• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS kërkon shtyrje të afatit për ligjin e investimeve strategjike! Zbardhet relacioni shpjegues

by A R
15/12/2024 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për investimet strategjike, afati përfundon në 31 dhjetor 2024. Shtyrja e ligjit argumentohet se ka ende shumë kërkesa për investime.

Kur kanë mbetur dhe dy javë nga përfundimi i afatit të ligjit për investimet strategjike, qeveria kërkon ta shtyjë atë edhe me dy vjet të tjera. Shtyrja është kërkuar nga deputetja Pranvera Resulaj e cila propozon që afati ligjit për investimet strategjike të jete deri në 31 dhjetor të vitit 2026.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin argumentohet se ka ende shumë kërkesa për investime në sektorët strategjik të vendit. I miratuar në vitin 2015 ligji “Për Investimet Strategjike” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria “Rama” fillimisht me afat deri në vitin 2018.

faqja-1-propozuesi

Shtyrja e fundit ishte në mars te 2024, propozim i cili u bë nga Kryetari i komisionit të ekonomisë Eduart Shalsi. Në amendamentin e depozituar në kuvend, deputetja socialiste Resulaj ka propozuar edhe disa ndryshime të tjera të ligjit që lidhen me funksionimin e Komitetit të Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Rama.

relacioni-investimet-strategjike

Propozohet që komiteti të marrë edhe kompetenca të reja përfshirë mundësinë për të vendosur për dhënien e përdorimit të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi. Deri tani kjo ka qenë një e drejtë e Këshillit të Ministrave. Sipas të dhënave që kur ligji ka hyrë në fuqi janë trajtuar 108 projekte investimi, prej te cilave: 48 kane përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar dhe 31 projekte janë në fazë vlerësimi. Ligji i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro. Ndërkohë më herët opozita e ka konsideruar klientelist ligjin e investimeve strategjike dhe ka kërkuar qe te mos shtyhet me afati i tij./News24

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Atje nuk është “HA-MER-IK”

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Eshte e vertete qe shume gazeta,e televizione,thone qe k/haduti do shese,edhe ato pake prona shtetrore e publike qe kane metur, pa i shitur.K/hajduti justifikohet,me fjalen invesitor strategjik.Ky hajdute i pa ngopur,do ti shese kto dy vitet e fundit,qe kerkon zgjatjen,e nivestimeve strategjike,deri ne vitin 2026.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In