• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Problemi më i madh i Tiranës, vetë Basha

by
27/04/2015 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste në një deklaratë për shtyp me anë të deputetes Olta Xhaçka tha se kryetari i PD, njokohësisht kryetari i PD Lulzim Basha se problemi më i madh i Tiranës në këto katër vjet ka qenë vetë Luli.

Sipas deputetes Xhaçka, këtë tanimë e ka kuptuar edhe kandidati i PD për Tiranën Dr. Halim Kosova i cili përsërit çdo ditë dështimet e shefit të tij Bashës.

“Është për t’u përshëndetur fakti që edhe kandidati i vetëm që pranoi të kandidojë në vend të Lulit në Tiranë ka filluar ta kuptojë se problemi më i madh i Tiranës në këto katër vjet ka qenë vetë Luli.

Me të drejtë kandidati i Lulit ngriti sot shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të rrugëve të kryeqytetit. Jemi plotësisht dakord me të: ashtu si në çdo gjë tjetër Lulzim Basha ka dështuar edhe me rrugët. Madje ka dështuar keq duke i kthyer rrugët e kryeqytetit në një gjendje që qytetarët nuk e kishin parë që prej fundit të viteve 90.

Me të drejtë kandidati i Lulit për Tiranën ngriti shqetësimin për mungesën e tregjeve moderne dhe për gjendjen e mjerueshme të tregjeve ekzistuese. Por në vend që të ankohet përpara qytetarëve që e vuajnë këtë situatë çdo ditë, do të bënte mirë t’ia drejtonte këto shqetësime shefit të tij, atij që e kandidoi në Tiranë. Dhe teksa e pyet për tregjet e rrugët, le t’i bëjë Lulit edhe një pyetje për gënjeshtrën mbi uljen e taksave të cilën e trumbetoi aq shumë, por as nuk u përpoq ndonjëherë ta bëjë realitet.”, tha Xhaçka

Sa i përket deklaratave të selizë blu mbi vizionin e Bashës për Tiranën, Partia Socialiste i cilëson ato si skizofreni qesharake.

“Ka në skizofreni qesharake sot në PD. Në njërën anë kemi zëdhënëset e Lulit që flasin për vizione moderne të Kryetarit me tram, bulevard të ri e karta studentore. Në anën tjetër, kemi kandidatin e vetëm që pranoi të kandidojë në vend të Lulit për Tiranën i cili nga dita në ditë po mëson se nuk ka mundësi të bëjë asnjë premtim, të paraqesë asnjë platformë pa denoncuar dështimet e kryetarit të Partisë së tij.

Lulzim Basha ka dështuar. Lulzim Basha u tërhoq nga gara si frikacak sepse i kishte të qarta përmasat e dështimit të tij. I vetmi zhvillim pozitiv është se sot, kandidatit të tij i janë hapur sytë dhe po e sheh edhe ai dështimin e Lulit.

Në 21 qershor kjo estradë e Partisë Demokratike merr fund, bashkë me makthin e Kryeqytetit të quajtur Lulzim Basha. Qytetarët do të votojnë për të ardhmen e qytetit të tyre sepse Tiranës i duhet një kryetar bashkie që ta çojë në drejtimin e duhur.”, mbyllet deklarata e PS, mbajtur nga deputetja Olta Xhaçka

Next Post

Video/ “Seks” në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Regjimi iranian nuk gjen qetësi, ekzekuton dy protestues të rinj

July 28, 2026
Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

July 28, 2026
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin (EMRI)

Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin (EMRI)

July 28, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut

July 28, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Protesta, Rama dhe shumica e shqiptarëve që nuk janë në protestë!

July 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A doni vërtetë ndryshim: E kemi para syve!

July 28, 2026
Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

July 28, 2026
Reforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!

Reforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com