• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Presidentin Nishani vetëm nëse e përgjon Visho Ajazi

by
18/09/2015 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Anëtari i komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti i PS-së Arben Çuko, i konsideron si mjaft dyshese pretendimet e Presidentit të Republikës Bujar Nishani se “jeta e tij private po përgjohet”. Në një deklarim për Javanews, Çukos i konsideron pretendimet dhe aludimet që bën Presidenti në adresë të mazhorancës se e ka vendosur nën përgjim si të pathemelta. “Presidentin vetëm po e përgjoi kreu i SHISH, Visho Ajazi. Presidenti Nishani e ka njeriun e vet zotin Ajazi ndaj nuk e di se çfarë kërkon dhe pse bën këto lloj aludimesh. Ai duhet ta qartësojë nëse e ka me ne apo me Vishon”, shprehet Çuko, duke marrë shkas dhe nga hezitimi i Presidentit për të bërë kallzim pranë Prokurorit të Përgjithshëm “për përgjim të paligjshëm”, nëse vërtetë ekzistojnë prova në këtë drejtim.

Sipas tij, nuk janë të rastësishme edhe daljet në intervista të Peresidentit Nishani, një ditë pasi ai takohet me ish-kryeministrin, Berisha. “Kështu ndodhi edhe para intervistës që dha dy ditë më parë”, nënvizon Çuko. Anëtari i komisionit të Sigurisë Kombëtare i komenton këto qëndrime të kreut të shtetit për çështjen e përgjimeve, por dhe opinionet e tjera që ai shpreh në sulmet seriale ndaj mazhorancës, si “pjesë e dëshpërimit të plotë të opozitës”, e cila mesa duket, sipas tij, “ka vendosur të hedhë në betejën e saj politike të gjithë ushtarët që ka në dispozicion, fut këtu edhe Presidentin”.

Dy ditë më parë kreu i Shtetit, Bujar Nishani gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se po përgjohet jeta e tij private nëpërmjet instrumentave shtetërorë. “Kanë angazhuar institucione shtetërore për të hetuar jetën private të Presidentit të Republikës. Jeta ime private është qelibar. Unë e kthej kokën pas me shumë krenari. Të gjithë këta individë janë përfshirë në këtë çështje kanë bërë një gabim fatal. Ka dëshmi, ka prova dhe drejtësia herët a vonë do të veprojë”, deklaroi Pesidenti Nishani. Kreu i shtetit u shpreh se, “nuk do të desha që kryeministri të ishte i përfshirë në këtë akt.” /M. A/

Next Post

Qeverisja e Shqipërisë nuk bëhet nga galeritë e Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In