Pasditen e sotme është mbledhur komisioni i posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re. Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner: Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin.
Përfaqësuesi i posaçëm i opozitës, Oerd Bylykbashi skualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë ish-zv-kryeministër dhe ministër i Partisë Demokratike.
Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn. PS-ja i ka skualifikuar PD-së Hysen Osmanin.
/e.rr