• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS kontratë lobimi në SHBA me firmën e lidhur me Donald Trump

by Java News
18/04/2017 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partisë Socialiste e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë për bashkëpunim me administratën e presidentit te SHBA-ve, Donald Trump. Lajmi me detajet rreth kontratës, që kushton 20 mijë dollarë në muaj, eshte publikuar në The Hill, një nga gazetat dhe websitet amerikane të rëndësishme fokusuar ne ceshtjet politike.

Nga MEGAN R. WILSON

Ballard Partners, një firmë që ka lidhje me Presidentin Donald Trump, ka firmosur klientin e saj të dytë që është një qeveri e huaj. Partia Socialiste e Shqipërisë e ka punësuar firmën me bazë në Florida për “këshillim, udhëzim, dhe asistim të kryetarit të huaj në fushën e komunikimit me zyrtarë të qeverisë amerikane”, që lidhen me rritjen e marrëdhënieve dypalëshe të vendit me Shtetet e Bashkuara, sipas informacioneve shpjeguese të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë.

Firma po paguhet 20 mijë dollarë në muaj në një kontratë e cila është planifikuar të zgjasë një vit, informon firma për ‘The Hill’. Parlamenti i Shqipërisë është duke u përgatitur për një raund të parë të votimit për një president të ri këtë javë, një proces që mund të shkojnë deri në pesë raunde. Vendi është në mes të një krize politike në rritje, me partitë e opozitës që refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në qershor dhe që kanë bojkotuar parlamentin.

Koalicioni qeverisës i krahut të majtë ka refuzuar kërkesën e opozitës për të formuar një qeveri teknike, edhe pse është duke i bërë thirrje qendrës së djathtë të ulet për bisedime para zgjedhjeve këtë verë.

Dokumentet e kontratës, të cilat nuk janë postuar ende në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë, rendisin çështjet specifike që duhet të adresohen, të cilat përfshijnë “rritjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, forcimin e institucioneve demokratike dhe ato të sundimit të ligjit, promovimin e reformës në drejtësi, zbatimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terrorizmit dhe ato ushtarake, dhe iniciativat e avancuara për rritje që cojnë më tej integrimi i Shqipërisë në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. ”

Brian Ballard, themeluesi i firmës, kishte lobuar për Organizatën Trump në legjislaturën e Floridës dhe shërbeu si shefi i financave në “Florida për Trump” gjatë fushatës. Ai më pas shërbeu si një zyrtar i lartë për mbledhjen e fondeve për përurimin e presidentit të zgjedhur. Ballard Partners kanë hapur kohët e fundit një zyrë në Uashington.

Këtë muaj, firma nënshkroi një kontratë një-vjeçare me vlerë $ 900,000 për të përfaqësuar Republikën Domenikane. Ballard i tha ‘The Hill’ të hënën se firma nuk ka bërë asnjë ofertë dhe se klientët kanë ardhur direkt në firmë.

Firma ka punësuar së fundmi ish përfaqësuesin demokrat të Floridës Robert Wexler, i cili ka njohur Ballard për shumë vite, dhe që ka me vete ka ish-ambasadorin në Venezuelë, Otto Reich, për ta ndihmuar me klientët e huaj. Ballard thotë se ata do të marrin rolin udhëheqës në këto kontrata.

“Ne nuk kemi kërkuar ndonjë biznes, por biznesi ka ardhur tek ne. Kjo do të vazhdojë të ndodhë. Ne parashikojmë një listë më të madhe të klientëve të huaj gjatë tremujorit të ardhshëm” tha ai, duke shtuar se ata janë duke marrë një qasje të ngadalshëm për të nënshkruar kontrata për tu bindur se ata mund të sigurojnë nivelin thelbësor të detajeve që qeveritë e huaja sovrane kërkojnë.

Trump imponoi dukshëm kufizime të ashpra mbi lobimin e ish-zyrtarëve të administratës për qeveritë e huaja. Në javët e tij të parë në Zyrën Ovale, ai firmosi një urdhër ekzekutiv që ndalon këdo që punon në administratën e tij nga regjistrimi si një agjent i huaj me Departamentin e Drejtësisë. Rregulli, megjithatë, nuk zbatohen për ata që kanë punuar për atë gjatë fushatës dhe tranzicionit. panorama

 

ma.me

Next Post
Prezenca e OSBE-së bën thirrje për reformë zgjedhore në Shqipëri   

OSBE për referendumin në Turqi: 2.5 milionë vota të dyshimta, janë pa vulë zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

August 21, 2026
Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

August 21, 2026
Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

August 21, 2026
“Ka një listë të gjatë me njerëz të politikës dhe medias që jo vetëm me këtë vajzë…”/ Vangjeli flet për skandale më të rënda se ai i Safet Gjicit

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

August 21, 2026
Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

August 21, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

August 21, 2026
Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com