• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS-PD dakordësi për “Zgjedhoren”, Basha: Puç kushtetues! Fasadë e një pazari Rama-Basha

by A R
24/07/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kreu i grupit të Partisë Socialiste Bledi Çuçi foli për dakordësi me PD-në për Reformën Zgjedhore, për Lulzim Bashën, kjo nuk është gjë tjetër veçse pazari i radhës Rama-Berisha. Basha shkruan në facebook se kjo marrëveshje erdhi prej frikës që kjo dyshe ka ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi.

Ish-kryedemokrati thotë se kjo është një sabotim i Reformës Zgjedhore, që sipas tij do të sillte forcim të qytetarëve.

“Pak orë na ndajnë nga formalizimi me votë i një pazari të mbyllur qysh prej 2008-ës mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, të rinovuar nga kryeministri më i korruptuar i Europës pas 9 shtatorit 2021, kur për shkak të halleve të tij  me drejtësinë, i erdhi në ndihmë të sanksionuarit si non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u bërë bashkë në luftën e tyre kundër SPAK, që kërcënon pandëshkueshmërinë, ekosistemin në të cilin gëlojnë interesat e tyre ekonomike dhe politike, që ju ka dhënë atyre çdo gjë dhe u ka marrë shqiptarëve gjithçka.

Keni parë në këto orë të flitet për gjasme negociata për Reformën Zgjedhore. Në fakt janë fasada e një pazari të mbyllur muaj më parë, ku Rama dhe Berisha janë bërë bashkë kundër interesit të qytetarëve.

Ata sabotuan Komisionin e Reformës Zgjedhore bashkarisht, sepse nuk duan t’i fuqizojnë qytetarët duke i dhënë forcë votës së tyre, por duan t’i trajtojnë si dele.

Shqiptarët duan një Reformë të vërtetë Zgjedhore, Rama dhe Berisha jo. Shqiptarët duan që të ketë një votë të vërtetë të diasporës, Rama dhe Berisha jo. Shqiptarët duan të kenë lista të hapura, Rama dhe Berisha jo. Shqiptarët duan që vota e tyre të jetë e barabartë anembanë vendit, Rama dhe Berisha jo. Shqiptarët duan votim dhe numërim elektronik, Rama dhe Berisha jo. Shqiptarët duan ndryshim, Rama dhe Berisha jo.

Ata duan riciklim të Katovicës nga e cila dolën e përmes të cilës mbetjet e fundit të komunizmit kërkojnë të mbajnë gjallë tranzicionin korruptiv, që ka varfëruar familjet shqiptare, kanë larguar rininë, kanë ngritur në sistem pandëshkueshmërinë, mbi piedestalin e të cilës lartësohen kullat e tyre, që janë monumentet e hajnisë 34 vjeçare.

Dhe fuqizimi i qytetarëve përmes një Reforme të vërtetë Zgjedhore, që do të thante kënetën e korrupsionint dhe klientelës së tyre, është arsyeja pse ata po bëjnë një puç kushtetues kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Basha.

Kjo deklaratë erdhi pasi sot Çuçi tha se “Për votën e emigrantëve është arritur konsensus me PD, vijojmë negociatat për herësin”.

/a.r

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Në Himarë, kokëulur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In