• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS prezanton Andrea Marton në Finiq: Vëmendje ndaj minoritetit

by A R
28/05/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Minoriteti grek në Shqipëri do të ketë gjithmonë vëmendjen e Partisë Socialiste, e cila ka treguar me vepra dhe jo me fjalë mbështetjen ndaj tij, ka deklaruar ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ndërsa ka prezantuar kandidatin për deputet të PS-së, Andrea Marto, në zonën e Finiqit.

Në prezencën edhe të kryebashkiakut Leonidha Kristo, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, deklaroi se “Me mbështetjen e qeverisë gjermane po mendojmë edhe për një masterplan që të kombinojmë edhe agroturizmin. Të jetë pjesë e perspektivës së turizmit të Sarandës e lidhur edhe me këtë zonë. Saranda, pak nga pak po kthehet në një destinacion turistik”.

Gjiknuri njoftoi se do të filloje studimi për aeroportin turistik të Sarandës që do t’i vlejë të gjithë kësaj zone. “Ne duhet të zgjidhim gjërat që janë të përditshme dhe kjo qeveri ka treguar edhe me njerëzit që kemi këtu, se ne kemi mundësi të bëjmë së bashku më shumë gjëra”, u shpreh ai.

Kandidati Andrea Marto u shpreh se “Partia Socialiste ka bërë në Qarkun e Vlorës një liste dinjitoze. Vendi i pestë në listën e Vlorës nuk është një nder që më bëhet mua, por është një nder që Partia Socialiste dhe Edi Rama po i bën minoritetit etnik grek në Shqipëri”, u shpreh Marto. Ai theksoi se minoriteti grek ka qenë gjithmonë një pjesë e pandarë e vendit tonë, që ka dhënë kontributin e tij që në Luftën Nacional Çlirimtare, për rindërtimin e Shqipërisë dhe vazhdon ta japë akoma dhe sot në çdo pozicion që ndodhet. /b.d

Next Post
Ndjeni shije metali në gojë? Ja pse duhet të shqetësoheni!

Ndjeni shije metali në gojë? Ja pse duhet të shqetësoheni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com