë të vjetra më i lirë. Me fjalë të thjeshta: për çdo 10 litra, qytetarët do të kursenin rreth 3500 lekë të vjetra, ose do të merrnin rreth 3 litra më shumë karburant;
  • Gazi industrial për prodhimin vendas do të kushtonte zero lekë për kg, nga 125 lekë/kg që kushton sot;
  • Çdo familje shqiptare do të kursente mesatarisht rreth 70 euro në muaj;
  • Fermerët do të kishin mundësi reale të punonin tokën e tyre, ndërkohë që sot, me çmimin absurd prej 2200 lekësh për litër, kjo është bërë praktikisht e pamundur;
  • Industria prodhuese, veçanërisht ajo eksportuese, do të ulte kostot deri në 25%, duke u bërë më konkurruese si në tregun vendas ashtu edhe në eksport.

Ky është realiteti. Dhe ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë, një politikë që po shkatërron fermerët dhe po godet rëndë ekonominë familjare dhe prodhuese.

Refuzimi i këtyre nismave është një zgjedhje e pastër politike. Është vendimi i një qeverie që nuk ka asnjë vullnet për të ndërhyrë në mbrojtje të qytetarëve. Përkundrazi, Edi Rama ka zgjedhur të mos marrë asnjë masë konkrete për të përballuar krizën e çmimeve, duke i lënë familjet shqiptare dhe ekonominë vendase në mëshirë të fatit dhe zhvillimeve të konfliktit ne Lindjen e Mesme.

Kemi edhe një tjetër rekord negativ: kjo është e vetmja qeveri në rajon dhe në Evropë që nuk ka ndërmarrë asnjë paketë reale mbështetëse kundër krizës. Ndërkohë, ajo ka përfituar financiarisht nga rritja e çmimeve. Vetëm nga TVSH-ja mbi karburantin, për muajt mars dhe prill, janë mbledhur mbi 10 milionë euro shtesë.

Pyetja është e thjeshtë: ku kanë shkuar këto para?

Në vend që t’u kthehen qytetarëve si mbështetje direkte, ato kanalizohen në kontrata dhe marrëveshje të dyshimta korruptive apo ne shpenzime luksi. Pra, ndërsa qytetarët varfërohen dhe ekonomia ka ngecur, qeveria pasurohet dhe refuzon të ndajë këtë barrë me njerëzit.

Megjithatë, këto tre projektligje do të paraqiten për votim në seancën e nesërme plenare. Thirrja jonë është e qartë: maxhoranca duhet të tejkalojë interesat e saj politike dhe të votojë në favor të qytetarëve.

Këto nuk janë propozime partiake. Nuk janë propagandë dhe as ide të parealizueshme. Janë masa konkrete, të provuara në vende të tjera, që japin rezultate të menjëhershme dhe të prekshme për familjet, fermerët dhe prodhuesit shqiptarë.

Është momenti për të zgjedhur: interesin e qytetarëve apo interesin e një pakice.

Next Post
Hoxha nga Shkodra: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane

Hoxha nga Shkodra: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

September 28, 2026
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!

September 28, 2026
Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

September 28, 2026
Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, reagon Lula: Fashistët dhe vandalët do të ndëshkohen

Kompania META i bllokon presidentit brazilian Lula reklamat e fushatës pak ditë para zgjedhjeve!

September 28, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës!

September 28, 2026
“Abuzoi me mua”/ Qytetarja 24-vjeçare denoncon qytetarin për pë***nim në policinë e Kavajës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me gruan që grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë!

September 28, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

“A doni të blini armë nga SHBA?”- Departamenti i Shtetit sqaron kërkesën dhe pyetjen që Trump i bëri homologut kinez Xi Jinping

September 28, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

Pas përplasjeve dhe thirrjes për dorëheqje të Dukës ndaj Infantinos, FIFA nis auditimin ndaj FSHF-së!

September 28, 2026
A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

September 28, 2026
Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com