• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS kërkon mandat të tretë qeverisës në 2021”, Bushati: Kemi përgjegjësi të dyfishtë ndaj qytetarëve

by Java News
26/02/2020 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Partia Socialiste në 2021, do të kërkojë një mandat të tretë, me të njëjtën qeveri, me të njëjtin kryetar partie, me të njëjtin program”, tha sot deputeti i PS-së, Ervin Bushati, në një intervistë për ATSH-në.

Bushati tha se Partia Socialiste ka një përgjegjësi të dyfishtë ndaj qytetarëve shqiptarë, jo vetëm si partia politike më e madhe në vend, por dhe si mazhorancë, kështu që përkushtimi ynë është i shumëfishuar në këtë pikë.

“Ne jemi partia më e madhe politike e të gjithë shqiptarëve dhe kemi një përgjegjësi dhe përkushtim që ndryshon nga partitë e tjera, aq më tepër që jemi sot partia e vetme në mazhorancë dhe duhet të çojmë jo vetëm para reformat, por të kemi marrëdhënien tonë politike me njëri-tjetrin në një format të shëndetshëm dhe të jemi në garat që do vijnë”, tha ai.

Bushati theksoi se në 2021 ne do të kërkojmë një mandat të tretë me të njëjtën qeveri, me të njëjtin kryetar partie, me të njëjtin program dhe mendojmë që duhet të jemi para qytetarëve me një rezultat të qartë të punëve që kemi bërë. Të gjitha këto do të trajtohen në kongresin e PS-së, që në fakt është forumi më i madh i Partisë Socialiste dhe duke e parë në dy prizmat: si parti politike dhe si mazhorancë, dhe duke reflektuar të gjitha ndryshimet që kemi bërë e rigjenerimin e strukturës sonë, patjetër që kemi menduar të kalojmë në një stad më të zhvilluar të prezantimit të këtij forumi, siç është kongresi i PS-së.

“Forumi i Kongresit ka kaluar një proces zgjedhor transparent të saktë dhe me garë ku u zgjodhën me një anëtar, një votë, të gjithë delegatët e kongresit dhe kongresi është ai që gjeneron gjithë pushtetet politike, brenda PS-së, zgjedh Asamblenë Kombëtare e cila zgjedh një kryesi, e cila ka mandatin për të drejtuar PS deri në zgjedhjet 2021”, tha ai. /e.s/

Next Post
Shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Kulturës, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Kulturës, ja kush e zëvendëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In