• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS kujton femrat e LANÇ: Një rrugë do marrë emrin ‘Ramize Gjebrea’

by A R
05/05/2016 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi i gruas socialiste ka zhvilluar sot një aktivitet përkujtimor për të gjitha gratë dhe vajzat e LANC në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tyre.

Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka në fjalën e sja tha se sot janë mbledhur pikërisht për të nderuar kontributin dhe sakrificën e grave dhe vajzave që dhanë dhanë jetën për lirinë e Atdheut.

“Miq e mikesha të reja që keni ardhur sot për të nderuar kujtimin e grave dhe vajzave që në emër të lirisë, u bënë shembull frymëzimi në luftën nacionalçlirimtare. Roli i gruas shqiptare, kontributi dhe dinjiteti i saj është i pazëvendësueshëm në historinë e luftërave shekullore të popullit tonë për liri dhe pavarësi, sidomos gjatë okupimit nazifashist, ku mbi 6000 gra dhe vajza thyen tabutë e kohës duke u radhitur përkrah burrave, për një pjesë, duke mos kursyer as jetën për çlirimin e vendit. Mjafton të sjellim faktin tepër domethënës, 4 nga 5 heroina që u ekzekutuan në litar apo u dogjën nga nazifashistët ishin vajza shqiptare Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Hibe Palikuqi dhe Liri Gero.
Sot jemi mbledhur për të nderuar kontributin e sakrificën e tyre, jo vetëm për pjesëmarrjen në luftën antifashiste por edhe për kontributin që ato i dhanë pa e ditur kauzës së gruas sot për më shumë mundësi të barabarta, për përfaqësim më të drejtë e më të barabartë. E them këtë sepse pjesëmarrja në luftën antifashiste nuk ishte i vetëm kushti vendimtar për çlirimin e vendit, nuk ishte vetëm kushti vendimtar për çlirimin kombëtar e shoqëror të gruas, por ishte edhe një shkollë e madhe për emancipimin shoqëror të gruas shqiptare atëherë dhe sot. Kontributin e sakrificën e këtyre heroinave e shohim të pasqyruar sot shtatë dekada më pas në rolin e gruas në shoqërinë tonë më të organizuara, në funksione vendimmarrëse të merituara, të përfaqësuara në të gjitha shtresat e shoqërisë demokratike shqiptare. Ndaj sot i përulemi me respekt kujtimit të këtyre vajzave që në vend të përkundnin djepin rrokën armët duke shtruar edhe me jetën e tyre rrugën mbi të cilën ecim ne brezat më të rinj sot”,- tha Xhaçka.

Më tej Xhaçka bëri dy propozime, njërin për ngritjen e një instituti të kujtesës për LDB-në, dhe i dyti që një rrugë në Tiranë të marrë emrin e Ramize Gjebreas.

“E para është ngritja e një instituti të kujtesës së Luftës së Dytë Botërore që brezat ta njohin dhe mos e harrojnë kurrë kontributin dhe sakrificën e djemve dhe vajzave shqiptare në një luftë të drejtë dhe të fituar. Propozimin e dytë e kemi bërë në bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak që një nga rrugët e kryeqytetit të mbajë emrin e një vajze që u rrit në rrugicat e këtij qyteti, nxënëse në institutin femëror Nëna Mbretëreshë që u ushqye me ndjenja antifashiste, pikërisht në këtë qytet derisa e arrestuan. Partizania 21 vjeçare me kulturë e bukuri të rrallë që u pushkatua për një faj absurd, sepse kishte guxuar të dashuronte. Për shumë dekada ka patur një heshtje për të, por që mendoj se ka ardhur pikërisht koha që kjo heshtje të thyhet dhe ajo të nderohet siç e meriton. Dhe pikërisht njërës nga rrugët e kryeqytetit ku ajo militoi me guxim e trimëri gjatë rinisë së saj, ti jepet emri Ramize Gjebrea”,- tha Xhaçka. (javanews.al / a.r)

Next Post

Shqiptari bën qejf në burgun e Veronas, revoltohen italianët (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In