• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS përgatitet për zgjedhjet vendore, Gjiknuri nis takimet në të gjitha strukturat: S’jemi parti që flemë gjumë, ndajmë detyrat për fitoren

by Java News
15/09/2021 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka nisur një tur takimesh në të gjitha qarqet e vendit.

Këtë të mërkurë, Gjiknuri është ndalur në Fier, prej ku është shprehur se po zhvillon takime organizative, prezantuese dhe për lënien e detyrave për strukturat e partisë.

Sipas numrit dy të PS, partia e tij nuk fle gjumë, por do të nisë që tani përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Unë si Sekretar i Përgjithshëm kam filluar një tur takimesh në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Së pari, për të prezantuar të deleguarit e rinj, por edhe për të filluar punën e reformimit organizativ të PS, me qëllim që partia të fillojë përgatitjet që tani për zgjedhjet e ardhshme.

Ne nuk jemi një parti që mund të flemë gjumë e të presim zgjedhjet, por përkundrazi ne do të fillojmë të kryejmë detyrat tona, të organizohemi sa më mirë. Këtu në Qarkun e Fierit rezultati mund të kishte qenë më i mirë, ndaj ka një analizë për të bërë e për të nxjerrë konkluzione. PS do të korrigjojë ato gabime që ka bërë, me qëllim që zgjedhjet vendore të kenë një rezultat shumë të favorshëm për partinë tonë.

 

 

Ky është një takim organizativ, prezantues dhe lënia e detyrave për strukturat e partisë për të filluar disa nga masat që janë në funksion të riorganizimit. Në të gjithë Shqipërinë do të ketë riorganizim të strukturave, që mund të përfshijë edhe Fierin e bashkitë e tjera, në funksion të rezultateve elektorale.

Fieri nuk pati rezultatet që ne prisnim në zgjedhjet e fundit, ndaj dhe këtu ka një analizë për të bërë, pasi Fieri ka qenë i majtë, i rëndësishëm për PS. Fieri për ne ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe fitorja e zgjedhjeve lokale do të jetë një tregues për zgjedhjet e radhës parlamentare”, tha Gjiknuri.

/m.j

Next Post
Opozita që bëhet herë “talebane”, e herë “sovraniste” veç nga inati i Ramës

‘Komploti’, Lulzim Basha korr fitoren e parë ndaj Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In