• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Kosova riciklon premtimet e Bashës për spitalin bashkiak

by
20/05/2015 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në 2011 Lulzim Basha bëri një premtim nga ato që vetëm Luli mund të bëjë.

Do të shndërroj Spitalin e Sanatoriumit në një spital modern vetëm për qytetarët e Tiranës dhe njësitë vendore fqinje, tha Luli.”

Kështu u shpreh sot në një deklaratë për mediat  deputetja socialiste Blerina Gjylameti, tek theksoi dhe njëherë se Basha mashtroi para 4 vitesh dhe sipas saj edhe kandidati i PD, Halim Kosova po bën të njëjtën gjë.

“Si për ta bërë krejtësisht qesharake situatën sot ky premtim është ricikluar edhe nga kandidati i Lulit për Tiranën i cili ka filluar të premtojë ngritjen e një spitali bashkiak. Madje ky është i vetmi premtim konkret i kandidatit të Lulit.

Luli u emërua kryetar i Bashkisë së Tiranës nga një doktor dhe ka caktuar kandidat për Bashkinë e Tiranës një tjetër doktor, por natyrisht nga shëndetësia merr vesh akoma më pak se nga punët e bashkisë. Sepse Bashkia e Tiranës ka po aq mundësi të ndërtojë një spital bashkiak sa çka mundësi të ndërtojë baza ushtarake. Thjesht nuk ia lejon ligji. Ndërtimi dhe menaxhimi i spitaleve është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe këtë e di çdo njeri që merr mundimin të shfletojë ligjin. Ky është një fakt që e di çdo punonjës i sistemit të shëndetësisë me përjashtim të kandidatit të Lulit me sa duket

Nga ana tjetër ligji i njeh Bashkisë së Tiranës përgjegjësinë për ndërtimin dhe mirëmbajtje të qendrave të kujdesit parësor, pra të ambulancave të lagjjes. Kjo po që është kompetencë e Bashkisë dhe madje Luli u premtoi qytetarëve të Tiranës se do të shumëfishonte numrin e këtyre qendrave. Por edhe këtë premtim e mbajti po aq sa ç’mbajti premtimin për tramin, bulevardin e ri apo kartën e studentit.”, tha Gjylameti

Gjylameti u shpreh se 21 qershori do të jetë dita kur qytetarët do të votojnë për një kryebashkiak që punon për qytetin.

“Për fatin e mirë të qytetarëve mandatit të Lulit tani i ka ardhur fundi e bashkë me të edhe premtimeve bombastike që nuk realizohen kurrë. Në 21 qershor qytetarët do të votojnë për një kryebashkiak që punon për qytetarët dhe që do t’i rikthejë normalitetin Tiranës. Në 21 qershor do të votojnë për ta kthyer Tiranën në drejtimin e duhur.”, përfundoi nga selia e PS Gjylameti.

Next Post

Video/ Fermeri "tradhëton" Berishën për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In