• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS-PD-LSI janë vëllezër”, Murrizi: Opozita parlamentare ju prishi planet, qeverinë do e bëni dyshe apo treshe

by Ardit Rada
05/10/2020 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Myslym Murrizi ka shpërthyer në akuza nga foltorja e Parlamentit.

Ai thotë se palët polititke janë të gjithë me njëri-tjetrin por janë ndarë në disa grupe.

Murrizi u drejtohet PS-PD-LSI se janë vëllezër por opozita parlamentare hyri në mes e u prishi pazaret.

“Ky është realiteti  që së bashku ka gatuar një administratë zgjedhore. PD bridhte me dosje në dorë nga Strasburgu në Gjenevë dhe nga Gjeneva në Vienë për të denoncuar 10 mandatet e vjedhura në zonën e Dushkut.

Mandatet e vjedhura me arbitraritetin e ish-kryetarit të KQZ që sot është i zgjedhur dhe i privilegjuar nga të dyja palët. Nuk jeni palë por jeni të njëjtët që jeni ndarë në dy kampe.

Shqiptarët mbajnë mend demokratët më shumë bishtat e hunjve me ca tabela ku para KQZ-së lëvronin si lopatat e stalinistëve kur shkonin në hekurudhë me surratin e Celibashit edhe të Subashit.

Sot e harruan dhe e ndërruan kokë më kokë me ish zëvendëskryeministrin e PD-së dhe ministrin e drejtësisë.

Fakti që jeni dakordësuar që në organet që do të hetojnë zgjedhjet do të presin ankesat e do hartojnë draftet, ju kryeministër që mbyllni hundën keni votuar dy ish-drejtorë të përgjithshëm të pronave që shqiptarët i kanë sorrollatur tregon më së miri që jeni në sinkron të plotë me vëllezërit tuaj.

As ju dhe as ata nuk janë të kënaqur plotësisht sepse hymë ne në mes dhe jua prishëm këtë dashuri që keni me njëri-tjetrin. A e fituam ne atë që kërkuam, jo.

Prandaj nuk e votova në tërësi kodin zgjedhor, besoj dhe një grup deputetësh opozitarë që nuk kanë votuar në sinkron.

Ajo Kushtetutë ka çarë murin mes dy komunistëve. Nuk janë partitë e vogla problemi i këtij vendi. Një parti e keni rritur me zor.

I nderuar zoti Balla e kemi kërkuar votën e emigrantëve por më shumë se sa ne është një premtim juaji i pambajtur. Jeni ju ata që i keni degdisur 2 milionë shqiptarë jashtë atdheut.

E keni merak t’ja bëni qejfin Lulit e Metës se Meta ka filluar thotë së Presidencë, fillo fol çfarë pune do se unë do jem në qeveri bashkë me Lulin e Ramën.

Ndajeni a do ta bëni dyshe apo treshe, kuptohet qeverinë. Shqiptarët presin qeveri jo nga militantët tuaj, meqë i qëndruat besnik kërkesës së Monëns e Lulit.

Por një gjë po ju them, si grur mbi shpinë ka për t’ju qëndruar nëse nuk bëni numërim elektronik. Thirreni këtë të parin e KQZ-së që votuat dhe ngrini infrastrukturën”,– tha Murrizi.

/e.rr
Next Post
Rritja e shifrave me COVID-19, Kosova shton numrin e “bluzave të bardha” hapet dhe një spital tjetër për pacientët e infektuar

Shifrat në Kosovë: 2 viktima dhe 41 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In