• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS përpjekje për të deformuar votën”, PD: Drejtorët e shkollave po mbledhin të dhënat e prindërve

by Ardit Rada
08/10/2020 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar Partinë Socialiste se po angazhon administratën publike për fushatën elektorale të saj.

Përmes një deklarate zyrtare, Boçi thotë se në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët sipas tij nuk punojnë për të mirën e nxënësve, por i shërbejnë partisë.

Më tej ai thotë se drejtorët e shkollave janë urdxhëruar që të marrin të dhënat personale të prinbdërve të nxënësve.

“Ndodhem në shkollën “Onufri” më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve“, deklaron Boçi.

Ai i ka bërë thirrje ministres Kushi që t’u sigurojë nxënësve kushtet për mësim, pasi sipas tij t’u kërkosh të dhënat personale është kriminale.

“Këto ditë kanë qenë të mbushura me denoncime nga mediat, të cilat kanë sjellë fakte, dëshmi dhe prova rreth përpjekjes së Partisë Socialiste për të deformuar votën e qytetarëve.

Me urdhër të Edi Ramës është angazhuar çdo hallkë shtetërore në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e pistë të partisë në pushtet.

Nuk është vetëm përpjekja e dështuar me manipulimin e listave përmes zhvendosjes së votuesve në të gjithë Shqipërinë, nuk është vetëm mbledhja e kartave të identitetit me urdhrat e paligjshëm të drejtorëve të spitaleve, siç pamë në Peshkopi.

Në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët janë disa militantë që nuk punojnë për të mirë  e nxënësve, por i shërbejnë partisë shtet.

Drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve. Prindërve u është kërkuar në grupet e ëhatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore. Ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, është një politizim i dëmshëm i qendrave të dijes, të cilat po kthehen në organizata partie.

Prandaj ndodhem në shkollën “Onufri” më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.

Ky është një grup online i një klase në këtë shkollë, ku, në vend të ndahet shqetësimi për mësimin e cunguar dhe pa kushte, nxënësve u kërkohen kartat e identitetit të prindërve, sepse Edi Ramës dhe Taulant Ballës nuk i dalin llogaritë.

Komunikimet elektronike që provojnë këtë ne i disponojmë dhe Drejtori i kësaj shkolle do të çohet menjëherë për ndjekje penale. Kjo do të ndodhë me këdo që do të guxojë të vjedhë identitetin e votuesve shqiptarë përmes mekanizmash të fëlliqur dhe presionit ndaj mësuesve.

Nga Elbasani, i kërkoj Ministres së  Arsimit të ndërpresë këtë praktikë që, së pari, turpëron atë vetë si pedagoge që ka dhënë mësim në Elbasan.

Të mos u sigurosh nxënësve kushte normale për mësim apo kushtet minimale të sigurisë për shëndetin, por t’u kërkosh më dhunën e pushtetit të dhëna personale për llogari të partisë në pushtet, është kriminale.

Asnjë skemë e tillë, asnjë makinacion nuk e shpëton dot Edi Ramën nga humbja.

Numërimi mbrapsht për të ka filluar“, deklaroi ish deputeti Luçiano Boçi.

/e.rr

Next Post
Përplasje për vaksinën/ Donald Trump e quan Biden-in “budalla”

Debati i dytë me Biden online? Trump e refuzon: Nuk do harxhoj kohën me përballje virtuale

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Kodi penal eshte shume i ashper per shitblerjen e votes ,nese ke prova bej padi,ne te kundert eshte thjesht propagande

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In