• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS ndez motorët elektoralë, Veliaj: Në 2025 fitojmë mbi 74 mandate, nisim turin për hapjen e partisë në çdo njësi

by Java News
19/02/2024 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka ndezur motorrët elektoralë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Në një intervistë për Report tv, Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës shpreh bindjen se mazhoranca aktuale do të rikonfirmohet sërish në qeverisjen e vendit, duke siguruar mbi 74 vota. “Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që të qeverisim të vetëm. Dhe besoj fort që nëse nuk e bëjmë këtë me arrogancë, por e bëjmë me modesti, besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate. Por siç thashë, kjo është si ajo toka që duhet punuar në çdo brazë, jo në disa zona të suksesshme dhe disa zona jo. Ambicia ime është që në të gjithë qarkun e Tiranës të kemi një fitore të njëtrajtshme. Pra, jo vetëm Bashkia e Tiranës, Kamza dhe Vora që kanë performuar mirë, por edhe Rrogozhina e Kavaja që mund të jenë në periferi të qarkut, por janë zona shumë të rëndësishme, pavarësisht se kanë më pak vota, për t’u siguruar që Tirana ka një rezultat të njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e vet, në të gjithë territorin e vet”, thotë Veliaj.

Kreu i Bashkisë thekson se me përqendrimin e popullsisë në qarkun e Tiranës dhe roli dhe pesha në zgjedhje merr një rëndësi të veçantë. “Ne kemi një parti që është partia më e disiplinuar dhe partia më e madhe. Sigurisht Tirana ka një rol të veçantë se Qarku i Tiranës është i vetmi qark që vazhdon të rritet. Nëse në qarqet e tjera kemi tkurrje të popullsisë që përkthehet në tkurrje të mandateve, në Tiranë kemi rritje të popullsisë dhe rritje të mandateve. Prandaj, roli i Tiranës në çdo Parlament të ardhshëm do të jetë gjithnjë e më i madh. Nëse për disa kryetarë të tjerë ose drejtues të tjerë halli me të cilin përballen është tkurrja, sfida jonë është rritja, pra si do menaxhohet kjo rritje jo vetëm në menaxhimin e qytetit, por edhe mënyrën si kjo do të përkthehet në rritje të angazhimit politik.

Duke u ndalur në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS të zhvilluar pak ditë më parë, Veliaj nënvizoi se në nga detyrat është sigurimi i një fitoreje lineare dhe një hapje të partisë kudo.

“Nëse ka një mesazh që erdhi nga Asambleja, ishte mesazhi i hapjes. Partitë që mbyllen janë parti që shuhen. Po të shohësh si është tkurrur LSI-ja, iu desh të ndërronte emrin që të mos identifikohej me një katastrofë politike. Po të shohësh se si PD-ja prapë është tkurrur nga një parti që kontrollonte të gjithë vendin u kthye në një parti që kontrollonte vetëm Tiranën në vitin 2015 dhe pastaj vetëm bulevardin, pastaj vetëm oborrin, pastaj vetëm në rrugicë dhe tani vetëm një dritare. Dhe unë besoj se është fatkeqësi nëse nuk mëson edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Shumë prej këtyre prurjeve, qoftë ata që kanë mbushur moshën madhore, qoftë që janë profesionistë të rinj apo që janë kthyer, janë asete të jashtëzakonshme që mund të kontribuojnë në një parti që qeveris sot 55 bashki dhe Republikën. Ata mund të japin ide të reja, mund të injektojnë mënyra se si bëhen gjërat më ndryshe, më mirë, pak më shpejt. Kështu që, në këtë sens mesazhi është një hapje masive”, thotë ai.

Në kuadër të këtij procesi, Veliaj bën të ditur nisjen e turit në të 27 njësitë administrative të Tiranës. “Është Tirana që ka 27 Njësi Administrative, kemi 3 në Kamëz dhe 10 të tjera që janë në Kavajë, Vorë, Rrogozhinë. Janë 40 degë që do të shkojnë në proces hapje. Ideja është që brenda pranverës ne të jemi gati. Kemi 1 vit që të komunikojmë mesazhin e fushatës, mesazhin e Edi Ramës Kryeministër dhe të mandatit tjetër të PS, ku kemi qenë, ku kemi mbërritur dhe sa lart duhet ngritur steka e të ardhmes. Unë besoj fort që Shqipëria e 2030 nuk ka të njëjtat sfida që kishte Shqipëria e vitit 2013 apo 2015. Sot gjithmonë e më shumë po shkojmë drejt punëve të reja. Edhe politikat tona, edhe retorika e partisë tonë duhet të jetë për këto punë të të ardhmes dhe për këto ekzigjenca të të ardhmes”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj./m.j

Next Post
Deklaratat e Ahmetajt, Veliaj: Nuk meritojnë koment! Tirana duhet të pastrohet çdo ditë, në fund mbesin punët, jo fjalët

Deklaratat e Ahmetajt, Veliaj: Nuk meritojnë koment! Tirana duhet të pastrohet çdo ditë, në fund mbesin punët, jo fjalët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

LIVE! “Kuvendi të dalë me deklaratë për UÇK”, Balla-Berishës: Ti që i ke shërbyer Serbisë gjithë jetën, liroje atë foltore, se po le nam

February 12, 2026
‘Po mbroni vi**et e Belindës’, Berisha lëshon gjuhën në Parlament dhe zapton foltoren

‘Po mbroni vi**et e Belindës’, Berisha lëshon gjuhën në Parlament dhe zapton foltoren

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In