Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi ndjekjen penale të Lulzim Bashës për financimet e dyshimta ruse.
Në një dalje për mediat, Balla theksoi se Basha duhe të japë shpjegime si personi kryesor “për një sërë veprash penale e për të zbardhur një orë më parë këtë skandal të rëndë”.
“Lulzim Basha dhe PD duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë e vetë për financimin e paligjshëm në kohën e çadrës së Republikës së Re. Burime të errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm”, tha Balla.
Ai i kërkoi gjithashtu kryedemokratit që të tregojë se çfarë ka premtuar në këmbim të këtyre pagesave të biznesmenëve rusë.
“Ça është kjo dhuratë ruse për Lulzim Bashën dhe përse i është dhënë, dhe çka është më e rëndësishme ca ka premtuar Lulzim Basha në këmbim të këtyre pagesave biznesmenëve rus. Shqiptarët duan të dijnë të vërtetën. Dhe brenda PD-së janë shumë zëra publikë që kërkojnë të dijnë të vërtetën. Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e turpshme të nxirrjes së imazhit të Shqipërisë në institucione dhe media amerikane. Është dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptrarëve, po sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur këto para?”, vijoi ai./a.m.










