• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS po negocion me LSI-në, që të sigurojë 84 vota”

by Java News
08/07/2018 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Java politike do të nisë të hënën, me një seancë parlamentare që pritet të jetë interesante për sa i përket raporteve numerike mes mazhorancës dhe opozitës.

Pjesë e rendit të ditës janë edhe ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës.

Në mungesë të organeve të reja të drejtësisë, ligjvënësi duhet të ndërhyjë si për emërimin e magjistratëve që mbaruan studimet këtë qershor, ashtu edhe për t’i dhënë mundësi Shkollës të hapë aplikimet e reja në vjeshtë.

Ligji në fjalë kërkon shumicë të cilësuar me 84 vota, të cilën Partia Socialiste nuk e arrin dot pa ish-aleaten e saj, LSI-në, tashmë në opozitë. Përveç 74 kartonave të saj, PS-ja ka të sigurtë votën e Tom Doshit, 3 votat e PDIU-së dhe atë të Robert Bitrit, që zyrtarizoi largimin nga LSI-ja duke u regjistruar si i pavarur, gjë që çon mazhorancën në kuotën e 79 votave.

Por, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk është më në pozitat e dala nga zgjedhjet dhe tashmë rrjedhja e votave është shfaqur disa herë. Gjatë muajve të fundit, deputetë të ndryshëm kanë refuzuar qëndrimin e LSI-së për të braktisur seancat, duke qëndruar në sallë e duke bashkuar votat me PS-në.

Rebelime të tilla kanë shfaqur emra të njohur të LSI-së, si Lefter Koka, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto dhe Agron Çela. Në korridoret e politikës pëshpëritet se ka edhe të tjerë, mes atyre që Kryemadhi i ka cilësuar si “shokët e Ilir Metës”, që janë të gatshëm t’i japin lamtumirën LSI-së.

Seanca e së hënës ka gjasat të jetë një tregues i një mazhorance të re, më të zgjeruar, që përflitet prej muajsh.

Burime pranë PS-së i thanë Top Channel se po zhvillohen diskutime me LSI-në, si forcë politike, për sa i përket qëndrimit që ajo do të mbajë, duke qenë se ndërhyrja në draft konsiderohet një ndryshim procedurial afatesh, i një ligji që LSI-ja e ka votuar njëherë legjislaturën e kaluar, kur ishte aleate e PS. Një zgjidhje e tillë do t’i evitonte LSI-së shfaqjen e një hemorragjie të konsiderueshme votash, me pasoja jo të vogla për të ardhmen e saj. /b.d

Next Post
Vapa mbush spitalin e Elbasanit, dhjetëra raste në ditë me probleme mendore

Vapa mbush spitalin e Elbasanit, dhjetëra raste në ditë me probleme mendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In