• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS nuk e do karrigen e Metës”, Balla: Presidentin e ri do ta zgjedhim bashkë me opozitën

by A R
31/05/2021 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi do të mblidhet javën e ardhshme më 9 Qershor, për të vendosur për shkarkimin e Presidenti Ilir Meta. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist, tha këtë të hënë se konferenca e kryetarëve u njoh me raportin e Komisionit Hetimor, që sipas tij është shumë konsistent.

“Jemi njohur me raportin e Komisionit Hetimor. Është një raport shumë konsistent prej rreth 100 faqesh dhe që natyrshëm deputetët e Kuvendit do të marrin kohën e duhur për ta shqyrtuar. Kemi rënë dakord që seanca plenare për shqyrtimin e raportit dhe më pas votimin e shkarkimit të Presidentit të zhvillohet me datën 9 Qershor ora 10:00”, tha Balla.

Por ajo që dihet me siguri është që nëse deputetët do të miratojnë shkeljet e Komisionit Hetimor, vendimin përfundimtar do ta marrë Gjykata Kushtetuese. Balla tha se nuk do të komentojë për këtë çështje derisa “Kushtetuesja” ta vlerësojë dhe të japë një vendim.

“Kjo nuk ka të bëjë me mua, as me institucionin e Kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuta është shumë e qartë që Kuvendi i Shqipërisë e përfundon procedurën e tij më 9 Qershor dhe më pas datës 9 Qershor është Gjykata Kushtetuese që do të vlerësojë nëse shkeljet e konstatuara nga ana jonë janë shkelje të rënda kushtetuese që hyjnë në parashikimet e kushtetutës për shkarkimin e Presidentit. Nuk do të bëj asnjë koment me këtë çështje derisa të shprehet Gjykata kushtetuese pasi është një institucion i pavarur”, u shpreh Balla.

Balla ka përsëritur qëndrimin e kryeministrit Rama se PS nuk e ka nisur procedurën e shkarkimit të Metës për të marrë Presidencës. Sipas Ballës, nëse Meta shkarkohet, emri i një Presidenti të ri do të kërkojë kohën e vet dhe mund të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën që do të rikthehet në Kuvend.

“Rama ka qenë i qartë. Ajo që është e nevojshme është që PS nuk e ka nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit Meta si nevojë për të pasur një përfaqësues të vetin në Presidencë. Iniciativa për shkarkimin e Presidentit ka ardhur si nevojë për ta çliruar nga një pengmarrje dhe abuzimi nga presidenti aktual. Procedura e presidentit të ri do të kërkojë kohën e vet dhe pse jo të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën që do të rikthehet në kuvendin e Shqipërisë Në shtator. Besoj se me opozitën këto çështje mund t’i adresojmë së bashku për të pasur një dialog konstruktiv mazhorancë-opozitë”, tha Balla.

Po nëse nuk shkarkohet Meta do të betohen ministrat e qeverisë së re Rama tek ai? Balla tha se do të zbatohet Kushtetuta.

“Kushtetuta është libër i detyrueshëm për tu zbatuar nga gjithëkush. Ju e dini që Presidenti në fund të muajit Gusht është i detyruar të thërrasë seancën e parë të Kuvendit. Nëse nuk e ushtron këtë, Kuvendi e ushtron vetë dhe vetëmblidhet. Procedura e parë është verifikimi i mandateve, zgjedhja e kryetarit, përbërja dhe votimi i programit. PS po vazhdon procesin e vet të përgatitjes për këtë mandat të ri qeverisës. Do të thërrasim asamblenë brenda kësaj javë dhe më 12 Qershor do të kemi Kongresin”, tha Balla.

/a.r

Next Post
Gjonaj: 38 raste korruptive i janë dërguar Gjykatës, me ngritjen e SPAK e BKH ndëshkueshmëri në të gjitha nivelet

Videot e gjyqtares në Tik-Tok, Gjonaj: T'i hetohet pasuria! Po vijon të gërryejë drejtësinë nga brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In